Shqipëria Postuar më 9 November 2026, 17:10

Ndryshon bonusi i bebes në Shqipëri, nga 1 korriku 2027 pagesë mujore për 5 vite

Nga Elisabeta Dosku

Ndryshon bonusi i bebes në Shqipëri, nga 1 korriku 2027 pagesë

Bonusi i Bebes pritet të ndryshojë nga 1 korriku i vitit 2027, duke kaluar nga pagesa e njëhershme pas lindjes në një mbështetje financiare mujore për pesë vitet e para të jetës së fëmijës. Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku bërë edhe njëherë me dije skemën e re të mbështetjes financiare për familjet shqiptare.

Sipas skemës së propozuar, masa e përfitimit do të përcaktohet në varësi të numrit të fëmijëve në familje. Konkretisht, për çdo fëmijë të lindur nga data 1 korrik 2027 parashikohen këto pagesa: Fëmija i parë: 5,000 lekë në muaj, ose 300,000 lekë në total për pesë vite. Fëmija i dytë: 7,000 lekë në muaj, ose 420,000 lekë në total për pesë vite. Fëmija i tretë: 10,000 lekë në muaj, ose 600,000 lekë në total për pesë vite.

Me këtë ndryshim, mbështetja financiare nuk do të jepet më vetëm në momentin e lindjes, por do t'i shoqërojë familjet çdo muaj gjatë pesë viteve të para të rritjes së fëmijëve.

Skema e re synon të ofrojë një mbështetje më të qëndrueshme për prindërit, në një periudhë kur shpenzimet për rritjen dhe kujdesin ndaj fëmijëve janë më të larta.

Ndërkohë, ndryshimi është parashikuar në projektbuxhetin e vitit 2027. 

Skema pritet të nisë zbatimin më 1 korrik 2027, ndërsa detajet përfundimtare të përfitimit do të përcaktohen në kuadër të miratimit dhe zbatimit të saj.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat