4.27 miliardë euro shpenzime - Qeveria e Kosovës miraton projektbuxhetin 2027

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektbuxhetin për vitin 2027, me shpenzime totale prej 4 miliardë e 270 milionë eurosh dhe investime kapitale që për herë të parë kalojnë 1 miliard euro. Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, të ardhurat pritet të tejkalojnë 4 miliardë euro, ndërsa ekonomia parashikohet të arrijë një vlerë prej 13.4 miliardë euro.
Shpenzimet e përgjithshme do të jenë 7.5% më të larta se një vit më parë. Për paga dhe shtesa janë planifikuar 1.085 miliardë euro, ku përfshihet edhe paga e 13-të për punonjësit e sektorit publik. Nga 1 korriku 2027, vlera e koeficientit të pagës pritet të rritet nga 110 në 120 euro.
Për subvencione dhe transferta janë parashikuar 1.446 miliardë euro, një rritje prej 6.5%, që përfshin edhe shtesat për fëmijët dhe ndryshimet në disa kategori pensionesh. Ndërkohë, investimet kapitale do të arrijnë në 1.07 miliardë euro, ose 7.2% më shumë se një vit më parë.
Prioritetet e qeverisë do të jenë mbrojtja, siguria, shëndetësia, infrastruktura rrugore dhe përmirësimi i klimës së biznesit. Për vitin 2027, rritja ekonomike parashikohet në 4.2%, ndërsa për dy vitet pasuese pritet të përshpejtohet në 4.5% dhe 4.6%.
Deficiti buxhetor llogaritet në 266 milionë euro, ose rreth 2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sipas ministrit Murati, borxhi publik pritet të mbetet brenda nivelit prej 20% të PBB-së, dukshëm nën kufirin ligjor prej 40%.
Shqipëria nën sulme kibernetike - Koçiu: Afro gjysma synojnë infrastrukturat kritike. Rreth 25 incidente në 9 muaj
Pavarësisht numrit të madh të tentativave për sulme kibernetike, nga janari deri në shtator të këtij viti janë evidentuar vetëm 25 incidente kibernetike në......
Dyfishohet bonusi i pensioneve - Kush janë kategoritë që përfitojnë 220 milionë euro gjatë 2027-ës?
Afro 20 miliardë lekë apo 220 milionë euro do të shpërndahen për pensionistët në formë bonusi mujor, duke filluar nga Janari 2027. Shuma e parave që do të......
Po kërkoni punë? - Mundësi të reja punësimi. Janë 5,500 vende të lira
Mijëra mundësi të reja punësimi janë në dispozicion të qytetarëve që janë në kërkim të një vendi pune. Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën të......
Drejtësia drejt zgjerimit masiv - Propozohen mbi 500 vende të reja pune
Sistemi gjyqësor shqiptar pritet t'i nënshtrohet një zgjerimi të konsiderueshëm të personelit gjatë katër viteve të ardhshme, me krijimin e 503 pozicioneve të......
9.94 mld lekë për portin e ri - Planifikohet financimi i Porto Romanos, vlera totale e projektit 47.18 mld lekë
Gati 9.95 mld lekë parashikohen në projektbuxhetin e vitit 2027 për fazën e parë të ndërtimit të portit të ri tregtar në Porto Romano. Investimi përfshihet në......
Tatimet mbledhin 45 milionë euro vetëm në Tetor
Pavarësisht rënies së volumeve tregtare si pasojë e protestave, të ardhurat tatimore edhe përgjatë muajit tetor të këtij viti kanë ardhur në rritje duke......
Ndryshon punësimi në shtet - Rama: Hyrja në administratën publike, me provim. Krijohet Regjistri Kombëtar i Talenteve
Plani i ri i qeverisë për rekrutimin e punonjësve në administratën publike në bazë të meritokracisë, do të përfshijë realizimin e një testimi unik kombëtar......
Fonde për sigurimet shoqërore - Ibrahimaj: 70% e buxhetit të ministrisë, për financimin e diferencës së skemës
Pjesa më e madhe e buxhetit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit për vitin 2027 do të shkojë për financimin e diferencës të skemës së sigurimeve......

