Kontrolle për lavazhet - AKUK nis aksionin kundër lidhjeve të paligjshme në rrjetin e ujit

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve ka nisur kontrollet në terren ndaj lavazheve që furnizohen në mënyrë të paligjshme nga rrjeti publik i ujit. Aksioni vjen pas përfundimit të afatit të vetërregullimit më 31 tetor, ndërsa kontrollet do të shtrihen në të gjithë vendin.
Sipas AKUK-së, lidhjet e paligjshme ndikojnë drejtpërdrejt në furnizimin e banorëve, duke ulur sasinë dhe presionin e ujit në rrjet. Përveç kësaj, ndërhyrjet e pakontrolluara krijojnë rrezik për ndotjen e sistemit dhe cenimin e cilësisë së ujit të pijshëm.
Nga evidentimi i kryer në rang vendi janë identifikuar 1.206 lavazhe aktive. Prej tyre, 460 e kanë larjen e automjeteve si aktivitet kryesor, ndërsa 746 të tjera e ofrojnë këtë shërbim si aktivitet dytësor.
Drejtori i Përgjithshëm i AKUK-së, Fludian Çuka, u ka bërë thirrje bizneseve dhe individëve të shmangin lidhjet e paligjshme, duke theksuar se mbrojtja e rrjetit publik është e rëndësishme për garantimin e furnizimit të qytetarëve.
Kontrollet do të kryhen në mënyrë sistematike nga të gjitha shoqëritë rajonale të ujësjellës-kanalizimeve. AKUK bën me dije se synimi kryesor është ndërgjegjësimi dhe respektimi i ligjit, por paralajmëron se ndaj subjekteve që nuk reagojnë do të zbatohen masat përkatëse ligjore.
Institucioni thekson se rrjeti publik i ujit është një pasuri e përbashkët dhe se përdorimi i paligjshëm i tij rrezikon furnizimin e banorëve.
Shqipëria, në kahun e rritjes/ Tregu vendas ndjek tendencën europiane të shtrenjtimit të banesave
Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri paraqitej me pritshmëri pozitive edhe për vitin 2026, me çmimet e banesave që parashikohej të vijonin tendencën......
Shqipëria, drejt turizmit cilësor? - Autenticiteti dhe shërbimi, faktorët që përcaktojnë konkurrueshmërinë e vendit
Rritja e numrit të turistëve nuk mjafton për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në Shqipëri. Sfida e radhës është krijimi i një oferte......
Prioritetet e SHBA në Shqipëri - Ambasadori Eric Wendt, mesazh për popullin shqiptar
Ambasadori amerikan në Shqipëri, Eric Wendt, nëpërmjet një mesazhi ka shpalosur prioritetet e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri gjatë mandatit të tij në Tiranë.......
Avancon Bypass-i i Tiranës - Rama: Do të çlirojë kryeqytetin nga ngarkesa e trafikut
Punimet për ndërtimin e bypass-it të tiranës kanë avancuar deri në nivelin 50%, ndërsa për segmentin e mbetur prej 11 kilometrash pritet miratimi i......
Sa kurseu rivlerësimi? - Qytetarët përfituan 177 milionë euro deri në tetor
Qytetarët shqiptarë kanë kursyer rreth 177 milionë euro nga reduktimi i tarifave tatimore të pasurive të paluajtshme si rrjedhojë e zbatimit të procesit të......
Rritet energjia e rinovueshme - Ekonomitë në zhvillim barazojnë vendet e zhvilluara në kapacitete të reja
Ekonomitë në zhvillim, jashtë Kinës, pritet të shtojnë për herë të parë po aq kapacitete të reja të energjisë së rinovueshme sa vendet e zhvilluara gjatë pesë......
Humbje nga taksat - Franca dhe Gjermania kryesojnë listën, 8 miliardë euro lidhen me Britaninë
Vendet e Bashkimit Europian humbasin rreth 59.3 miliardë euro në vit nga të ardhurat tatimore, për shkak të zhvendosjes së fitimeve të kompanive shumëkombëshe......
Kripto, taksë 10% mbi fitimet - Parlamenti grek miraton ligjin. Përjashtohen fitimet deri në 500 euro në vit
Greqia ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt rregullimit të tregut të kriptomonedhave, pasi Parlamenti ka miratuar një ligj që vendos taksimin e fitimeve......

