Investimet e mëdha të 2027-ës/ Cilat janë kriteret mbi të cilat janë zgjedhur?

Investimet Publike për vitin e ardhshëm janë planifikuar në afro 2 miliardë euro apo 250 milionë euro më shumë se plani i rishikuar i vitit 2026, të cilat do të shkojnë në projekte të rëndësishme rrugore, hekurudhore si dhe ujësjellës-kanalizime.
“Dëshiroj të ritheksoj gjithashtu faktin se shumica dërrmuese e shpenzimeve kapitale për vitin 2027 shkon për financimin e projekteve madhore në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore dhe më konkretisht për projekte, si: Elbasan-Lekaj, By passi i Elbasanit, Zgjerimi i Autostradës Tiranë-Durrës, Rehabilitimi i rrugës dytësore Tiranë-Ndroq-Plepa, Berat–Ballaban, Qendra e Monitorimit të Trafikut, Hekurudha Tiranë - Rinas – Durrës, Hekurudha Vorë - Hani i Hotit, Projektet e nisura në infrastrukturën e ujësjellës-kanalizimeve që kapin vlerën totale prej 14.6 miliardë lekë, Projektet e zhvillimit urban të implementuara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit të financuara me 27.2 miliardë lekë”.
I pyetur nga deputetët për mënyrën se si zgjidhen projektet prioritare për t’u financuar, Ministri Financave, Petrit Malaj ka thënë sqarimet përkatëse.
“Ministria e Financave buxheton vetëm ato projekte të mire përgatitura që përputhen me planet strategjike qoftë në aspektin e sektorëve dhe ndërsektorëve që janë me prioritet por dhe që i janë nënshtruar një procesi të plotë vlerësimi në listën unike të projekteve prioritare.”
Brenda këtij programi përfshihen edhe 14.1 miliardë lekë financime të pritshme mbi bazë projektesh nga Plani i Rritjes i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor. Këto burime do të lidhen me reforma dhe investime konkrete që përshpejtojnë konvergjencën ekonomike dhe sociale me Bashkimin Europian. Ndërsa Fondi i Rindërtimit planifikohet në 2 miliardë lekë, dhe Fondi Rezervë dhe Kontingjenca në 5.8 miliardë lekë.
Qiratë u rritën mbi 20%/ Por Durrësi dhe Vlora, me kostot më të ulëta të strehimit në Europë
Tregu i qirave në Shqipëri ka shënuar rritje të konsiderueshme gjatë vitit 2025, me disa prej qyteteve kryesore që regjistrojnë ndër ndryshimet më të forta të......
Rajoni, sa larg BE? - Raporti i progresit nxjerr në pah dallime të mëdha mes vendeve
Raporti i fundit i Komisionit Evropian për zgjerimin nxjerr në pah dallime të mëdha në përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Mali i Zi......
Bankat, me tregues pozitivë - Komisioni Evropian vlerëson sektorin bankar në Kosovë
Sektori bankar në Kosovë paraqitet i qëndrueshëm, me tregues pozitivë të kapitalizimit dhe cilësisë së kredive. Ky është vlerësimi i Komisionit Evropian në......
Greqia, rekord çmimesh - Me inflacionin 5.6%, vendi renditet ndër më të shtrenjtët në eurozonë
Greqia po përballet me një valë të re shtrenjtimi, ndërsa inflacioni arriti në 5.6% në tetor, duke e renditur vendin në vendin e tretë në eurozonë, së bashku......
Gara për kreun e BQE - BE synon emërimin e pasuesit të Lagarde në dhjetor
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian synojnë të emërojnë presidentin e ri të Bankës Qendrore Evropiane në samitin e 17 dhe 18 dhjetorit. Lajmi është bërë i ditur......
"Kokën lart" - Kryeministri për progresraportin: Shqipëria vlerësohet më lart se kurrë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të Raportit Vjetor të Progresit nga Komisioni Evropian, duke deklaruar se Shqipëria ka marrë vlerësimin më të......
Procedurë e re për patentën - Digjitalizohet kontrolli mjekësor, dokumentet kalojnë online te DPSHTRR
Ndryshon procedura e kontrollit mjekësor për qytetarët që aplikojnë për marrjen ose rinovimin e patentës. Dokumentacioni shëndetësor do të plotësohet dhe......
Rrjet ujësjellësi në Orikum - Projekt për furnizim 24 orë me ujë me fond 7.2 mln lekë
Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Vlorë ka shpallur garën për studimin, projektimin dhe ndërtimin e rrjetit të brendshëm të furnizimit me ujë në Orikum.......

