Sa qëndrojmë online? Shqiptarët kalojnë më së shumti 2-3 orë në ditë në internet

Transformimi i shpejtë dixhital i viteve të fundit ka riformësuar mënyrën se si njerëzit në Ballkanin Perëndimor komunikojnë, punojnë dhe kanë qasje në shërbime. Nga angazhimi në mediat sociale te bankat online dhe tregtia elektronike, platformat dixhitale tani janë të integruara në jetën e përditshme.
Megjithatë, kjo varësi në rritje nga interneti sjell gjithashtu sfida të reja, duke filluar nga shqetësimet mbi privatësinë dhe sigurinë e të dhënave deri te implikimet shoqërore të teknologjive në zhvillim si inteligjenca artificiale (IA).
Në Shqipëri, 37% e të anketuarve deklarojnë se kalojnë nga 2 deri në 3 orë në ditë në internet, duke e bërë këtë interval kohor më të zakonshmin. Ndërkohë, 27% shpenzojnë deri në një orë online, ndërsa 16% qëndrojnë nga 4 deri në 5 orë në ditë.
Nga ana tjetër, 7% e të anketuarve në vend deklarojnë se përdorin internetin për 6 orë ose më shumë në ditë, ndërsa 12% shprehen se nuk e përdorin fare internetin. Kjo e fundit është një përqindje që tregon se, pavarësisht përhapjes së teknologjisë, një pjesë e popullsisë vijon të mbetet jashtë përdorimit të saj.
Në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria ka një përqindje më të lartë të personave që kalojnë deri në një orë online, krahasuar me mesataren e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku kjo shifër është 21%. Nga ana tjetër, për grupin që qëndron 2-3 orë në internet, Shqipëria regjistron 37%, kundrejt 40% në mesataren rajonale.
Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova kryesojnë për përdorimin e internetit nga 2 deri në 3 orë në ditë, përkatësisht me 43% dhe 49% të të anketuarve. Ndërkohë, Mali i Zi shënon përqindjen më të lartë të personave që kalojnë 6 orë ose më shumë online, me 13%, i ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina me 11%.
Anketa e RCC përfshin 6,012 të anketuar dhe mat kohën e kaluar në internet gjatë një dite, përfshirë përdorimin në shtëpi apo në punë, si rrjetet sociale, shfletimin e faqeve dhe blerjet online. Përgjigjet tregojnë se intervali 2-3 orë mbetet modeli më i përhapur i përdorimit të internetit në Ballkanin Perëndimor.

Inflacioni rikthehet mbi 3%/ Ushqimet nxisin shtrenjtimin, transporti mbetet 11.4% më i kushtueshëm
Inflacioni në Shqipëri u përshpejtua gjatë muajit tetor, duke u rikthyer mbi objektivin prej 3% të Bankës së Shqipërisë. Sipas të dhënave të publikuara nga......
Energjia, mbrohen nevojtarët - Familjet në nevojë, kushte për ndërprerjen e dritave. Marrëveshje pagese sipas aftësisë paguese
Familjeve me statusin e klientit në nevojë nuk do t’u ndërpritet energjia elektrike për fatura të papaguara pa iu ofruar më parë mundësia për një marrëveshje......
BQE, dueli Holandë-Spanjë - Knot dhe de Cos, në garë për të zëvendësuar Lagarde
Vendet e eurozonës emëruan të premten dy veteranë të bankave qendrore për të pasuar Christine Lagarde në krye të Bankës Qendrore Evropiane, të dy luftëtarë me......
Mbi 6.3 mld euro mallra importe - 10-mujori, zgjerohet deficiti tregtar në Kosovë
Kosova ka importuar mallra në vlerë prej mbi 6.3 miliardë euro gjatë periudhës janar–tetor 2026, ndërsa eksportet arritën në 960 milionë euro. Sipas të......
Sa shpenzoi Kosova për energji? - U importuan 205 mln euro në 10 muaj. Kryesojnë Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria
Kosova vazhdon të përballet me varësi të lartë nga importi i energjisë elektrike, duke regjistruar një deficit të konsiderueshëm në tregtinë e këtij sektori.......
Banesa sociale në Shkodër - Hapet tenderi 108 milionë lekë
Drejtoria e Përgjithshme e Mirëmbajtjes së Objekteve Publike ka shpallur një tender me fond limit prej 108 milionë e 484 mijë lekësh për krijimin e banesave......
Falimentimi i bankës digjitale/ Betohet presidenti i ri i Paraguajit, arrestohet ish presidenti Pena
Pedro Alliana u betua si presidenti i ri i Paraguait të premten, pikërisht kur autoritetet vunë paraardhësin e tij të shkarkuar Santiago Peña në arrest......
Marrëveshja Kosovë-BB/ Kurti: Deficiti tregtar një nga sfidat kryesore të ekonomisë së Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vlerësuar se deficiti tregtar vazhdon të përbëjë një nga sfidat kryesore për ekonominë e vendit, pavarësisht rritjes......

