Shqipëria Postuar më 30 Prill 2024, 10:54

Cili qark ka kursyer më shumë në tre muaj? - Lezhjanët më kursimtarët, korçarët "thyejnë" mitin

Nga SCAN TV
Cili qark ka kursyer më shumë në tre muaj? - Lezhjanët

“Scan Intel” ka analizuar shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë si dhe të dhënat historike për të kuptuar ecurinë e nivelit të depozitave sipas rretheve. Kjo përllogaritje përfshin sasinë e depozitave në sektorin bankar sipas 8 qarqeve kryesore të cilat pasqyrohen në statistikat e institucionit, ndërkohë që 4 qarqe të tjera përmblidhen si “të tjera”.

Depozitat sipas qarqeve i referohen totalit të depozitave, pra, individëve dhe bizneseve, dhe periudha e marrë në shqyrtim është ajo e tremujorit të parë të vitit aktual. Sipas të dhënave zyrtare, totali i depozitave në sektorin bankar ka prekur nivelin e rreth 1.6 trilionë lekëve, në rritje me 5% krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Pra bëhet fjalë për plot 7.7 miliardë lekë më shumë në banka.

Sipas shifrave zyrtare konstatojmë se niveli i depozitave në këto 3 muaj ka njohur rritje në të gjitha rrethet. Rritja më e lartë paraqitet në rrethin e Lezhës me plot 17% gjatë tremujorit të parë të vitit. Pas Lezhës ndjek Fieri me 10%, më pas Vlora me 7% dhe Durrësi e Tirana me 5% rritje. Ndërkohë Shkodra, Elbasani dhe Korça janë rrethet me rritjen më të ulët të depozitave gjatë kësaj periudhe kohe. Ndërsa qarqet e kategorisë të "tjera" u rritën me vetëm 4%.

Nëse shohim shifrat e depozitave sipas rrethit dhe monedhës kuptojmë se për të gjitha qytetet përveç Vlorës, vlen e njëjta gjë: rritja e depozitave në lekë është më e lartë se ajo e depozitave në monedhë të huaj. Ndërkohë, në qytetin e Vlorës rritja e depozitave në valutë të huaj ka qenë 2 pikë përqindje më e lartë se ajo në monedhën vendase. Në të kundërt, në Tiranë dhe në qarqet e tjera rritja e  depozitave në lekë ka qenë dukshëm më e lartë se rritja e depozitave në euro.

Armela Duka/SCAN

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 30 Prill

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan blihet sot me 93.8 lekë dhe shitet me 94.6 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me dje. Monedha europiane blihet sot me 100.4 lekë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat