12 mijë lekë për çdo fëmijë - Qeveria miraton mbështetjen financiare për familjet kujdestare

Familjet që marrin në kujdes fëmijë përmes skemës së kujdesit alternativ do të përfitojnë mbështetje financiare mujore dhe vjetore nga shteti, ndërsa familjet kujdestrae profesionale do të paguhen edhe për shërbimet që ofrojnë. Qeveria ka miratuar një vendim që përcakton masën e financimit, kushtet e përfitimit dhe mënyrën e pagesës për familjet që marrin përsipër kujdesin ndaj fëmijëve.
Sipas vendimit, për çdo fëmijë të vendosur në kujdes alternativ në familje do të jepen 12 mijë lekë në muaj për përballimin e shpenzimeve të përditshme, si dhe 35 mijë lekë në vit për nevoja të tjera. Në total, mbështetja financiare për një fëmijë arrin në 179 mijë lekë në vit, ose mesatarisht rreth 14 900 lekë në muaj.
Ndërkohë, familjet që ofrojnë kujdes alternativ professional do të përfitojnë një pagesë mujore shtesë, të barabartë me pagën minimale në vend, Kjo pagesë do të jepet vetëm njëherë për familje, pavarësisht numrit të fëmijëve që ka në kujdestari dhe do të vijojë për aq kohë sa familja është e regjistruar si ofruese e shërbimit dhe kujdeset për të paktën një fëmijë.
Vendimi parashikon që njëri prej prindërve kujdestarë profesionistë të lidhë kontratë pune me bashkinë ku ka vendbanimin e përhershëm. Pagesa mund të përfitohet edhe nëse prindi është i punësuar ose i vetëpunësuar, me kusht që angazhimet e tjera të mos cenojnë kujdesin dhe mirëqenien e fëmijës.
Një trajtim i veçantë është përcaktuar për familjet kujdestare profesionale të emergjencës, të cilat do ta përfitojnë pagesën që nga momenti i lidhjes së kontratës së punës, deri në përfundimin e saj ose humbjen e statusit përkatës.
Mbështetja financiare mujore dhe vjetore për fëmijët do të indeksohet çdo vit në bazë të inflacionit, ndërsa fondet do të mbulohen nga buxheti i shtetit dhe do t'u transferohen bashkive për zbatimin e skemës.
Transferimi i aseteve energjetike - Ndryshojnë kushtet/ Drafti i ERE ruan pragjet financiare, por shton garancitë për furnizimin
Kompanitë e energjisë elektrike do të duhet të plotësojnë kushte më specifike për të shitur, transferuar, dhënë me qira apo hipotekuar asetet. Një......
Resortet, me rregulla të reja - Vendimi/ si ndryshon kategorizimi për strukturat turistike
Bujtina, hotele, apart-hotele, resorte dhe struktura të trashëgimisë kulturore. Këto janë disa prej kategorive të akomodimit turistik që do të përfshihen në......
Tirana pret investitorët - Forumi BE-Ballkani Perëndimor rikthehet më 25–26 nëntor
Tirana do të bëhet në fund të nëntorit qendra e diskutimeve për investimet dhe bashkëpunimin ekonomik mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor. Më 25......
Qeveria miraton vendimin e funksionimit të Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve dhe PPP
Qeveria ka miratuar sot vendimin për funksionimin e ATRAKO-s. Agjencia është një institucion publik, buxhetor, me seli në Tiranë, në varësi të ministrit të......
Kategorizimi i strukturave akomoduese, qeveria përcakton 11 llojet: nga bujtina tek resortet mikse
Në mbledhjen e saj të sotshme Qeveria mes vendimeve të miratuara ka kaluar edhe atë për përcaktimin e kategorive të strukturave akomoduese, sipas tipologjisë,......
Prodhuesit në TIF 32, propozime për rritjen e konkurrueshmërisë dhe Paketën Fiskale
Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë ngre shqetësimin për konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare, kostot e biznesit dhe mungesën e konsultimit për Paketën Fiskale......
Ministri Hoxha me kryeministrin rumun: Mbështetje për integrimin në BE, ekonominë dhe investimet
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u prit ditën e sotme në Bukuresht nga Kryeministri i Rumanisë, Luca Niculescu. Biseda u fokusua në......
KE kërkon forcimin e mëtejshëm të AAPSK, rritjen e ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara
Komisioni Europian kërkon forcimin e kapaciteteve të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), me fokus të veçantë te......

