Pasqyra Albania, platformë e re - Ndryshime në ligjin për qeverisjen elektronike. Më shumë transparencë e llogaridhënie

Një sërë ndryshimesh në ligjin “Për qeverisjen elektronike” synojnë të sjellin një fazë të re në digjitalizimin e administratës publike, duke vendosur në qendër transparencën, lehtësimin e procedurave dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.
Një nga risitë kryesore të projektligjit të nxjerrë për konsultim publik është krijimi i platformës kombëtare “Pasqyra Albania”, e cila do të shërbejë si një pikë e vetme kontakti për transparencën dhe komunikimin me qytetarët. Përmes saj, qytetarët dhe subjektet private do të kenë mundësi të ndjekin në kohë reale ecurinë e kërkesave dhe ankesave të depozituara pranë institucioneve publike, si dhe të informohen mbi afatet ligjore të trajtimit të tyre.
Platforma do të mundësojë gjithashtu akses në informacionin dhe dokumentacionin publik, si dhe monitorimin e projekteve publike, përfshirë institucionet përgjegjëse, financimin, afatet dhe fazat e realizimit.
Një element i rëndësishëm i kësaj nisme është se “Pasqyra Albania” do të ndërveprojë me sistemet ekzistuese qeveritare dhe institucionale, pa krijuar regjistra të rinj dhe pa dyfishuar të dhënat. Përgjegjësia për trajtimin e kërkesave dhe ankesave do të vijojë të mbetet pranë institucioneve kompetente, ndërsa zhvillimi dhe mirëmbajtja e platformës do t'i ngarkohen AKSHI-t.
Një tjetër ndryshim lidhet me zgjerimin e aksesit të subjekteve private në bazat e të dhënave shtetërore. Projektligji parashikon krijimin e mundësisë që personat fizikë dhe juridikë privatë të verifikojnë drejtpërdrejt të dhënat parësore në burimet shtetërore, sipas kushteve të përcaktuara në legjislacionin përkatës.
Referuar relacionit të projektligjit, kjo ndërhyrje synon të reduktojë procedurat burokratike, të shkurtojë kohën e shërbimit dhe të ulë kostot për qytetarët dhe bizneset. Në të njëjtën kohë, pritet të forcojë mekanizmat kundër mashtrimit dhe përdorimit të dokumentacionit të falsifikuar.
Aksesi i subjekteve private do të jetë me pagesë, ndërsa të ardhurat nga tarifat do të derdhen në buxhetin e shtetit. Kushtet e aksesit do të përfshijnë garanci për mbrojtjen e të dhënave personale, akses vetëm për lexim, marrjen e pëlqimit të subjektit për të dhënat personale dhe regjistrimin e çdo aksesi.
Zgjerohet Korridori VIII/ Elbasan-Lekaj dhe tuneli i Hotolishtit, buxheti 2027 financon 4 faza të reja
Ndërtimi i Korridorit VIII do të vijojë me financimin e fazave të reja gjatë vitit të ardhshëm, duke e shtrirë më tej investimin në drejtim të Peqinit dhe......
Mbi 8 mijë të punësuar në banka - Tre më të mëdhatë përqendrojnë rreth 45% të fuqisë punëtore të sektorit
Sektori bankar në Shqipëri vijon të mbetet një nga punëdhënësit e rëndësishëm në sektorin financiar, me mbi 8 mijë persona të angazhuar në të gjithë sistemin.......
Ulet nafta - Bordi cakton çmimet e reja, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër
Çmimet e karburanteve në Shqipëri kanë pësuar ndryshime, pas vendimit të fundit të Bordit të Transparencës, të marrë këtë të martë, më 10 nëntor. Sipas......
Tirana “shpëton” popullsinë/ Pa kryeqytetin, 11 qarqet e tjera regjistrojnë 638 vdekje më shumë se lindje
Shqipëria e ka mbyllur tremujorin e tretë të vitit 2026 me më shumë lindje sesa fatalitete, duke përmirësuar bilancin demografik të nëntëmujorit. Megjithatë,......
Vlora, “kryeqyteti” i pronave/Regjistron indeksin më të lartë të çmimeve të ofruara në treg
Çmimet mesatare të ofruara nga shitësit për banesa në qytetet kryesore të Shqipërisë shfaqin diferenca të konsiderueshme, me Vlorën që rezulton qyteti me......
Si do parandalohen përmbytjet? - Pr/buxheti, financohen 11 mln euro për 20 projekte. Ku do ndërhyhet?
Rreth 4.3 miliardë lekë janë vënë në dispozicion për infrastrukturën e ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet përmes buxhetit të vitit 2027. Nga ky......
Kostot dhe fitimet e bankave - BSH: Të ardhurat arritën në 30.5 mld lekë, ndërsa shpenzimet konsumuan një pjesë të tyre
Bankat në Shqipëri kanë siguruar fitime të konsiderueshme edhe gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026. Të ardhurat vijojnë të mbështeten kryesisht te......
Tenderët, ndryshojnë rregullat - Pr/ligji: Hiqet tavani 50% për nënkontraktimin. Rishikohen kushtet për ndryshimin e kontratave
Kompanitë që fitojnë tenderë publikë do të mund të nënkontraktojnë më shumë se gjysmën e vlerës së kontratës. Një projektligj i propozuar nga qeveria për......

