Shqipëria, drejt turizmit cilësor? - Autenticiteti dhe shërbimi, faktorët që përcaktojnë konkurrueshmërinë e vendit

Rritja e numrit të turistëve nuk mjafton për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në Shqipëri. Sfida e radhës është krijimi i një oferte cilësore, që shfrytëzon autenticitetin e vendit, përfshin bizneset vendase dhe e shtrin aktivitetin turistik përtej sezonit veror.
Në panelin mbi turizmin të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, Majlind Lazimi vlerësoi se Shqipëria e ka kaluar fazën e të qenit një destinacion i panjohur, ndërsa sfida tashmë është të kthejë flukset turistike në më shumë vlerë ekonomike për vendin.
“Për kërkesa është aty, numrat janë aty, problemi është si ta kalojmë nga numrat tek vlerat. Dhe kur them vlerë këtu përfshihet i gjithë zinxhiri i vlerës turistike. Kjo ka të bëjë me infrastrukturën publike, transportin, ujësjellësin, por edhe me sofistikimin e investitorit dhe investimet afatgjata. Po ashtu, është e rëndësishme të investojmë në cilësinë e kapitalit njerëzor”, tha Lazimi.
Një tjetër element i rëndësishëm mbetet formalizimi i tregut, veçanërisht i strukturave të akomodimit që operojnë përmes platformave të qiradhënies afatshkurtër, si Airbnb dhe Booking. Sipas Lazimit, nevojitet gjithashtu një koordinim më i mirë mes institucioneve, bashkive dhe bizneseve për menaxhimin e destinacioneve turistike.
Ndërsa Viron Roboci e sheh autenticitetin si avantazhin kryesor konkurrues të Shqipërisë. Sipas tij, turistët nuk zgjedhin një destinacion vetëm për çmimet, por mbi të gjitha për eksperiencën që përjetojnë dhe mënyrën se si priten.
“Unë do t'i mëshoja fort autenticitetit dhe besoj që është e vetmja armë që ne kemi dhe e vetmja armë që përdor kushdo për të qenë konkurrues në treg. Turizmi në vetvete është duke kërkuar emocion, është duke kërkuar eksperiencë. Prandaj do të ftoja të gjithë ata që kanë interes të përmirësojnë kapacitetet e tyre, t'i kushtojnë shumë vëmendje cilësisë së shërbimit”, tha Roboci.
Sipas diskutimit, për të ndërtuar një ekonomi turistike që prodhon vlerë gjatë gjithë vitit, Shqipëria duhet të shkojë përtej shtimit të kapaciteteve akomoduese. Lidhja me prodhuesit vendas, ruajtja e identitetit kulturor, investimi në burimet njerëzore dhe përmirësimi i shërbimeve mbeten ndër kushtet kryesore që rritja e turizmit të përkthehet në përfitime afatgjata për ekonominë.
Prioritetet e SHBA në Shqipëri - Ambasadori Eric Wendt, mesazh për popullin shqiptar
Ambasadori amerikan në Shqipëri, Eric Wendt, nëpërmjet një mesazhi ka shpalosur prioritetet e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri gjatë mandatit të tij në Tiranë.......
Avancon Bypass-i i Tiranës - Rama: Do të çlirojë kryeqytetin nga ngarkesa e trafikut
Punimet për ndërtimin e bypass-it të tiranës kanë avancuar deri në nivelin 50%, ndërsa për segmentin e mbetur prej 11 kilometrash pritet miratimi i......
Sa kurseu rivlerësimi? - Qytetarët përfituan 177 milionë euro deri në tetor
Qytetarët shqiptarë kanë kursyer rreth 177 milionë euro nga reduktimi i tarifave tatimore të pasurive të paluajtshme si rrjedhojë e zbatimit të procesit të......
Rritet energjia e rinovueshme - Ekonomitë në zhvillim barazojnë vendet e zhvilluara në kapacitete të reja
Ekonomitë në zhvillim, jashtë Kinës, pritet të shtojnë për herë të parë po aq kapacitete të reja të energjisë së rinovueshme sa vendet e zhvilluara gjatë pesë......
Humbje nga taksat - Franca dhe Gjermania kryesojnë listën, 8 miliardë euro lidhen me Britaninë
Vendet e Bashkimit Europian humbasin rreth 59.3 miliardë euro në vit nga të ardhurat tatimore, për shkak të zhvendosjes së fitimeve të kompanive shumëkombëshe......
Kripto, taksë 10% mbi fitimet - Parlamenti grek miraton ligjin. Përjashtohen fitimet deri në 500 euro në vit
Greqia ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt rregullimit të tregut të kriptomonedhave, pasi Parlamenti ka miratuar një ligj që vendos taksimin e fitimeve......
Italia tërhiqet përpara kritikave - Qeveria, e hapur për ndryshimin e “taksës së daljes” për të pasurit
Italia mund të ndryshojë projektin për vendosjen e një takse të re mbi fitimet kapitale të individëve të pasur që transferojnë rezidencën e tyre tatimore......
Serbia “vulos” zgjedhjet - Rezultatet përfundimtare: Lista e studentëve siguron 140 mandate, 53.01% të votave
Lista Studentore ka fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi me 53.01% të votave, sipas rezultateve përfundimtare të publikuara nga Komisioni......

