Serbia “vulos” zgjedhjet - Rezultatet përfundimtare: Lista e studentëve siguron 140 mandate, 53.01% të votave

Lista Studentore ka fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi me 53.01% të votave, sipas rezultateve përfundimtare të publikuara nga Komisioni Zgjedhor. Koalicioni i drejtuar nga Partia Progresive Serbe në pushtet, i njohur si “Serbia e Bashkuar”, mori 38.98% të votave.
Në parlamentin me 250 vende, fituesit do të kenë 140 deputetë, ndërsa koalicioni kundërshtar 103 mandate. Asnjë listë tjetër nuk arriti të kalojë pragun zgjedhor prej 3%, ndërsa shtatë vendet e mbetura do t'u shpërndahen përfaqësuesve të pakicave kombëtare.
Dy mandate do t'i takojnë Aleancës së Hungarezëve të Vojvodinës dhe dy Koalicionit Shqiptar. Ndërsa tri listat që përfaqësojnë pakicën boshnjake do të marrin nga një mandat secila.
Nga 6.45 milionë qytetarë me të drejtë vote, në zgjedhje morën pjesë rreth 4.44 milionë, duke e çuar pjesëmarrjen në 68.89%. Pas pretendimeve për parregullsi, më 1 nëntor u përsërit pjesërisht votimi në 53 qendra, nga gjithsej 8.392 të tilla.
Sipas legjislacionit serb, Komisioni Zgjedhor ka dhjetë ditë nga publikimi i rezultateve përfundimtare për të shpërndarë mandatet te kandidatët sipas renditjes në listat zgjedhore. Parlamenti i ri duhet të mblidhet në seancën e parë brenda 30 ditëve nga shpallja e rezultateve.
Pas konstituimit të parlamentit të ri, do të nisë afati 90-ditor për formimin e qeverisë së re. Ky proces do të përcaktojë përbërjen e ardhshme të institucioneve drejtuese në Serbi.
Të “zhytur” në borxhe - Raporti i Bankës Botërore: Vendeve më të varfra, në nivel rekord 9.4 trilionë USD
Borxhi i vendeve në zhvillim u rrit në një shifër rekord prej 9.4 trilionë dollarësh vitin e kaluar, me më të varfrit që paguajnë normat më të larta të......
Një model i ri administrimi - Projektligji/ Trashëgimia kulturore, shteti forcon kontrollin mbi pronat
Trashëgimia kulturore në Shqipëri mund të hyjë në një fazë të re administrimi, ku krahas ruajtjes së vlerave historike, synohet edhe rritja e rolit të saj në......
“Modernizim i ushtrisë” - Nufi: Synohet përmbushja e objektivave të NATO-s
Ministria e Mbrojtjes do të ketë në dispozicion rreth 76,6 miliardë lekë në vitin 2027. Projektbuxheti u prezantua në komisionin parlamentar për Çështjet e......
Ekonomia ndërron “fytyrë”/ Dibra kryeson zhvendosjen strukturore, Vlora zgjeron peshën e shërbimeve
Ekonomia e qarqeve shqiptare ka ndryshuar ndjeshëm strukturë gjatë viteve të fundit, me zhvendosje të peshës së aktiviteteve nga bujqësia dhe industria drejt......
Harta globale e internetit/ Shqipëria regjistron afro 86% përdorim
Aksesi në internet është kthyer në një nga elementët më të rëndësishëm të jetës moderne, duke ndikuar në mënyrën se si njerëzit komunikojnë, punojnë,......
Diga e Zadejës, më pranë - KESH investon për lidhjen me rrugët nacionale
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka shpallur hapjen e garës për rehabilitimin e rrugëve të aksesit dhe shërbimit në zonën e digës së Zadejës, si dhe......
35.15 mld lekë për rrugët në 2027 - Ministri Karakaçi: Financohen projektet madhore në vend
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka prezantuar fondin prej 35.15 miliardë lekësh që buxheti i vitit 2027 parashikon për zhvillimin e......
12 mijë lekë për çdo fëmijë - Qeveria miraton mbështetjen financiare për familjet kujdestare
Familjet që marrin në kujdes fëmijë përmes skemës së kujdesit alternativ do të përfitojnë mbështetje financiare mujore dhe vjetore nga shteti, ndërsa familjet......

