Banesa sociale në Shkodër - Hapet tenderi 108 milionë lekë

Drejtoria e Përgjithshme e Mirëmbajtjes së Objekteve Publike ka shpallur një tender me fond limit prej 108 milionë e 484 mijë lekësh për krijimin e banesave sociale në qytetin e Shkodrës. Projekti parashikon rikonstruksionin dhe përshtatjen për strehim të një objekti ekzistues katërkatësh, që ndodhet në rrugën “Inxhinier Gjovalin Gjadri”.
Sipas dokumentacionit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, godina paraqitet në gjendje të amortizuar dhe kërkon ndërhyrje të plotë. Në të gjitha katet janë evidentuar dëmtime të suvasë, shenja lagështie dhe amortizim i sipërfaqeve të brendshme. Probleme ka edhe në fasadë, ku janë konstatuar dëmtime të bojës, myk dhe lagështirë, ndërsa çatia ka nevojë për rikonstruksion dhe izolim.
Projekti parashikon rikonstruksionin e çatisë dhe termoizolimin e fasadës. Ndërhyrjet përfshijnë edhe vendosjen e sistemeve të reja të ngrohjes dhe ventilimit.
Përveç rikonstruksionit të godinës ekzistuese, parashikohet ndërtimi i ballkoneve me strukturë metalike dhe vendosja e shkallëve të emergjencës.
Referuar dokumentit, pas përfundimit të punimeve objekti do të ofrojë apartamente të tipologjisë 2+1 dhe 1+1, si dhe garsoniere. Sipas raportit arkitektonik, janë parashikuar 253.5 metra katrorë apartamente 2+1, 1 mijë e 211 metra katrorë apartamente 1+1 dhe 155.6 metra katrorë garsoniere. Në projekt përfshihen gjithashtu ambientet e përbashkëta dhe hapësirat teknike.
Godina ndodhet në një parcelë me sipërfaqe 1 mijë e 625 metra katrorë.
Investimi synon rikthimin në funksion të godinës së amortizuar dhe krijimin e ambienteve të reja për strehim social, duke shtuar kapacitetet e banimit për familjet në nevojë në qytetin e Shkodrës.
Falimentimi i bankës digjitale/ Betohet presidenti i ri i Paraguajit, arrestohet ish presidenti Pena
Pedro Alliana u betua si presidenti i ri i Paraguait të premten, pikërisht kur autoritetet vunë paraardhësin e tij të shkarkuar Santiago Peña në arrest......
Marrëveshja Kosovë-BB/ Kurti: Deficiti tregtar një nga sfidat kryesore të ekonomisë së Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vlerësuar se deficiti tregtar vazhdon të përbëjë një nga sfidat kryesore për ekonominë e vendit, pavarësisht rritjes......
Shtimi i destinacioneve nga Rinasi/ Karakaçi: Zhvillimit i aviacionit, falë reformave të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ishte sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”, nga ku u shpreh mbi zhvillimet në......
Nga kërkesa e komunitetit në realitet/ Shkolla e Labinot Katundit pajiset me laborator TIK
Shkolla e Labinot Katundit, në njësinë administrative Labinot Mal të Elbasanit, do të ketë për herë të parë një laborator të Teknologjisë së Informacionit dhe......
Çmimet e ushqimeve në Evropë/ Ku po rriten më shpejt çmimet e ushqimeve? Italia rast ekstrem
Rritjet e çmimeve të ushqimeve në Evropë kanë qenë e vazhdueshme dhe produktet e freskëta po bëhen më të shtrenjta, me çmimet që u rritën me 8% në Francë dhe......
Mbështetje rumune për biznesin/ Hoxha: Angazhim për rritjen e tregtisë dhe tërheqjen e investimeve
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, Ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit, Sipërmarrjes dhe......
Mbrojtja nga hakerat/ Tregu i sigurimeve në Greqi, 398 mijë polica për sulmet kibernetike
Sulmet kibernetike tani kërcënojnë çdo biznes dhe individ, pavarësisht madhësisë. Siguria dixhitale dhe sigurimi kibernetik po bëhen gjithnjë e më thelbësore......
Çfarë i tremb shqiptarët online? Siguria e fëmijëve, vjedhja e të dhënave dhe parave kryesojnë shqetësimet
Përdorimi gjithnjë e më i madh i internetit dhe mjeteve digjitale po shoqërohet edhe me shqetësime të reja për sigurinë, privatësinë dhe ndikimin e......

