Ulja e çmimeve, si do monitorohet? - Malaj: Po diskutojmë ngritjen e bordit të përhershëm të transparencës

Ulja e TVSH-së nga 20% në 6% për ushqimet pritet të sjellë një përfitim neto për familjet shqiptare në të gjitha fashat e të ardhurave. Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Komisionin e Ekonomisë, Ministri i Financave, Petrit Malaj theksoi se është bërë një simulim i efekteve që do të ketë reduktimi i TVSH-së për shportën ushqimore si dhe rritja e TVSH-së së përgjithshme në 21%, sipas metodave të FMN.
“Simulimi për uljen e TVSH është bërë sipas metodave të FMN. Simulimi parashikon jo vetëm uljen por edhe rritjen nga 20 në 21 për qind dhe ky simulim rezulton me një përfitim neto për familjet me të gjitha fashat e të ardhurave, por përfitimet me të mëdha i kanë familjet më të ardhura të ulëta”.
Për t’u siguruar se ulja e TVSH-së apo e heqja e taksës së qarkullimit do të reflektohet siç duhet tek konsumatorët, Ministri theksoi se po diskutohet të ngrihet një bord transparence i përhershëm.
“Përsa i përket reflektimit të plotë tek çmimet për uljen e TVSH po punojmë për të përcaktuar mekanizma të caktuara që të ketë reflektim te plotë. Mekanizmi i parë është monitorimi i tregjeve oligopol që do të ketë për reflektimin e taksës së qarkullimit dhe po diskutohet nëse do të ketë një bord transparence permanent, për të monitoruar çmimet. Po shohim dhe mundësinë e teknologjisë së informacionit “price watch” për të parë si ndërtohet çmimi”.
Ministri Malaj u ndal edhe tek ulja e pragut të TVSH për bizneset në 50 milionë lekë, iniciativë e cila prek 18 mijë biznese në vend, ku theksoi se ishte rekomandim i FMN pasi aplikonim normën me të lartë.
Pagesat, më të sigurta - Projektligji i ri mbron transfertat e nisura para falimentimit të një banke
Pagesat financiare do të kenë më shumë garanci ligjore, edhe në rast se një bankë apo institucion tjetër pjesëmarrës në sistem falimenton. Ky është një nga......
Kapitali grek humbet terren/ Holanda kryeson, Bullgaria dhe Zvicra fitojnë më shumë peshë
Harta e investimeve të huaja në Shqipëri ka ndryshuar ndjeshëm gjatë dekadës së fundit. Greqia, dikur investitorja më e madhe në vend, ka humbur pozicionin......
Shkurtime në arsim - Italia ul mijëra vende pune në shkolla. Shkak, rënia e lindjeve
Italia po shkurton numrin e mësuesve dhe punonjësve të tjerë në shkolla, ndërsa rënia e lindshmërisë po pakëson numrin e nxënësve. Masat e qeverisë kanë......
Tregjet rajonale, në fokus/ Çfarë po i pengon bizneset shqiptare të zgjerohen në rajon?
Zgjerimi i aktivitetit të bizneseve shqiptare në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor duket se lidhet ngushtë me përmirësimin e infrastrukturës, lehtësimin......
Pushteti vendor, 114.6 miliardë lekë buxhet në vitin 2027/ Rritje e transfertave për bashkitë
Mbështetja financiare për pushtetin vendor është një tjetër komponent i rëndësishëm i projektbuxhetit të vitit 2027. Buxheti vendor parashikohet në 114.6......
Pagesat e shpejta, sa kursejmë? - Sejko: Rreth 1.5% të PBB, ndërsa zëvendësimi i parasë fizike rreth 1 miliardë lekë në vit
Zhvillimi i pagesave të menjëhershme përmes projektit TIPS Clone pritet të sjellë rreth 38.7 miliardë kursime në vit. Kështu është shprehur Guvernatori i......
Pensione përjetë - Britania ndryshon skemën private, përfitojnë 17 milionë punonjës
Britania e Madhe po planifikon të ndryshojë mënyrën se si qytetarët përfitojnë nga pensionet private, duke vendosur si alternativë standarde një të ardhur të......
Trump fajëson Iranin - Presidenti pranon ndikimin e luftës në humbjen e republikanëve
Presidenti amerikan Donald Trump ka pranuar se lufta me Iranin ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, ku republikanët pësuan humbje,......

