Procedurë e re për patentën - Digjitalizohet kontrolli mjekësor, dokumentet kalojnë online te DPSHTRR

Ndryshon procedura e kontrollit mjekësor për qytetarët që aplikojnë për marrjen ose rinovimin e patentës. Dokumentacioni shëndetësor do të plotësohet dhe nënshkruhet elektronikisht nga mjekët, ndërsa rezultatet do t’i kalojnë drejtpërdrejt DPSHTRR-së. Dokumenti përfundimtar do t’i dërgohet qytetarit përmes e-Albania.
Sipas procedurës së re, qytetari do të paraqitet fillimisht te mjeku i familjes, i cili shqyrton kartelën shëndetësore dhe dokumentacionin përkatës. Më pas, aplikanti do të kryejë kontrollet te specialistët e shikimit dhe dëgjimit, të cilët plotësojnë elektronikisht certifikatën mjekësore.
Nëse gjatë kontrolleve evidentohen probleme shëndetësore ose dyshime për aftësinë fizike dhe psikike të drejtuesit, qytetari mund të referohet pranë Komisionit Mjekësor. Ky i fundit vendos nëse personi është i aftë për drejtimin e automjetit, i aftë me kufizime apo i paaftë. Udhëzimi përcakton gjithashtu se një sëmundje e kaluar dhe e shëruar nuk do të sjellë automatikisht kufizim të vlefshmërisë së patentës. Vlerësimi do të bazohet në gjendjen aktuale shëndetësore.
Pas përfundimit të kontrollit, dokumentacioni do të kalojë elektronikisht te DPSHTRR-ja, ndërsa qytetari do ta marrë përmes e-Albania. Tarifat nuk ndryshojnë. Procedura e re do të nisë pas aktivizimit të sistemeve elektronike, ndërsa deri atëherë do të vijojë zbatimi i udhëzimit të vitit 2015.
Rrjet ujësjellësi në Orikum - Projekt për furnizim 24 orë me ujë me fond 7.2 mln lekë
Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Vlorë ka shpallur garën për studimin, projektimin dhe ndërtimin e rrjetit të brendshëm të furnizimit me ujë në Orikum.......
Progres në energji e transport - Raporti i Komisionit Evropian kërkon përshpejtim të reformave
Shqipëria ka shënuar përparim në sektorin e energjisë, veçanërisht në zhvillimin e tregut të brendshëm të energjisë elektrike, por vijon të përballet me sfida......
Rreth 149 mln lekë për digat - Projektbuxheti 2027, përparësi investimeve në proces
Rreth 142 mln lekë parashikohen për digat në bashki gjatë vitit 2027, sipas tabelës së investimeve që shoqëron projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Krahasuar......
Mbi 4629 vetëprodhues të energjisë, OSSH: Kapaciteti i instaluar ka arritur në 320 megavat
Prodhimi i energjisë elektrike për nevoja vetjake po njeh një zgjerim të shpejtë në Shqipëri. Gjithnjë e më shumë familje, biznese dhe institucione po......
Buka me drithëra vendase/ Kola: Rrit të mbjellat dhe aplikimin e bujqësisë rigjenerative
Buka është një nga ushqimet më të konsumuara në tryezat shqiptare, por mënyra e përpunimit të drithërave ndikon drejtpërdrejt në vlerat e saj ushqyese. Ndryshe......
Investimet e huaja direkte - Xhepa: Kapitali të orientohet drejt prodhimit, jo vetëm pasurive të paluajtshme
Shqipëria renditet e dyta në Ballkanin Perëndimor, pas Serbisë, për vëllimin e investimeve të huaja direkte, por përqendrimi i tyre në pasuri të paluajtshme......
Rama për progresraportin: Shqipëria vlerësohet më lart se kurrë nga KE
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të Raportit Vjetor të Progresit nga Komisioni Evropian, duke e cilësuar vlerësimin për Shqipërinë si më të......
Shqipëria përparon drejt BE - Progres raporti: Synohet mbyllja e të gjithë kapitujve deri në fund të vitit 2027
Komisioni Evropian ka publikuar sot raportin e progresit për vendet kandidate, që synojnë anëtarësimin në BE. Në raportin për Shqipërinë, nënvizohet se vendi......

