Shqipëria, buxhetin më të madh - Krahasimi i financave publike për banorë në rajon

Shqipëria ka projektbuxhetin më të lartë për vitin 2027 krahasuar me Kosovën, Maqedoninë e Veriut e Malin e Zi. Sipas të dhënave në projektbuxhetet për vitin e ardhshëm, Shqipëria ka planifikuar shpenzime prej rreth 10.7 miliardë euro, Maqedonia e Veriut 7.22 miliardë euro, ndërsa Kosova 4.27 miliardë euro.
Krahasimi tregon dallime të konsiderueshme në madhësinë e buxheteve të këtyre 3 vendeve, të cilat kanë edhe numër të ndryshëm banorësh. Kosova, me rreth 1.59 milionë banorë, ka projektbuxhet prej 4.27 miliardë euro për vitin 2027. Bazuar në këto shifra, shpenzimet e planifikuara buxhetore arrijnë në rreth 2,686 euro për banor.
Shqipëria, me rreth 2.36 milionë banorë sipas të dhënave të përdorura në krahasim, ka projektbuxhet prej 10.7 miliardë euro. Kjo shumë përkthehet në rreth 4,534 euro për banor, duke e renditur vendin të parin mes 3 shteteve për këtë tregues.
Ndërkohë, Maqedonia e Veriut, me rreth 1.83 milionë banorë, parashikon shpenzime prej 7.22 miliardë euro. Përllogaritur sipas popullsisë, kjo përbën rreth 3,945 euro për banor.
Ndërsa, Mali i Zi, sipas Strategjisë Fiskale 2024–2027 të miratuar nga Qeveria më 5 shtator 2024, kishte projektuar shpenzime buxhetore prej 3.364 miliardë euro për vitin 2027. Me një popullsi të vlerësuar prej 623,115 banorësh në mesin e vitit 2025, kjo shumë përkthehet në rreth 5,399 euro për banor. Megjithatë, shifra për Malin e Zi është projeksion i një dokumenti afatmesëm dhe jo projektbuxhet përfundimtar i miratuar për vitin 2027.
Në krahasim është përfshirë edhe Serbia, por me buxhetin e vitit 2026, pasi të dhënat për projektbuxhetin e vitit 2027 nuk janë përfshirë ende. Buxheti i Serbisë për vitin 2026 është rreth 23.5 miliardë euro, ndërsa popullsia e përdorur në krahasim është 6.64 milionë banorë. Kjo jep rreth 3,539 euro shpenzime buxhetore për banor.
Megjithatë, krahasimi i buxheteve nuk pasqyron domosdoshmërisht nivelin e zhvillimit ekonomik apo mirëqenien e qytetarëve, pasi shpenzimet publike varen nga struktura e financave shtetërore, politikat fiskale dhe detyrimet buxhetore.
Britania shtrëngon rregullat - Emigrantët do të presin deri në 10 vjet për qëndrim të përhershëm
Qeveria britanike ka prezantuar rregulla më të rrepta për emigrantët që synojnë të vendosen përgjithmonë në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas modelit të ri,......
Sëmundjet, zbulim me IA - Parashikohen 150 mln lekë investime deri në 2029
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, digjitalizimi i pushtetit vendor dhe modernizimi i sistemeve të drejtësisë janë disa nga drejtimet ku do të fokusohen......
Çmimet rriten mbi 6%/ Shqipëria mbetet ndër vendet me banesat më të lira në Europë
Tregu shqiptar i pasurive të paluajtshme vijon të pozicionohet ndër më të përballueshmit në Europë për sa i përket çmimeve mesatare të banesave, por kjo nuk e......
SICRED sjell sigurimet online - Policat blihen në pak minuta
Nga pagesat me kartë te blerjet, rezervimet dhe shërbimet e ndryshme, teknologjia ka ndryshuar mënyrën se si konsumatorët ndërveprojnë me bizneset. Në një......
Sa ulen çmimet e ushqimeve? - Lista e produkteve që preken. Nga mishi, tek peshku, vezët e bulmeti
Duke nisur nga 1 janari 2027, 54 produkte kryesore të shportës ushqimore pritet të kushtojnë më pak për konsumatorët shqiptarë. Qeveria ka propozuar uljen e......
Energjia merr “hov”/ Bashkë me “real estate” dhe transportin shënojnë rritjen më të madhe të huave
Kredia e re për bizneset private u tkurr në shtator, duke ndërprerë ritmin më të fortë të financimit të regjistruar në disa sektorë gjatë muajve të mëparshëm.......
Gara për kreun e BQE - Eurozona kërkon pasuesin e Lagarde, afati deri më 6 nëntor
Bashkimi Evropian ka nisur procedurën për zgjedhjen e presidentit të ri të Bankës Qendrore Evropiane, pas njoftimit për largimin e Christine Lagarde nga......
SHBA, në udhëkryq - Zgjedhjet vendosin fatin e Kongresit dhe ndikimin e Trump
Votuesit amerikanë votojnë sot në zgjedhjet e mesit të mandatit, në një garë që mund të ndryshojë ekuilibrat politikë në Uashington dhe t’i kufizojë pushtetin......

