Analiza Postuar më 6 November 2026, 13:12

Shqipëria, në kahun e rritjes/ Tregu vendas ndjek tendencën europiane të shtrenjtimit të banesave

Nga Scan TV

Shqipëria, në kahun e rritjes/ Tregu vendas ndjek tendencën

Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri paraqitej me pritshmëri pozitive edhe për vitin 2026, me çmimet e banesave që parashikohej të vijonin tendencën rritëse. Sipas vrojtimit të Deloitte, Shqipëria renditet mes vendeve pritej shtrenjtim të pronave, duke reflektuar vijimësinë e optimizmit për ecurinë e këtij tregu.

Në një panoramë më të gjerë europiane, pritshmëritë për rritje ishin mbizotëruese. Nga 24 vendet e përfshira në analizë, 19 parashikonin rritje të çmimeve të banesave gjatë vitit 2026, ndërsa pesë të tjera prisnin që ato të mbeteshin në të njëjtat nivele. Asnjë nga tregjet e vrojtuara nuk parashikonte ulje të çmimeve.

Në krahasimin me disa prej tregjeve të rajonit, Shqipëria shfaqet në të njëjtin grup me Serbinë, ku gjithashtu pritej rritje e çmimeve. Ndryshe paraqitet situata në Kroaci dhe Greqi, ku pritshmëritë për vitin 2026 ishin për stabilizim të çmimeve të banesave.

Sa i përket tregjeve europiane ku pritet rritja më e gjerë e çmimeve, përveç Shqipërisë dhe Serbisë, grafiku evidenton edhe Gjermaninë, Francën, Italinë, Spanjën, Portugalinë, Holandën, Belgjikën, Danimarkën, Estoninë, Letoninë, Lituaninë, Luksemburgun, Norvegjinë, Poloninë, Rumaninë dhe Suedinë. Në të gjitha këto vende, pritshmëritë për vitin 2026 ishin pozitive, ndonëse kjo nuk nënkupton të njëjtin ritëm apo masë rritjeje në secilin treg.

Ndërkohë, në disa tregje të tjera europiane, si Austria, Finlanda dhe Sllovakia, parashikimet anonin drejt stabilizimit të tyre.

Sipas Deloitte, një nga faktorët kryesorë që mbështet pritshmëritë për shtrenjtimin e pronave është çekuilibri mes kërkesës dhe ofertës për banesa. Në shumë tregje europiane, ndërtimi i banesave të reja nuk ka arritur të përmbushë kërkesën, duke kufizuar ofertën dhe duke mbështetur vlerat e pronave. Përmirësimi i mundshëm i kushteve të financimit mund të ndihmojë gjithashtu blerësit, por nuk pritet të zgjidhë menjëherë mungesën e ofertës.

Për Shqipërinë, ky vrojtim tregon se pritshmëritë për tregun e banesave mbeten në kahun e rritjes, në një kohë kur përballueshmëria e pronave vijon të jetë një nga sfidat kryesore të tregut.

Shqipëria, në kahun e rritjes/ Tregu vendas ndjek tendencën

 

 

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat