Shqipëria Postuar më 7 November 2026, 12:53

Si ndryshoi marrdhënia tregtare? Më shumë automjete nga Britania, drithëra drejt saj

Nga Scan TV

Si ndryshoi marrdhënia tregtare? Më shumë automjete nga Britania,

Shkëmbimet tregtare të mallrave mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar paraqesin një strukturë të ndryshme në varësi të drejtimit të tregtisë. Automjetet dhe makineritë dominojnë shitjet britanike drejt Shqipërisë, ndërsa nga tregu shqiptar drejt Britanisë spikasin drithërat, veshjet dhe produktet ushqimore.

Sipas të dhënave të Office for National Statistics (ONS), deri në fund të qershorit 2026, automjetet ishin produkti me vlerën më të lartë të eksportuar nga Britania drejt Shqipërisë, duke arritur në 5.2 milionë paund. Krahasuar me vitin e shkuar, kjo kategori regjistroi një rritje prej 86.6%.

Në vendin e dytë renditen gjeneratorët e energjisë mekanike, me 2.3 milionë paund, duke shënuar një rritje prej më shumë se 100%. Në të njëjtën vlerë regjistrohen edhe pijet dhe duhani, por kjo kategori ka pësuar një rënie prej 10.6%.

Ndërkohë, importet britanike të ushqimeve të ndryshme nga Shqipëria arritën në 2.1 milionë paund, 2.7% më pak se në periudhën krahasuese. E njëjta vlerë u regjistrua edhe për makineritë e specializuara, të cilat shënuan rritje prej 5.1%.

Në drejtimin e kundërt, drithërat kryesojnë eksportet shqiptare drejt Mbretërisë së Bashkuar. Kjo kategori arriti vlerën e 1.9 milionë paund, duke regjistruar një rritje prej më shumë se 100% në krahasim me katër tremujorët e mëparshëm.

Pas drithërave renditen veshjet, me 1.8 milionë paund, por me një rënie prej 16%. Pijet dhe duhani zunë vendin e tretë, me 1.7 milionë paund dhe një rritje prej 28.2%, ndërsa eksportet e hekurit dhe çelikut arritën në 1.3 milionë paund, 72.7% më shumë se një vit më parë.

Pesëshen e produkteve kryesore shqiptare të eksportuara drejt Britanisë e plotësojnë perimet dhe frutat, me 970 mijë paund. Megjithatë, kjo kategori shënoi një rënie prej 32.6%.

Të dhënat tregojnë se automjetet dhe makineritë zënë një vend të rëndësishëm në eksportet britanike drejt Shqipërisë, ndërsa në shitjet shqiptare drejt këtij tregu spikasin produktet bujqësore, tekstilet dhe disa kategori industriale.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat