1.25 mld lekë për universitetet - Kumbaro: Bursa deri në 25 mijë lekë, mbështetje edhe në Master

Mbështetja e studentëve mbetet prioritet i projektbuxhetit të Ministrisë së Arsimit. Kështu u shpreh ministrja Mirela Kumbaro gjatë prezantimit të projektbuxhetit në komisionin për edukimin, Shkencën dhe Sportet.
"Arsimi i lartë merr rritjen më të madhe në vlerë në buxhetin e vitit 2027 të Ministrisë së Arsimit, me shtesë +1,25 miliard lekë më shumë, kryesisht për paketën e mbështjetjes studentore, ku shtojmë mbështetjen direkte për studentët me nevoja sociale, rrisim bursat që ata marrin duke shtuar edhe një bonus qiraje ose një shtese brenda pagesës së përmuajshme që janë të lirë ta përdorin për çfarë kanë më së shumti nevojë, nga 10 000 lekë të reja në muaj në 25 000 lekë të reja në muaj",- theksoi ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro.
Kumbaro theksoi se Buxheti 2027 forcon mbështetjen për studentët, duke rritur bursat deri në 25 mijë lekë në muaj. Për herë të parë zgjerohet skema e mbështetetjes për studentët në degët prioritare edhe në ciklin e dytë të programeve master dhe gjithashtu rritet financimi për përmirësimin e kushteve të akomodimit studentët në konviktet universitare.
"Në vitin 2027, me shtimin e buxhetit për arsimin e lartë, sigurohen: Rritja e bursës për studentët nga familjet në nevojë, e cila rritet nga 10.000 në 25.000 lekë në muaj, pra rreth 275 euro, dhe për herë të parë vijon edhe gjatë studimeve Master. Kjo paketë mbështetje suporton mbi 11,500 studentë në tri kategori.
5.900 studentë nga familjet në nevojë marrin 25.000 lekë në muaj; 5.500 studentë me notë mesatare 9–10 marrin 10.000 lekë, dhe 177 studentë të programeve me përparësi kombëtare marrin 50.000 lekë në muaj, me një ndryshim thelbësor sepse tanimë skema e mbështetjes financiare edhe për studentët e programeve prioritare, zgjerohet edhe në ciklin master. Gjithashtu, parashikohen fonde në formën e grantit për akomodimin e studentëve në “Shoqëritë e Trajtimit të Studentëve” në Tiranë dhe në qytete të tjera universitare, në vlerën 375 milion lekë”, tha Kumbaro.
Projektbuxheti parashikon gjithashtu 375 milionë lekë grante për akomodimin e studentëve në konvikte, nga të cilat pritet të përfitojnë 7 mijë deri në 7 500 studentë. Së bashku me të ardhurat nga tarifat dhe kontributet e pushtetit vendor, financimi total për akomodimin arrin në rreth 900 milionë lekë në vit. Fondet synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës në rezidencat studentore të Tiranës, Kamzës dhe qyteteve të tjera universitare.
Shqipëria, buxhetin më të madh - Krahasimi i financave publike për banorë në rajon
Shqipëria ka projektbuxhetin më të lartë për vitin 2027 krahasuar me Kosovën, Maqedoninë e Veriut e Malin e Zi. Sipas të dhënave në projektbuxhetet për vitin......
Britania shtrëngon rregullat - Emigrantët do të presin deri në 10 vjet për qëndrim të përhershëm
Qeveria britanike ka prezantuar rregulla më të rrepta për emigrantët që synojnë të vendosen përgjithmonë në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas modelit të ri,......
Sëmundjet, zbulim me IA - Parashikohen 150 mln lekë investime deri në 2029
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, digjitalizimi i pushtetit vendor dhe modernizimi i sistemeve të drejtësisë janë disa nga drejtimet ku do të fokusohen......
Çmimet rriten mbi 6%/ Shqipëria mbetet ndër vendet me banesat më të lira në Europë
Tregu shqiptar i pasurive të paluajtshme vijon të pozicionohet ndër më të përballueshmit në Europë për sa i përket çmimeve mesatare të banesave, por kjo nuk e......
SICRED sjell sigurimet online - Policat blihen në pak minuta
Nga pagesat me kartë te blerjet, rezervimet dhe shërbimet e ndryshme, teknologjia ka ndryshuar mënyrën se si konsumatorët ndërveprojnë me bizneset. Në një......
Sa ulen çmimet e ushqimeve? - Lista e produkteve që preken. Nga mishi, tek peshku, vezët e bulmeti
Duke nisur nga 1 janari 2027, 54 produkte kryesore të shportës ushqimore pritet të kushtojnë më pak për konsumatorët shqiptarë. Qeveria ka propozuar uljen e......
Energjia merr “hov”/ Bashkë me “real estate” dhe transportin shënojnë rritjen më të madhe të huave
Kredia e re për bizneset private u tkurr në shtator, duke ndërprerë ritmin më të fortë të financimit të regjistruar në disa sektorë gjatë muajve të mëparshëm.......
Gara për kreun e BQE - Eurozona kërkon pasuesin e Lagarde, afati deri më 6 nëntor
Bashkimi Evropian ka nisur procedurën për zgjedhjen e presidentit të ri të Bankës Qendrore Evropiane, pas njoftimit për largimin e Christine Lagarde nga......

