Shqiptarët, së shpejti me letërnjoftim digjital - Projektligji/ Ndryshimet, në përputhje me rregulloren e BE

Përveç kartës fizike të identitetit, qytetarëve shqiptarë do t'u krijohet mundësia që të pajisen edhe me letërnjoftim digjital. Sapo është nxjerrë për konsultim publik projektligji për disa ndryshime në letërnjoftimin elektronik, i cili parashikon pajisjen me kartë identiteti digjitale, me qëllim përmirësimin dhe standardizimin e mënyrave të identifikimit të qytetarëve në ambientin digjital.
Në kuadër të digjitalizimit, modernizimit të sistemeve elektronike dhe zbatimit të skemave të sigurta të shërbimeve e-ID, këto ndryshime u propozuan nga Ministria e Brendshme, e në veçanti shoqëria aksionare IdentiTek, si shoqëria e cila prodhon dhe shpërndan dokumente biometrike për shtetasit shqiptarë ose të huaj me banim të përkohshëm apo të përhershëm në Shqipëri.
Si rezultat i procesit të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian, ligji për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë do të ndryshohet në përputhje me kuadrin rregullator të BE-së. Kjo e fundit zbatoi këtë vit një rregullore të re mbi identitetin digjital, duke krijuar mundësinë e sigurimit të një përputhje të lartë të standardeve dhe sigurisë në të gjithë vendet anëtare, për të lehtësuar lëvizjen dhe komunikimin nëpërmjet platformave dixhitale brenda BE-së, si dhe për të forcuar sigurinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
Ky projektligj do të përmbushë objektivat e qeverisë në drejtim të identitetit digjital, duke standardizuar identifikimin e qytetarëve në nivel evropian dhe zbatuar një identitet digjital të përbashkët, i cili mund të lehtësojë komunikimin dhe bashkëpunimin me institucionet dhe bizneset evropiane.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

Projeksionet/Pse pritshmëritë këtë vit janë për 14 milionë turistë? - Analiza e shifrave/ Kur mund të arrihet në nivelin e 20 milionëve?
Shqipëria është promovuar gjërësisht këto dy vitet e fundit dhe po vijon të promovohet, duke premtuar shifra rekord edhe për këtë vit. Numri i të huajve që......

Bankat dyfishojnë fitimet në vitin 2023 - Për shkak të ecurisë në rritje të të ardhurave neto nga interesat
Viti i kaluar ka qenë ndër më të mirët e sektorit bankar. Sipas drejtorit të Departamentit të Stabilitetit Financiar pranë Bankës së Shqipërisë, Klodion Shehu,......

Përfitimet nga regjistrimi i tokave bujqësore - Kreu i KASH, Rrapaj: Formalizimi do rrisë investimet dhe mundësojë kreditimin
Formalizimi apo regjistrimi i tokave bujqësore nuk është përmbyllur ende, ndërsa ajo që është bërë me dije nga Ministria e Buqjësisë është se 60 për qind e......

65 mijë vende pune në turizëm, paga 3-fish më të larta - Topuzi: Kujdes, Greqia mund të na marrë punonjësit që trajnojmë!
Në pritje të 14 milionë turistëve për këtë sezon turistik , kryetari i Shoqatës së Hoteleri- Turizmit Zak Topuzi, ka thënë se sfidë mbetet rritja e......

Investimet e huaja, ku renditet Shqipëria në rajon? - Mbajmë vendin e dytë me 1.49 miliardë euro. IHD, rritje në Ballkanin Perëndimor
Shqipëria së fundmi të ofron mundësi të shumta investimi edhe për sipërmarrësit e huaj. Referuar të dhënave të qëndrës Altax, në tre vitet e fundit, tendenca e......

Ku bie ndesh me Kushtetutën tatimi i profesioneve të lira? - Saraçi: Ligji është diskriminues. Pasojat do të jenë të rënda
Më 18 Qershor, Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim paditë e depozituara nga disa grupe interesi për shfuqizimin e pjesshëm të ligjit për tatimin mbi të......

64.5% e mallrave transportohen përmes detit - Porti i Durrësit shënon volumin më të madh të produkteve
Mallrat e hyrë dhe të dalë nëpërmjet transportit detar zënë përqindjen më të madhe të mallrave të transportuara gjithsej në Shqipëri, krahasuar me transportin......

Cili qark ka kursyer më shumë në tre muaj? - Lezhjanët më kursimtarët, korçarët "thyejnë" mitin
“Scan Intel” ka analizuar shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë si dhe të dhënat historike për të kuptuar ecurinë e nivelit të depozitave sipas rretheve. Kjo......