Nga kërkesa e komunitetit në realitet/ Shkolla e Labinot Katundit pajiset me laborator TIK
Shkolla e Labinot Katundit, në njësinë administrative Labinot Mal të Elbasanit, do të ketë për herë të parë një laborator të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), duke krijuar më shumë mundësi praktike për nxënësit në njohjen dhe përdorimin e teknologjisë.
Nisma vjen si përgjigje ndaj një prej kërkesave të ngritura nga prindërit gjatë takimeve të deputetes Sara Mila, në kuadër të programit “Prania Besnike”, e cila menjëherë kërkoi mbështetje nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.
“Një nga kërkesat që është bërë më shumë dhe në takimet që bëjmë me Praninë Besnike ka qenë më së shumti nga prindërit tuaj që të kemi një laboratorë ku lënda e TIK të mund të ushtrohet 100% në praktikë dhe jo vetëm në teori. Jam shumë e lumtur që arritëm dhe një bashkëpunim shumë të mirë. Menjëherë sapo e kam dërguar në rruvë institucionale kërkesën, drejtoresha, Kryeadministratorja më është përgjigjur në kohë rekord dhe tha që po patjetër do të vijmë në Labinot Katund dhe do ta transformojmë një klase atje në një laborator të mirëfilltë TIK-u dhe ashtu ngjan sot”, u shpreh Mila.
Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara Risena Xhaja, theksoi se kjo ishte hera e parë që institucioni merrte një kërkesë nga komuniteti përmes nismës “Prania Besnike”.
“Është hera e parë që ne marrim një kërkesë nga komuniteti përmes Pranisë Besnike. Gjëja e parë që bëmë u lidhëm me Ministrinë e Arsimit që të kryejmë të gjithë procesin institucional. Ne patjetër që do tiu ndihmojmë, ky është një nga angazhimet e qeverisë dhe kjo gjithashtu një nga politikat e Agjencisë dhe patjetër për çdo kërkesë që të keni jo vetëm nëpërmjet Sarës, por vetë shkollës apo zyrave arsimore që tashmë janë bashkëpunëtoret tona, të na paraqesin kërkesat dhe na do tiu mbështesim”, u shpreh ajo.
Një tjetër element i rëndësishëm i kësaj nisme është përfshirja e të rinjve të sipërmarrjes Switch Technologies, e cila nisi si një startup në Elbasan. Ata do të ndajnë përvojën dhe njohuritë e tyre me nxënësit, duke i ndihmuar të hedhin hapat e parë në botën e teknologjisë.
Përmes këtij bashkëpunimi synohet që fëmijët e Labinot Katundit, pavarësisht largësisë nga qendra e qytetit, të kenë akses në mundësi të reja arsimore dhe praktike, duke zhvilluar aftësitë e tyre në një fushë gjithnjë e më të rëndësishme për të ardhmen.
Çmimet e ushqimeve në Evropë/ Ku po rriten më shpejt çmimet e ushqimeve? Italia rast ekstrem
Rritjet e çmimeve të ushqimeve në Evropë kanë qenë e vazhdueshme dhe produktet e freskëta po bëhen më të shtrenjta, me çmimet që u rritën me 8% në Francë dhe......
Mbështetje rumune për biznesin/ Hoxha: Angazhim për rritjen e tregtisë dhe tërheqjen e investimeve
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, Ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit, Sipërmarrjes dhe......
Mbrojtja nga hakerat/ Tregu i sigurimeve në Greqi, 398 mijë polica për sulmet kibernetike
Sulmet kibernetike tani kërcënojnë çdo biznes dhe individ, pavarësisht madhësisë. Siguria dixhitale dhe sigurimi kibernetik po bëhen gjithnjë e më thelbësore......
Çfarë i tremb shqiptarët online? Siguria e fëmijëve, vjedhja e të dhënave dhe parave kryesojnë shqetësimet
Përdorimi gjithnjë e më i madh i internetit dhe mjeteve digjitale po shoqërohet edhe me shqetësime të reja për sigurinë, privatësinë dhe ndikimin e......
Si ndryshoi marrdhënia tregtare? Më shumë automjete nga Britania, drithëra drejt saj
Shkëmbimet tregtare të mallrave mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar paraqesin një strukturë të ndryshme në varësi të drejtimit të tregtisë. Automjetet......
Skema rajonale e kartave/ Zëvendësguvernatorja flet për infrastrukturën e tregut financiar
Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, zj. Holta Zaçaj, mori pjesë në Konferencën e 8-të Ndërkombëtare mbi Skemat Rajonale të Kartave dhe......
Lidhja universitet-biznes/ 50 projekte në vit për kërkim shkencor dhe inovacion
Pesëdhjetë projekte të përbashkëta ndërmjet universiteteve dhe sektorit privat synohet të financohen çdo vit gjatë periudhës 2027–2029. Objektivi është......
Investitorët drejt tregut shqiptar/ TIF 32 mbyll dyert, katër ditë takimesh dhe mundësish të reja për ekonominë
Katër ditë ekspozita, takime biznesi, prezantime teknologjike dhe diskutime mbi të ardhmen e ekonomisë. Edicioni i 32-të i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës......

