Pagesat e shpejta, sa kursejmë? - Sejko: Rreth 1.5% të PBB, ndërsa zëvendësimi i parasë fizike rreth 1 miliardë lekë në vit

Zhvillimi i pagesave të menjëhershme përmes projektit TIPS Clone pritet të sjellë rreth 38.7 miliardë kursime në vit. Kështu është shprehur Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko gjatë Konferencës së 8-të Ndërkombëtare të Skemave Rajonale të Kartave dhe Infrastrukturave të Tregut Financiar për Pagesat me Vlerë të Vogël.
Transaksionet e para përmes sistemit të pagesave të shpejta (instant payment), pritet të nisin gjatë këtij muaji. Për qytetarët, kjo nënkupton disponueshmëri të menjëhershme të parave, për bizneset, arkëtime më të shpejta dhe administrim më efikas të likuiditetit tha Sejko.
“Lidhur me përfitimet ekonomike të TIPS Clone, sipas një studimi të përbashkët të Bankës Botërore dhe Bankës së Shqipërisë, përdorimi i pagesave elektronike, i mbështetur nga infrastruktura e pagesave të menjëhershme, mund të gjenerojë deri në 38.7 miliardë lekë kursime në vit, ose rreth 1.5% të PBB-së. Ndërkohë, zëvendësimi i gjysmës së pagesave të faturave me para në dorë me pagesa elektronike mund t’u kursejë konsumatorëve mbi 500 milionë lekë dhe bizneseve rreth 1 miliard lekë në vit”, tha Guvernatori.
Modernizimi i pagesave i shërben drejtpërdrejt edhe formalizimit të ekonomisë. Transaksionet elektronike e bëjnë më të dokumentueshëm aktivitetin e biznesit dhe ndihmojnë në krijimin e një historiku financiar më të besueshëm. Kjo mund të lehtësojë vlerësimin e aftësisë paguese dhe aksesin në kredi, veçanërisht për ndërmarrjet e vogla.
“Në këtë kuadër, edhe qeveria shqiptare ka ndërmarrë nisma si “Shqipëria Cashless”, që synon zgjerimin e pagesave digjitale dhe reduktimin e përdorimit të parasë fizike. Zgjerimi i pajisjes së pikave të shitjes me terminale POS/POI, fiskalizimi dhe faturimi elektronik janë masa plotësuese që mbështesin transparencën dhe formalizimin e aktivitetit ekonomik. Suksesi i tyre kërkon që detyrimet të shoqërohen me shërbime të thjeshta, kosto të përballueshme dhe informim të qartë për bizneset e qytetarët”, u shpreh Sejko.
Dëshmi e kësaj është gjithashtu numri i pagesave digjitale për frymë, i cili ka arritur në 29 në vit, krahasuar me 5 një dekadë më parë, ndërsa ritmi i rritjes së tyre është rreth 25% në vit tha Guvernatori.
Pensione përjetë - Britania ndryshon skemën private, përfitojnë 17 milionë punonjës
Britania e Madhe po planifikon të ndryshojë mënyrën se si qytetarët përfitojnë nga pensionet private, duke vendosur si alternativë standarde një të ardhur të......
Trump fajëson Iranin - Presidenti pranon ndikimin e luftës në humbjen e republikanëve
Presidenti amerikan Donald Trump ka pranuar se lufta me Iranin ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, ku republikanët pësuan humbje,......
Goditje për Republikanët - Demokratët marrin Kongresin, votuesit ndëshkojnë politikat e Trump
Demokratët kanë siguruar kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, duke shënuar fitore të rëndësishme edhe në......
Investim në rrugët e Përmetit - Ndërhyrje në gjashtë akse rrugore me fond 30 mln lekë
Bashkia e Përmetit ka shpallur hapjen e garës për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në territorin e saj. Fondi limit i parashikuar për këtë investim......
24 orë ujë në 2029-ën - Projektbuxheti / Për vitin 2027 synohen 22 orë furnizim në ditë, humbjet në rrjet në 57%
Mesatarisht 22 orë furnizim me ujë të pijshëm në ditë dhe humbje në rrjet në nivelin 57%. Këto janë objektivat e parashikuara për vitin 2027 në relacionin......
Takimi Edi Rama-Mark Rutte, rikonfirmohet mbajtja e Samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë
Kryeministri Edi Rama ka patur sot një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në fokus të të cilit ishin sfidat aktuale të sigurisë......
Çelet Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, pjesëmarrëse mbi 300 kompani vendase dhe të huaja
Është çelur Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, i organizuar për të 32-tin vit radhazi nga gjigandi i panaireve Klik Ekspo Group. TIF 32 mbledh mbi 300 kompani......
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.5%
Në mbledhjen e datës 3 nëntor 2026, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi që norma bazë e interesit të mbetet e pandryshuar në nivelin 2.5%, si......

