Analiza Postuar më 5 November 2026, 13:06

Bizneset, optimiste për punësimin/ 80% në Shqipëri presin më shumë punonjës në pesë vitet e ardhshme

Nga Scan TV

Bizneset, optimiste për punësimin/ 80% në Shqipëri presin

Tregu i punës në Shqipëri pritet të vijojë me një ecuri pozitive, të paktën sipas pritshmërive për zgjerimin e fuqisë punëtore në sektorin e biznesit. Të dhënat nga RCC tregojnë se kompanitë kanë një perceptim optimist jo vetëm për zhvillimet gjatë vitit të ardhshëm, por edhe për perspektivën afatmesme, ku pritshmëritë për rritjen e numrit të punonjësve bëhen edhe më të larta.

Sipas të dhënave të paraqitura për pritshmëritë e fuqisë punëtore në Ballkanin Perëndimor, 62% e të anketuarve në Shqipëri presin rritje të numrit të punonjësve gjatë 12 muajve të ardhshëm. Ndërkohë, 36% kanë një pritshmëri neutrale për ecurinë e punësimit, ndërsa vetëm 2% parashikojnë tkurrje të fuqisë punëtore.

Kjo e vendos Shqipërinë ndër vendet me pritshmëritë më pozitive në rajon. Për krahasim, në Kosovë 59% e të anketuarve presin rritje të punësimit, në Mal të Zi 53%, në Maqedoninë e Veriut 41%, në Serbi 36% dhe në Bosnjë-Hercegovinë vetëm 33%.

Megjithatë, bëhet edhe më optimiste kur pritshmëritë shtrihen në një periudhë pesëvjeçare. Në këtë horizont kohor, 80% e të anketuarve në Shqipëri presin zgjerim të fuqisë punëtore, ndërsa 18% mbajnë një qëndrim neutral dhe vetëm 2% parashikojnë rënie të numrit të punonjësve.

Në këtë drejtim, Shqipëria renditet e dyta në rajon, pas Kosovës, ku 87% e të anketuarve presin rritje të punësimit në pesë vitet e ardhshme. Pas tyre renditen Bosnjë-Hercegovina me 75%, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut me nga 70%, ndërsa Serbia regjistron nivelin më të ulët, me 48%.

Një tjetër element që bie në sy është se pritshmëritë pesëvjeçare janë dukshëm më pozitive sesa ato për 12 muajt e ardhshëm në pothuajse të gjitha vendet e rajonit. Kjo sugjeron se, pavarësisht pasigurive dhe sfidave që mund të shoqërojnë periudhën afatshkurtër, bizneset shohin hapësirë për zgjerim të aktivitetit dhe nevojë më të madhe për punonjës në vitet në vijim.

Bizneset, optimiste për punësimin/ 80% në Shqipëri presin

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat