Kostot dhe fitimet e bankave - BSH: Të ardhurat arritën në 30.5 mld lekë, ndërsa shpenzimet konsumuan një pjesë të tyre

Bankat në Shqipëri kanë siguruar fitime të konsiderueshme edhe gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026. Të ardhurat vijojnë të mbështeten kryesisht te interesat nga kreditë dhe shërbimet bankare, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre shkon për të mbuluar kostot e funksionimit.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vetëm gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator, të ardhurat bruto të sistemit bankar arritën në rreth 30.5 miliardë lekë.
Burimi kryesor i të ardhurave mbeten interesat. Me fjalë të thjeshta, bankat fitojnë nga interesat që qytetarët dhe bizneset paguajnë për kreditë e marra. Por edhe vetë bankat kanë kosto interesi, pasi paguajnë interes për depozitat e qytetarëve dhe burimet e tjera të financimit.
Paralelisht, bankat përfitojnë edhe nga komisionet, gjobat dhe shërbimet e ndryshme financiare.
Por sa u kushton bankave ky aktivitet?
Gjatë tremujorit të tretë, shpenzimet për personelin dhe kostot e tjera operative arritën në afro 17.8 miliardë lekë. Këtu përfshihen pagat e punonjësve, mirëmbajtja e degëve, teknologjia dhe shërbimet e tjera që nevojiten për funksionimin e bankave.
Ndërkohë, rreth 6.1 miliardë lekë të tjera shkuan për shpenzime interesi.
Pasi zbriten shpenzimet dhe provigjonet, si dhe detyrimet tatimore, fitimi neto i sistemit bankar për këtë tremujor rezulton rreth 9.6 miliardë lekë.
Nëse shohim të gjithë periudhën janar-shtator, fitimi neto i raportuar në këtë tabelë arrin në afro 24 miliardë lekë.
Shifrat tregojnë se aktiviteti bankar mbetet fitimprurës, ndërsa interesat dhe komisionet vijojnë të jenë burime të rëndësishme të ardhurash për institucionet financiare.
Tenderët, ndryshojnë rregullat - Pr/ligji: Hiqet tavani 50% për nënkontraktimin. Rishikohen kushtet për ndryshimin e kontratave
Kompanitë që fitojnë tenderë publikë do të mund të nënkontraktojnë më shumë se gjysmën e vlerës së kontratës. Një projektligj i propozuar nga qeveria për......
Bankat “pastrojnë” portofolin/ Kreditë me probleme në 3.59%, me rënie për të katërtin muaj radhazi
Kreditë me probleme në sistemin bankar shqiptar vijuan rënien edhe në shtator, duke zbritur në një nga nivelet më të ulëta të regjistruara në gati dy dekada.......
As frutat nuk “kursehen” më/ Rikthehen me rritje në tetor. Por, peshku dhe perimet udhëheqin shtrenjtimin
Çmimet e ushqimeve në Shqipëri po rriten me ritme më të shpejta, duke shtuar presionin mbi buxhetet familjare. Gjatë tetorit 2026, grupi “Ushqime dhe pije......
67.7 mln euro detyrime stok/ 9-mujori, ulen borxhet për qeverinë. Bashkitë, në të njëjtat nivele
Qeveria dhe pushteti vendor kanë ulur stokun e borxhit ndaj qytetarëve dhe bizneseve. Deri në Shtator 2026 vlera detyrimeve të prapambetura arrin në afro 6.2......
Franca rrit pagën minimale - Propozohet të nisë nga 1 dhjetori me një shtesë prej 1,6%
Kryeministri francez Sebastien Lecornu propozoi një rritje të planifikuar të pagës minimale në dhjetor, nga janari që ishte planifikuar, ndërsa kërkonte të......
Italia ul faturat e energjisë - Vendimi i qeverisë, ankohen kompanitë prodhuese
Italia miratoi masa për të frenuar ndikimin e rritjes së çmimeve të gazit në faturat e energjisë për familjet dhe bizneset, tha kryeministrja Giorgia Meloni,......
Shtrenjtohet kostoja e jetesës - Në Maqedoninë e Veriut inflacioni arriti në 3.3% në tetor
Gjatë muajit tetor kostoja e jetesës në Maqedoninë e Veriut është rritur me 0.4% krahasuar me shtatorin. Ndërsa, në krahasim me tetorin e vitit të kaluar,......
Francezët, çmimin më të ulët - Hapen ofertat financiare për ankandin e energjisë së erës në Kosovë
Ministria e Ekonomisë ka hapur ofertat financiare në kuadër të ankandit të parë konkurrues për energjinë e erës në Kosovë, me kapacitet të synuar deri në 100......

