Mbi 8 mijë të punësuar në banka - Tre më të mëdhatë përqendrojnë rreth 45% të fuqisë punëtore të sektorit

Sektori bankar në Shqipëri vijon të mbetet një nga punëdhënësit e rëndësishëm në sektorin financiar, me mbi 8 mijë persona të angazhuar në të gjithë sistemin. Të dhënat tregojnë se punësimi mbetet i përqendruar kryesisht te bankat me aktivitetin dhe rrjetin më të madh, ndërsa diferencat mes institucioneve janë të konsiderueshme.
Sipas statistikave, në sistemin bankar janë të punësuar gjithsej 8.007 persona. Pjesën më të madhe të fuqisë punëtore e përbëjnë tre bankat me numrin më të lartë të punonjësve, të cilat së bashku përqendrojnë rreth 45% të totalit. Ndërsa pesë institucionet me numrin më të madh të të punësuarve përfaqësojnë afro dy të tretat e punonjësve të sektorit.
Në anën tjetër, disa banka kanë një strukturë dukshëm më të vogël punësimi. Në to, numri i punonjësve varion nga rreth 70 deri në pak më shumë se 300 persona, duke reflektuar edhe përmasat e ndryshme të aktivitetit të tyre në treg.
Një tjetër tregues që ndihmon për të kuptuar organizimin e sektorit është edhe rrjeti fizik i shërbimit. Në total, bankat operojnë përmes 447 degëve dhe agjencive në të gjithë vendin. Institucionet me numrin më të madh të punonjësve janë përgjithësisht edhe ato që kanë rrjetin më të zgjeruar të pikave të shërbimit.
Megjithatë, prania fizike nuk është i vetmi element që përcakton nevojat për personel. Zgjerimi i shërbimeve online, automatizimi i proceseve dhe përdorimi gjithnjë e më i madh i teknologjisë po ndryshojnë gradualisht mënyrën se si bankat organizojnë aktivitetin dhe burimet njerëzore.
Kështu, pavarësisht zhvillimit të kanaleve digjitale, sektori bankar vijon të mbështetet në një strukturë të konsiderueshme punësimi, me mbi 8 mijë vende pune dhe një rrjet të gjerë shërbimi në të gjithë vendin.
Ulet nafta - Bordi cakton çmimet e reja, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër
Çmimet e karburanteve në Shqipëri kanë pësuar ndryshime, pas vendimit të fundit të Bordit të Transparencës, të marrë këtë të martë, më 10 nëntor. Sipas......
Tirana “shpëton” popullsinë/ Pa kryeqytetin, 11 qarqet e tjera regjistrojnë 638 vdekje më shumë se lindje
Shqipëria e ka mbyllur tremujorin e tretë të vitit 2026 me më shumë lindje sesa fatalitete, duke përmirësuar bilancin demografik të nëntëmujorit. Megjithatë,......
Vlora, “kryeqyteti” i pronave/Regjistron indeksin më të lartë të çmimeve të ofruara në treg
Çmimet mesatare të ofruara nga shitësit për banesa në qytetet kryesore të Shqipërisë shfaqin diferenca të konsiderueshme, me Vlorën që rezulton qyteti me......
Si do parandalohen përmbytjet? - Pr/buxheti, financohen 11 mln euro për 20 projekte. Ku do ndërhyhet?
Rreth 4.3 miliardë lekë janë vënë në dispozicion për infrastrukturën e ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet përmes buxhetit të vitit 2027. Nga ky......
Kostot dhe fitimet e bankave - BSH: Të ardhurat arritën në 30.5 mld lekë, ndërsa shpenzimet konsumuan një pjesë të tyre
Bankat në Shqipëri kanë siguruar fitime të konsiderueshme edhe gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026. Të ardhurat vijojnë të mbështeten kryesisht te......
Tenderët, ndryshojnë rregullat - Pr/ligji: Hiqet tavani 50% për nënkontraktimin. Rishikohen kushtet për ndryshimin e kontratave
Kompanitë që fitojnë tenderë publikë do të mund të nënkontraktojnë më shumë se gjysmën e vlerës së kontratës. Një projektligj i propozuar nga qeveria për......
Bankat “pastrojnë” portofolin/ Kreditë me probleme në 3.59%, me rënie për të katërtin muaj radhazi
Kreditë me probleme në sistemin bankar shqiptar vijuan rënien edhe në shtator, duke zbritur në një nga nivelet më të ulëta të regjistruara në gati dy dekada.......
As frutat nuk “kursehen” më/ Rikthehen me rritje në tetor. Por, peshku dhe perimet udhëheqin shtrenjtimin
Çmimet e ushqimeve në Shqipëri po rriten me ritme më të shpejta, duke shtuar presionin mbi buxhetet familjare. Gjatë tetorit 2026, grupi “Ushqime dhe pije......

