24 orë ujë në 2029-ën - Projektbuxheti / Për vitin 2027 synohen 22 orë furnizim në ditë, humbjet në rrjet në 57%

Mesatarisht 22 orë furnizim me ujë të pijshëm në ditë dhe humbje në rrjet në nivelin 57%. Këto janë objektivat e parashikuara për vitin 2027 në relacionin shoqërues të projektbuxhetit, për programin “Furnizimi me Ujë dhe Kanalizime”. Për periudhën afatmesme, relacioni vendos si objektiv furnizimin mesatar me ujë për 24 orë në ditë deri në vitin 2029 dhe uljen e humbjeve në 50%.
Për zonat bregdetare, furnizimi synohet të arrijë mesatarisht në 21 orë në ditë vitin që vjen, me rritje në 23 orë/ditë në vitin 2029. Për 2027-ën, mbulimi me shërbimin e ujit të pijshëm parashikohet në 96% në zonat urbane dhe 70% në ato rurale, ku aksesi mbetet ndjeshëm më i kufizuar.
Diferenca është edhe më e thellë për kanalizimet. Për vitin e ardhshëm, objektivi i mbulimit është 87% në zonat urbane dhe vetëm 20% në zonat rurale. Ndërsa mbulimi me shërbimin e impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura synohet të jetë në nivelin 20%.
Paralelisht, të ardhurat e shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve parashikohet të mbulojnë 80% të kostove. Ky objektiv tregon se sektori ende nuk synon të arrijë mbulimin e plotë të tyre gjatë vitit të ardhshëm.
Për realizimin e ndërhyrjeve, mbështetja buxhetore për sektorin parashikohet të arrijë në 14.57 mld lekë, nga 14.36 mld lekë të planifikuara për vitin 2026. Kjo rritje e lehtë mbështetet te shtimi i financimit të huaj, ndërsa fondet e brendshme për investime pësojnë ulje.
Fondet do të mbështesin vijimin e punimeve për rehabilitimin e rrjeteve, ndërtimin e linjave të reja, depove dhe impianteve të pompimit. Në listën e vitit 2027 janë përfshirë një sërë projektesh të reja për ujësjellës dhe kanalizime, me financim të planifikuar prej 3.48 mld lekësh.
Takimi Edi Rama-Mark Rutte, rikonfirmohet mbajtja e Samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë
Kryeministri Edi Rama ka patur sot një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në fokus të të cilit ishin sfidat aktuale të sigurisë......
Çelet Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, pjesëmarrëse mbi 300 kompani vendase dhe të huaja
Është çelur Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, i organizuar për të 32-tin vit radhazi nga gjigandi i panaireve Klik Ekspo Group. TIF 32 mbledh mbi 300 kompani......
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.5%
Në mbledhjen e datës 3 nëntor 2026, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi që norma bazë e interesit të mbetet e pandryshuar në nivelin 2.5%, si......
Urgjenca, objektivi 12 minuta/ Si krahasohet Shqipëria me përvojën europiane?
Tre minuta më pak pritje për ambulancën. Ky është objektivi i qeverisë për shërbimin e urgjencës mjekësore gjatë tre viteve të ardhshme, ndërkohë që......
Investimet rrugore për 2027 / Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit
Ministri I Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka prezantuar në komisionin parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e......
Siguria kibernetike - 72 biznese në Shqipëri, 28 u regjistruan vitin e fundit
Siguria kibernetike po merr një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, në kushtet e zgjerimit të shërbimeve digjitale dhe......
“Po punojmë fort për BE” - Rama: Duhet ta bëjmë për hir tonë dhe për hir të fëmijëve tanë
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në samitin e Euronews për Zgjerimin në Bruksel. Gjatë një interviste, Rama u shpreh se, synimi i Shqipërisë është të......
1 miliard lekë për bazën e NATO/ Porto-Romano, ndërtimi i infrastrukturës parashikohet të shtrihet në tre vite
Shqipëria parashikon të investojë rreth 1 miliardë lekë për ndërtimin e infrastrukturës së bazës detare të NATO-s në Porto-Romano. Në projektbuxhetin për......

