Shqipëria Postuar më 4 November 2026, 14:30

Rama për progresraportin: Shqipëria vlerësohet më lart se kurrë nga KE

Nga Edel Strazimiri

Rama për progresraportin: Shqipëria vlerësohet më lart se

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të Raportit Vjetor të Progresit nga Komisioni Evropian, duke e cilësuar vlerësimin për Shqipërinë si më të lartin e arritur deri më tani. Në një reagim në platformën X, Rama e konsideroi raportin një tjetër hap përpara drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kreu i qeverisë theksoi se, pavarësisht vlerësimit pozitiv, vendi ka ende shumë detyra për të përmbushur, ndërsa afatet e negociatave po ngushtohen. Ai nënvizoi se progresi në procesin e integrimit nuk i zbeh problematikat e përditshme të vendit, për të cilat tha se qeveria do të vijojë të ketë vëmendje.

Sipas Ramës, vlerësimi i Komisionit Evropian duhet të shërbejë si motivim për të përshpejtuar reformat dhe për të përmirësuar më tej punën e institucioneve. Ai u shpreh se momenti aktual është optimal për integrimin, pasi dera e Bashkimit Evropian është e hapur dhe mundësia e anëtarësimit është më konkrete se më parë.

Në fund të reagimit, kryeministri bëri thirrje për kapërcimin e ndasive politike dhe përqendrimin te objektivi i përbashkët i integrimit evropian.
 
 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat