Investimet rrugore për 2027 / Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit
Ministri I Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka prezantuar në komisionin parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm projektbuxhetin e vitit 2027 për sektorin.
“Do ndalesha te projektet e reja me financim të brendshëm për vitin 2027, ku prioritet do kenë Elbasan-Qafë Thanë, segmenti Ura e Grykshit-Peqin, fazat e reja të Tiranë-Durrës, viimi i aksit Kombinat-Ndroq-Plepa, qendra monitorimit të trafikut si dhe ndërhyrjet për stabilizimin e aksit Librazhd-Qafë Thanë. Ky portofol synon të rrisë lidhshmërinë ndërmjet qendrave ekonomike, të përmirësojë standardin dhe sigurinë në rrjetin kombëtar dhe të krijojë vlerësim fizike ndërmjet investimeve ekzistuese dhe atyre të reja.
Për sa i përket projekteve të reja për vitin 2028, kemi përsëri vazhdimin e zgjerimit të superstradës Tiranë-Durrës, rrugët lidhëse Tiranë-Elbasan me korridorin 8, faza e tretë, apo siç njihet ndryshe by-passi i Elbasanit, pra vazhdojmë përsëri me projektin me financim të brendshëm për sa i përket by-passit të Elbasanit, hyrja verilindore e Tiranës, apo rruga lidhëse ndërmjet daljes nga Tirana me rrugën e Arbërit, ndërtimi i rrugës hyrëse veriore që anashkalon Kamzën, duke lidhur autostradat e veriut drejtpërdrejtë me unazën e re të Tiranës, qendra monitorimit të trafikut, studim projektime e tjerë.
Ndërsa në fazën vijuese kemi, rrugën poshtë aksit të ri Berat-Skrapar,si dhe faza e 10 e zgjerimit të Tiranë-Durrës. Në qoftë se do shikonim prej buxhetit afatmesëm, në programin e transportit rrugor do ndalesha në faktin që ky program buxheton plotësisht zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës, deri në fazën e 10 të tij të zhvillimit, që çon deri te ura e Dajlanit në Durrës.
Kemi financim dhe angazhim buxhetor për vazhdimin e bypassit të Elbasanit. Dua të theksoj faktin që ishte një angazhim i qeverisë për të marrë financim të huaj për bypassin e Elbasanit. Patjetër, për shkak edhe e shqetësimeve të krijuara në trafikun, aty ku mbaron sot Tiranë-Elbasan, tashmë është angazhimi i buxhetit të shtetit për të vazhduar me fondet e brendshme buxhetore për financimin e bypassit të Elbasanit, sipas fazave përkatëse të financuara në këtë PBB.
Për sa i përket shpenzimeve kapitale me financim të huaj, kemi vijueshmërinë dhe përmbylljen e projektit për përmirësimin dhe rehabilitimin e urave të qendrueshme, poshtë për mbylljen e segmentit rrugor Qukës-Qafë Plloçë, si dhe në politikat e reja, të cilat pritet të fillojnë në vitin 2027, janë ndërtimi i rrugor i bypassit të Tiranës.
Bypass i Tiranës tashmë është financuar pjesa e parë, që është rreth 10 km nga buxheti i shtetit, e cila është duke u zhvilluar aktualisht dhe punimet kanë nisur mirë. Ndërkohë, vijimi i bypassit të Tiranës është angazhuar me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dhe pritet finalizimi i marrëveshjes së financimit pranë këtij viti”, tha Karakaçi.
Siguria kibernetike - 72 biznese në Shqipëri, 28 u regjistruan vitin e fundit
Siguria kibernetike po merr një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, në kushtet e zgjerimit të shërbimeve digjitale dhe......
“Po punojmë fort për BE” - Rama: Duhet ta bëjmë për hir tonë dhe për hir të fëmijëve tanë
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në samitin e Euronews për Zgjerimin në Bruksel. Gjatë një interviste, Rama u shpreh se, synimi i Shqipërisë është të......
1 miliard lekë për bazën e NATO/ Porto-Romano, ndërtimi i infrastrukturës parashikohet të shtrihet në tre vite
Shqipëria parashikon të investojë rreth 1 miliardë lekë për ndërtimin e infrastrukturës së bazës detare të NATO-s në Porto-Romano. Në projektbuxhetin për......
1.25 mld lekë për universitetet - Kumbaro: Bursa deri në 25 mijë lekë, mbështetje edhe në Master
Mbështetja e studentëve mbetet prioritet i projektbuxhetit të Ministrisë së Arsimit. Kështu u shpreh ministrja Mirela Kumbaro gjatë prezantimit të......
Shqipëria, buxhetin më të madh - Krahasimi i financave publike për banorë në rajon
Shqipëria ka projektbuxhetin më të lartë për vitin 2027 krahasuar me Kosovën, Maqedoninë e Veriut e Malin e Zi. Sipas të dhënave në projektbuxhetet për vitin......
Britania shtrëngon rregullat - Emigrantët do të presin deri në 10 vjet për qëndrim të përhershëm
Qeveria britanike ka prezantuar rregulla më të rrepta për emigrantët që synojnë të vendosen përgjithmonë në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas modelit të ri,......
Sëmundjet, zbulim me IA - Parashikohen 150 mln lekë investime deri në 2029
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, digjitalizimi i pushtetit vendor dhe modernizimi i sistemeve të drejtësisë janë disa nga drejtimet ku do të fokusohen......
Çmimet rriten mbi 6%/ Shqipëria mbetet ndër vendet me banesat më të lira në Europë
Tregu shqiptar i pasurive të paluajtshme vijon të pozicionohet ndër më të përballueshmit në Europë për sa i përket çmimeve mesatare të banesave, por kjo nuk e......

