SHBA, në udhëkryq - Zgjedhjet vendosin fatin e Kongresit dhe ndikimin e Trump

Votuesit amerikanë votojnë sot në zgjedhjet e mesit të mandatit, në një garë që mund të ndryshojë ekuilibrat politikë në Uashington dhe t’i kufizojë pushtetin presidentit Donald Trump. Sondazhet dhe analistët parashikojnë që demokratët kanë shanset më të mëdha për të marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, ndërsa gara për Senatin mbetet e hapur.
Në zgjedhje janë në garë të 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve dhe 35 nga 100 vendet e Senatit. Demokratëve u nevojitet të fitojnë të paktën tre vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe katër në Senat për të siguruar shumicën në të dyja dhomat.
Historia nuk është në favor të republikanëve. Që nga Lufta e Dytë Botërore, partia e presidentit ka humbur terren në Kongres në pothuajse çdo palë zgjedhje të mesit të mandatit. Trump përballet gjithashtu me nivele të ulëta të miratimit publik, mes pakënaqësisë së votuesve për luftën me Iranin dhe rritjen e çmimeve të karburanteve.
Kostoja e jetesës është kthyer në një nga shqetësimet kryesore të amerikanëve, ndërsa tarifat tregtare dhe sulmet ndaj Iranit kanë shtuar presionin mbi çmimet.
Trump ka zhvilluar më shumë se dy duzina tubime elektorale që nga fillimi i tetorit, kryesisht në shtetet ku fitoi bindshëm në vitin 2024. Ai ka akuzuar demokratët se paraqesin kandidatë ekstremistë, ndërsa kundërshtarët e tij e kanë kthyer vetë presidentin në qendrën e debatit elektoral.
Një fitore demokrate në njërën ose të dyja dhomat e Kongresit do t’i jepte opozitës më shumë fuqi për të hetuar administratën, për të kushtëzuar miratimin e ligjeve dhe për të bllokuar emërimet presidenciale, përfshirë ato në Gjykatën e Lartë.
Megjithatë, demokratët nuk kanë shumë hapësirë për gabime. Ata duhet të mbrojnë vendet që kanë aktualisht dhe të fitojnë edhe në disa shtete ku Trump triumfoi me diferencë të madhe në zgjedhjet e vitit 2024. Rezultati do të përcaktojë nëse presidenti do të vazhdojë me mbështetjen e Kongresit apo do të përballet me një opozitë më të fuqishme gjatë dy viteve të mbetura të mandatit.
Serbia merr “vrull” - Ekonomia përshpejton rritjen. Por, a do të ruajë ritmin?
Ekonomia e Serbisë shënoi rritje prej 4% në tremujorin e tretë të vitit 2026, duke përshpejtuar ritmin krahasuar me 3.8% në tremujorin e dytë. Të dhënat......
4.27 miliardë euro shpenzime - Qeveria e Kosovës miraton projektbuxhetin 2027
Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektbuxhetin për vitin 2027, me shpenzime totale prej 4 miliardë e 270 milionë eurosh dhe investime kapitale që për herë të......
Shqipëria nën sulme kibernetike - Koçiu: Afro gjysma synojnë infrastrukturat kritike. Rreth 25 incidente në 9 muaj
Pavarësisht numrit të madh të tentativave për sulme kibernetike, nga janari deri në shtator të këtij viti janë evidentuar vetëm 25 incidente kibernetike në......
Dyfishohet bonusi i pensioneve - Kush janë kategoritë që përfitojnë 220 milionë euro gjatë 2027-ës?
Afro 20 miliardë lekë apo 220 milionë euro do të shpërndahen për pensionistët në formë bonusi mujor, duke filluar nga Janari 2027. Shuma e parave që do të......
Po kërkoni punë? - Mundësi të reja punësimi. Janë 5,500 vende të lira
Mijëra mundësi të reja punësimi janë në dispozicion të qytetarëve që janë në kërkim të një vendi pune. Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën të......
Drejtësia drejt zgjerimit masiv - Propozohen mbi 500 vende të reja pune
Sistemi gjyqësor shqiptar pritet t'i nënshtrohet një zgjerimi të konsiderueshëm të personelit gjatë katër viteve të ardhshme, me krijimin e 503 pozicioneve të......
9.94 mld lekë për portin e ri - Planifikohet financimi i Porto Romanos, vlera totale e projektit 47.18 mld lekë
Gati 9.95 mld lekë parashikohen në projektbuxhetin e vitit 2027 për fazën e parë të ndërtimit të portit të ri tregtar në Porto Romano. Investimi përfshihet në......
Tatimet mbledhin 45 milionë euro vetëm në Tetor
Pavarësisht rënies së volumeve tregtare si pasojë e protestave, të ardhurat tatimore edhe përgjatë muajit tetor të këtij viti kanë ardhur në rritje duke......

