Shkurtime në arsim - Italia ul mijëra vende pune në shkolla. Shkak, rënia e lindjeve

Italia po shkurton numrin e mësuesve dhe punonjësve të tjerë në shkolla, ndërsa rënia e lindshmërisë po pakëson numrin e nxënësve. Masat e qeverisë kanë shkaktuar reagime dhe protesta nga sindikatat, drejtuesit e shkollave dhe opozita, të cilët paralajmërojnë për dobësimin e sistemit arsimor publik.
Sipas projektbuxhetit për vitin 2027, duke nisur nga viti shkollor 2027-2028, numri i mësuesve do të reduktohet me 4,925 vende pune, ndërsa stafi jo-mësimor me 2,049 vende. Gjithashtu, qeveria do të kufizojë në 75% zëvendësimin e punonjësve që dalin në pension, duke synuar kursime prej 336 milionë eurosh gjatë dy viteve.
Këto masa i shtohen shkurtimeve të mëparshme të miratuara në buxhetin e vitit 2025, që parashikuan reduktimin e 5,660 vendeve për mësues dhe 2,174 vendeve për personelin jo-mësimor.
Kriza demografike po reflektohet drejtpërdrejt në shkolla. Numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm ka rënë nga 8.4 milionë në vitin shkollor 2017-2018, në 7.7 milionë në vitin 2024-2025.
Sindikatat argumentojnë se ulja e numrit të nxënësve duhet të shfrytëzohet për të zvogëluar klasat dhe për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies, dhe jo për të shkurtuar stafin. Sipas tyre, reduktimi i personelit rrezikon të thellojë problemet ekzistuese, përfshirë punësimin e pasigurt në sektorin e arsimit.
Ndërkohë, qeveria e Giorgia Melonit përballet me kufizime buxhetore, presionin e kostove të energjisë dhe një ekonomi me rritje të ngadaltë. Inflacioni në Itali arriti në 5.6% në tetor, duke shtuar vështirësitë ekonomike për familjet dhe institucionet publike.
Pakënaqësia ndaj politikave ekonomike dhe financimit të arsimit ka nxitur protesta në rrugë, ku një pjesë e studentëve kërkojnë më shumë investime në shkolla dhe universitete.
Tregjet rajonale, në fokus/ Çfarë po i pengon bizneset shqiptare të zgjerohen në rajon?
Zgjerimi i aktivitetit të bizneseve shqiptare në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor duket se lidhet ngushtë me përmirësimin e infrastrukturës, lehtësimin......
Pushteti vendor, 114.6 miliardë lekë buxhet në vitin 2027/ Rritje e transfertave për bashkitë
Mbështetja financiare për pushtetin vendor është një tjetër komponent i rëndësishëm i projektbuxhetit të vitit 2027. Buxheti vendor parashikohet në 114.6......
Pagesat e shpejta, sa kursejmë? - Sejko: Rreth 1.5% të PBB, ndërsa zëvendësimi i parasë fizike rreth 1 miliardë lekë në vit
Zhvillimi i pagesave të menjëhershme përmes projektit TIPS Clone pritet të sjellë rreth 38.7 miliardë kursime në vit. Kështu është shprehur Guvernatori i......
Pensione përjetë - Britania ndryshon skemën private, përfitojnë 17 milionë punonjës
Britania e Madhe po planifikon të ndryshojë mënyrën se si qytetarët përfitojnë nga pensionet private, duke vendosur si alternativë standarde një të ardhur të......
Trump fajëson Iranin - Presidenti pranon ndikimin e luftës në humbjen e republikanëve
Presidenti amerikan Donald Trump ka pranuar se lufta me Iranin ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, ku republikanët pësuan humbje,......
Goditje për Republikanët - Demokratët marrin Kongresin, votuesit ndëshkojnë politikat e Trump
Demokratët kanë siguruar kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, duke shënuar fitore të rëndësishme edhe në......
Investim në rrugët e Përmetit - Ndërhyrje në gjashtë akse rrugore me fond 30 mln lekë
Bashkia e Përmetit ka shpallur hapjen e garës për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në territorin e saj. Fondi limit i parashikuar për këtë investim......
24 orë ujë në 2029-ën - Projektbuxheti / Për vitin 2027 synohen 22 orë furnizim në ditë, humbjet në rrjet në 57%
Mesatarisht 22 orë furnizim me ujë të pijshëm në ditë dhe humbje në rrjet në nivelin 57%. Këto janë objektivat e parashikuara për vitin 2027 në relacionin......

