Francezët, çmimin më të ulët - Hapen ofertat financiare për ankandin e energjisë së erës në Kosovë

Ministria e Ekonomisë ka hapur ofertat financiare në kuadër të ankandit të parë konkurrues për energjinë e erës në Kosovë, me kapacitet të synuar deri në 100 megavatë. Kompania franceze “Akuo Energy SAS” ka paraqitur ofertën me çmimin më të ulët, duke u pozicionuar si ofertuesi më i favorshëm financiarisht për zhvillimin e këtij projekti.
Në këtë proces konkurrues, ofertat fillestare ishin dorëzuar më 10 shtator 2026 nga tre kompani dhe konsorciume. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka theksuar se procesi është zhvilluar me synimin për të garantuar transparencë, konkurrencë të drejtë dhe mbrojtje të interesit publik. Ajo ka vlerësuar se energjia e erës do të luajë rol të rëndësishëm në diversifikimin e burimeve të prodhimit dhe forcimin e sigurisë energjetike të Kosovës.
Ministria e Ekonomisë ka nisur përgatitjet edhe për ankandin e ardhshëm të energjisë së erës, me kapacitet deri në 200 MW, në bashkëpunim me Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC). Ndërkohë, në shtator të këtij viti kanë hyrë në operim 70 MW kapacitete të reja të energjisë së erës.
Rritja e kapaciteteve vendase të prodhimit të energjisë ndihmon në uljen e varësisë nga importi dhe ekspozimit ndaj luhatjeve të çmimeve në tregjet ndërkombëtare, duke forcuar kështu pavarësinë energjetike të vendit.
3.591 legalizime në Tetor - Përfituesit marrin vendimet direkt në e-albania
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka bërë të ditur se gjatë muajit tetor janë dhënë 3 mijë e 591 vendime legalizimi për objektet informale në të gjithë vendin.......
Vizita në Paris, kryeministri Rama takim dypalësh me Presidentin e Francës Macron
Me ftesë të Presidentit Macron Kryeministri Rama merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, një platformë ndërkombëtare që këtë vit sjell në vëmendje rëndësinë e......
Ndryshon bonusi i bebes në Shqipëri, nga 1 korriku 2027 pagesë mujore për 5 vite
Bonusi i Bebes pritet të ndryshojë nga 1 korriku i vitit 2027, duke kaluar nga pagesa e njëhershme pas lindjes në një mbështetje financiare mujore për pesë......
Transporti kërkon lehtësi - Operatorët: TVSH 6%, lehtësim të taksave të karburantit dhe rishikim të tarifave
Ulje të TVSH-së në 6%, lehtësi për karburantin dhe një mekanizëm për rishikimin apo kompensimin e çmimit të biletave. Këto janë disa nga kërkesat që Shoqata......
Më shumë përdorues në Netflix/ Sa orë pune i kushton një shqiptari abonimi në platformë?
Një abonim mujor në Netflix mund të përbëjë një shpenzim të vogël në disa vende europiane, ndërsa në të tjera kërkon disa orë punë për t'u përballuar.......
Financimet për universitetet - Manastirliu: Ka ardhur koha që të përfitojnë fondet bazuar në performancë
Projektbuxheti i vitit 2027 parashikon një rritje të konsiderueshme për arsimin e lartë, ndërsa rektorët e universiteteve publike kanë dhënë vlerësime të......
42 miliardë lekë në dispozicion - Ibrahimaj: Arsimi profesional, punësimi dhe inovacioni, prioritetet e 2027
42 miliardë lekë është buxheti që Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit do të ketë në dispozicion për vitin 2027. Arsimi profesional, punësimi dhe mbështetja......
Pronat, Durrësi mbi Tiranën/ Aktivitetet e pasurive të paluajtshme zënë 7.31% të ekonomisë së qarkut
Durrësi renditet i pari në Shqipëri për peshën që zënë aktivitetet e pasurive të paluajtshme në ekonominë vendore, duke lënë pas edhe Tiranën. Megjithatë,......

