Shqipëria Postuar më 3 November 2026, 10:23

Po kërkoni punë? - Mundësi të reja punësimi. Janë 5,500 vende të lira

Nga Ernilda Luzi

Po kërkoni punë? - Mundësi të reja punësimi. Janë

Mijëra mundësi të reja punësimi janë në dispozicion të qytetarëve që janë në kërkim të një vendi pune. Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën të ditur se aktualisht janë 5 mijë e 500 vende të lira pune të publikuara në portalin zyrtar puna.gov.al, ku të interesuarit mund të njihen me pozicionet e shpallura dhe të aplikojnë online.

Oferta përfshin një gamë të gjerë profesionesh në sektorë të ndryshëm, për ccdo kandidat me nivel të ndryshëm arsimor dhe kualifikimi. Mes pozicioneve të shpallura janë ekonomistë, menaxherë, specialistë komunikimi, inxhinierë mekanikë, inxhinierë civilë, inxhinierë të elektroteknologjisë, si dhe zhvillues softuerësh. Gjithashtu, kërkohen nëpunës zyre, nëpunës finance dhe drejtues në sektorin e tregtisë.

Mundësitë e punësimit shtrihen edhe në profesione të tjera, ku përfshihen punonjës pastrimi, punëtorë ndërtimi, ndihmës kuzhinierë, rrobaqepës, sistemues malli dhe prodhues këpucësh. Në listën e vendeve vakante janë gjithashtu pozicione për kamarierë, shitës në dyqane, shoferë të makinave të rënda, kuzhinierë dhe banakierë.

Kjo larmi pozicionesh u krijon mundësi aplikimi personave me formime dhe eksperienca të ndryshme profesionale, duke përfshirë si profesionet që kërkojnë arsimim dhe specializim të caktuar, ashtu edhe ato që lidhen me shërbimet, tregtinë, ndërtimin dhe prodhimin.

Përmes portalit puna.gov.al, qytetarët mund të informohen mbi pozicionet e disponueshme, të shqyrtojnë kriteret e kërkuara nga punëdhënësit dhe të përzgjedhin ofertat që përputhen me profilin e tyre profesional. Procesi i aplikimit kryhet online, duke e bërë më të thjeshtë dhe më të aksesueshëm kërkimin e një vendi pune.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat