Pagesat, më të sigurta - Projektligji i ri mbron transfertat e nisura para falimentimit të një banke

Pagesat financiare do të kenë më shumë garanci ligjore, edhe në rast se një bankë apo institucion tjetër pjesëmarrës në sistem falimenton. Ky është një nga ndryshimet kryesore që parashikon projektligji i ri për sistemin e pagesave dhe kolateralin financiar, i cili synon të shmangë bllokimin apo anulimin e transfertave të nisura përpara hapjes së procedurave të falimentimit.
Nëse një bankë apo institucion pjesëmarrës në sistem shpallet i paaftë për të paguar, transfertat që kanë hyrë në sistem përpara hapjes së procedurës së falimentimit do të mbeten të vlefshme dhe nuk mund të anulohen. Kjo do të thotë se problemet financiare të një institucioni nuk duhet të bllokojnë pagesat që janë futur tashmë në sistem dhe as të krijojnë pasiguri për institucionet e tjera.
Një nga ndryshimet kryesore lidhet me forcimin e rolit të Bankës së Shqipërisë. Sipas projektligjit, asnjë sistem pagesash nuk mund të operojë pa licencimin ose miratimin e saj. Banka Qendrore do të ketë më shumë kompetenca për të kontrolluar operatorët, për të vendosur standarde dhe për të marrë masa në rast shkeljesh. Për operatorët që nuk respektojnë kërkesat parashikohen edhe gjoba nga 500 mijë deri në 3 milionë lekë, si dhe pezullimi apo revokimi i licencës në rastet e përsëritjes së shkeljeve.
Projektligji parashikon gjithashtu rregulla më të qarta për kolateralin financiar, pra pasuritë që një bankë apo institucion financiar vendos si garanci për të siguruar një detyrim. Në këtë kategori përfshihen paratë, instrumentet financiare dhe pretendimet që rrjedhin nga kreditë.
Në rast se detyrimi nuk përmbushet, pala që ka marrë kolateralin do të ketë mundësi ta shesë, ta përdorë ose të kompensojë vlerën e tij për të shlyer detyrimin, sipas kushteve të marrëveshjes. Në disa raste, kjo mund të bëhet pa qenë e nevojshme të merret paraprakisht miratimi i gjykatës. Parashikohen gjithashtu rregulla për përparësinë e këtyre garancive ndaj kreditorëve të tjerë.
Një tjetër ndryshim është krijimi i Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave, i cili do të ndihmojë në koordinimin e institucioneve dhe në përmirësimin e funksionimit të këtij tregu.
Kapitali grek humbet terren/ Holanda kryeson, Bullgaria dhe Zvicra fitojnë më shumë peshë
Harta e investimeve të huaja në Shqipëri ka ndryshuar ndjeshëm gjatë dekadës së fundit. Greqia, dikur investitorja më e madhe në vend, ka humbur pozicionin......
Shkurtime në arsim - Italia ul mijëra vende pune në shkolla. Shkak, rënia e lindjeve
Italia po shkurton numrin e mësuesve dhe punonjësve të tjerë në shkolla, ndërsa rënia e lindshmërisë po pakëson numrin e nxënësve. Masat e qeverisë kanë......
Tregjet rajonale, në fokus/ Çfarë po i pengon bizneset shqiptare të zgjerohen në rajon?
Zgjerimi i aktivitetit të bizneseve shqiptare në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor duket se lidhet ngushtë me përmirësimin e infrastrukturës, lehtësimin......
Pushteti vendor, 114.6 miliardë lekë buxhet në vitin 2027/ Rritje e transfertave për bashkitë
Mbështetja financiare për pushtetin vendor është një tjetër komponent i rëndësishëm i projektbuxhetit të vitit 2027. Buxheti vendor parashikohet në 114.6......
Pagesat e shpejta, sa kursejmë? - Sejko: Rreth 1.5% të PBB, ndërsa zëvendësimi i parasë fizike rreth 1 miliardë lekë në vit
Zhvillimi i pagesave të menjëhershme përmes projektit TIPS Clone pritet të sjellë rreth 38.7 miliardë kursime në vit. Kështu është shprehur Guvernatori i......
Pensione përjetë - Britania ndryshon skemën private, përfitojnë 17 milionë punonjës
Britania e Madhe po planifikon të ndryshojë mënyrën se si qytetarët përfitojnë nga pensionet private, duke vendosur si alternativë standarde një të ardhur të......
Trump fajëson Iranin - Presidenti pranon ndikimin e luftës në humbjen e republikanëve
Presidenti amerikan Donald Trump ka pranuar se lufta me Iranin ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, ku republikanët pësuan humbje,......
Goditje për Republikanët - Demokratët marrin Kongresin, votuesit ndëshkojnë politikat e Trump
Demokratët kanë siguruar kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, duke shënuar fitore të rëndësishme edhe në......

