Kontroll mbi mbetjet - Projektvendimi/ Gjurmueshmëri të plotë nga krijimi deri në asgjësim

Menaxhimi i mbetjeve të rrezikshme pritet t’i nënshtrohet rregullave më të qarta për identifikimin, ambalazhimin, transportin, magazinimin dhe dorëzimin e tyre. Një projektvendim i ri i hedhur për konsultim publik, synon të vendosë një sistem të plotë gjurmueshmërie, duke kontrolluar të gjithë ciklin e mbetjeve, që nga momenti i krijimit deri në destinacionin përfundimtar të tyre.
Në fokus të nismës është forcimi i kontrollit mbi të dhënat e mbetjeve të rrezikshme dhe përcaktimi i standardeve që duhet të zbatohen nga të gjithë operatorët e përfshirë në këtë zinxhir. Projektvendimi parashikon identifikimin dhe klasifikimin e saktë të mbetjeve, si dhe ambalazhimin e sigurt dhe etiketimin e tyre përpara grumbullimit.
Një nga elementet kryesore është gjurmueshmëria përmes dokumentit të dorëzimit, i cili do të pajiset me një identifikues unik elektronik në Sistemin e Integruar Mjedisor (SIM). Përmes këtij mekanizmi synohet që çdo lëvizje e mbetjeve të rrezikshme të jetë e dokumentuar dhe e kontrollueshme, nga krijuesi ose zotëruesi deri në përfundimin e operacionit të rikuperimit apo asgjësimit.
Projektvendimi përcakton gjithashtu kushte dhe afate për magazinimin e përkohshëm, me qëllim shmangien e rrjedhjeve, derdhjeve, përzierjes së mbetjeve të papajtueshme, zjarreve dhe shpërthimeve.
Rregulla të veçanta parashikohen edhe për transportin e mbetjeve të rrezikshme, ndërsa dokumenti i dorëzimit do të ketë një formular të përcaktuar, i cili do të shërbejë si instrument për kontrollin dhe gjurmimin e tyre.
Për bizneset dhe operatorët ekonomikë që ushtrojnë aktivitet në këtë sektor, nisma synon të qartësojë përgjegjësitë dhe detyrimet ligjore. Këto detyrime do të shtrihen te krijuesit, zotëruesit, grumbulluesit, transportuesit, tregtarët, agjentët dhe subjektet që marrin mbetjet në dorëzim.
Personat fizikë dhe juridikë që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, ushtrojnë veprimtari të lidhura me mbetjet e rrezikshme, marrin masat për përputhjen me këtë vendim brenda 6 muajve nga hyrja e tij në fuqi.
Qëllimi përfundimtar i projektvendimit është rritja e sigurisë në menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme, parandalimi i ndotjes dhe mbrojtja e shëndetit publik, përmes një sistemi më transparent dhe më të kontrollueshëm të administrimit të tyre.
Marrëveshjet SHBA-Kinë/ Uashingtoni kërkon përmbushjen e angazhimit për metalet e rralla
Administrata Trump kërkoi të premten që Pekini të zbatojë menjëherë angazhimet e tij sipas një marrëveshjeje tregtare gati njëvjeçare, veçanërisht për......
Europa kundër Trump/ BE-ja hedh poshtë marrëveshjen e sigurisë 'të madhe' me Rusinë
Udhëheqësit evropianë kanë hedhur poshtë me vendosmëri çdo përpjekje nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia për të riformësuar arkitekturën e sigurisë së......
Kosova aplikon për SEPA/ Një hap drejt BE, synon uljen e kostove të transfertave në euro
Kosova hedh një hap të rëndësishëm drejt integrimit financiar europian. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka dorëzuar zyrtarisht aplikimin për......
Evropë, protesta kundër IA/ Aktivistët hyjnë në kantierin e qendrës së të dhënave të Microsoft
Protestuesit hynë me forcë në kantierin e ndërtimit të një qendre të të dhënave të Microsoft në Amsterdam të premten. Prej dy ditësh po mbahen protesta si......
Alarmet për bombë në Europë. Wizz Air: Siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit, prioriteti ynë kryesor
Në lidhje me raportimet e ditëve të fundit për kërcënime me bombë ndaj disa fluturimeve në Europë, Wizz Air siguron opinionin publik se çdo situatë po......
Kontrolle për lavazhet - AKUK nis aksionin kundër lidhjeve të paligjshme në rrjetin e ujit
Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve ka nisur kontrollet në terren ndaj lavazheve që furnizohen në mënyrë të paligjshme nga rrjeti publik i ujit.......
Banesat, sinjalet e sektorit/ Deloitte: Tregu vendas ndjek tendencën europiane
Tregu i banesave në Shqipëri vijon të shoqërohet me pritshmëri për rritje të çmimeve gjatë vitit 2026, megjithëse zhvillimet në sektorin e pasurive të......
Shqipëria, drejt turizmit cilësor? - Autenticiteti dhe shërbimi, faktorët që përcaktojnë konkurrueshmërinë e vendit
Rritja e numrit të turistëve nuk mjafton për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në Shqipëri. Sfida e radhës është krijimi i një oferte......

