Ulet nafta/Bordi i Tranparencës: Nga 216 në 210 lekë për litër, benzina zbret në 169 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimeve të karburanteve në tregun vendas. Sipas vendimit të ri, nafta do të tregtohet me pakicë me jo më shumë se 210 lekë për litër, nga 216 lekë që ishte më parë. Ndërsa çmimi i benzinës zbret në 169 lekë për litër, nga 172 lekë.
Edhe çmimet e shitjes me shumicë janë ulur. Nafta do të tregtohet me jo më shumë se 198 lekë për litër, ndërsa benzina me 157 lekë për litër.
Çmimet e reja hynë në fuqi më 5 nëntor, në orën 13:45, dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur do të shqyrtohen sërish ndryshimet në treg.
Bordi u ka tërhequr vëmendjen operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë për zbatimin e vendimit, duke paralajmëruar pezullimin e aktivitetit në rast shkeljesh.
Vendimi synon të mbrojë konsumatorët dhe të garantojë konkurrencën e ndershme në tregun e hidrokarbureve.
Ekonomia, “peng” i Tiranës/ Kryeqyteti gjeneroi mbi 80% të rritjes ekonomike në vitin 2024
Ekonomia shqiptare po përqendrohet gjithnjë e më shumë në kryeqytet. Pesha e Tiranës në Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit është rritur nga 44.1% në 46.9%......
Investimet e mëdha të 2027-ës/ Cilat janë kriteret mbi të cilat janë zgjedhur?
Investimet Publike për vitin e ardhshëm janë planifikuar në afro 2 miliardë euro apo 250 milionë euro më shumë se plani i rishikuar i vitit 2026, të cilat do......
Qiratë u rritën mbi 20%/ Por Durrësi dhe Vlora, me kostot më të ulëta të strehimit në Europë
Tregu i qirave në Shqipëri ka shënuar rritje të konsiderueshme gjatë vitit 2025, me disa prej qyteteve kryesore që regjistrojnë ndër ndryshimet më të forta të......
Rajoni, sa larg BE? - Raporti i progresit nxjerr në pah dallime të mëdha mes vendeve
Raporti i fundit i Komisionit Evropian për zgjerimin nxjerr në pah dallime të mëdha në përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Mali i Zi......
Bankat, me tregues pozitivë - Komisioni Evropian vlerëson sektorin bankar në Kosovë
Sektori bankar në Kosovë paraqitet i qëndrueshëm, me tregues pozitivë të kapitalizimit dhe cilësisë së kredive. Ky është vlerësimi i Komisionit Evropian në......
Greqia, rekord çmimesh - Me inflacionin 5.6%, vendi renditet ndër më të shtrenjtët në eurozonë
Greqia po përballet me një valë të re shtrenjtimi, ndërsa inflacioni arriti në 5.6% në tetor, duke e renditur vendin në vendin e tretë në eurozonë, së bashku......
Gara për kreun e BQE - BE synon emërimin e pasuesit të Lagarde në dhjetor
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian synojnë të emërojnë presidentin e ri të Bankës Qendrore Evropiane në samitin e 17 dhe 18 dhjetorit. Lajmi është bërë i ditur......
"Kokën lart" - Kryeministri për progresraportin: Shqipëria vlerësohet më lart se kurrë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të Raportit Vjetor të Progresit nga Komisioni Evropian, duke deklaruar se Shqipëria ka marrë vlerësimin më të......

