Shqipëria Postuar më 5 November 2026, 17:44

Ministri Hoxha me kryeministrin rumun: Mbështetje për integrimin në BE, ekonominë dhe investimet

Nga Scan TV

Ministri Hoxha me kryeministrin rumun: Mbështetje për integrimin

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u prit ditën e sotme në Bukuresht nga Kryeministri i Rumanisë, Luca Niculescu.

Biseda u fokusua në forcimin e mëtejshëm të partneritetit të ndërtuar ndër vite mes Shqipërisë dhe Rumanisë si aleatë në NATO, partneritet i orientuar nga një e ardhme e përbashkët evropiane.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Hoxha njoftoi se “me Kryeministrin Niculesku diskutuam se si t’u japim edhe më shumë përmbajtje marrëdhënieve dypalëshe, të zgjerojmë bashkëpunimin ekonomik dhe investimet”.

Në fokus të bisedës ishte edhe bashkëpunimi më i ngushtë përballë sfidave me të cilat përballen rajoni ynë dhe Evropa.

Hoxha shprehu mirënjohjen e Shqipërisë për mbështetjen e palëkundur të Rumanisë në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Përvoja dhe rrugëtimi evropian i Rumanisë mbeten veçanërisht të çmuara për ne, ndërsa Shqipëria avancon me vendosmëri drejt anëtarësimit. Lidhjet tona i kanë rrënjët në histori, por potencialin e tyre më të madh e kanë në të ardhmen”, deklaroi Ministri i Jashtëm.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat