Fonde për sigurimet shoqërore - Ibrahimaj: 70% e buxhetit të ministrisë, për financimin e diferencës së skemës

Pjesa më e madhe e buxhetit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit për vitin 2027 do të shkojë për financimin e diferencës të skemës së sigurimeve shoqërore. Konkretisht, për këtë zë janë parashikuar 28.1 miliardë lekë, që përbëjnë rreth 70% të buxhetit të ministrisë.
“Buxheti i vitit 2007 është ndërtuar në disa shtylla kryesore politikash, çka janë pjesë e portofolit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Innovacionit, duke rezultuar në 28.1 miliardë lekë për financimin e diferencës së skemave të sigurimeve shoqërore, 4.9 miliardë lekë për arsimin dhe formimin profesional, 3.8 miliardë lekë për tregun e punës, rreth 1.2 miliardë lekë për strehimin, 732 milionë lekë për mbikëqyrjen e tregut të inspektimit, 562 milionë lekë për inovacionin e teknologjisë dhe 519 milionë lekë për zhvillimin ekonomik. Sigurisht që rreth 70% e buxhetit të ministrisë bëhet nga transfertat për sigurimet shoqërore, ndërsa pjesa tjetër mbështet programet për lidhjen me punësimin, aftësimin, strehimin dhe zhvillimin ekonomik.”
Sipas ministres, politikat e parashikuara synojnë gjithashtu të përgatisin ekonominë shqiptare për sfidat e konkurrencës në tregun evropian.
“Të dhënat e projektbuxhetit për 2027 dhe politikat ekonomike që shoqërojnë atë synojnë të krijojnë më shumë siguri për pensionistët, të përmirësojnë të ardhurat nga puna, të lehtësojnë koston e jetesës dhe të mbështesin familjet që kanë nevojë për strehim. Në të njëjtën kohë, investimet në arsimin profesional, programet e punësimit dhe instrumentet e financimit të sipërmarrjes synojnë të krijojnë mundësi të reja zhvillimi dhe të përgatisin ekonominë shqiptare për konkurrencën dhe tregun evropian.”
Prioritetet e financimit për vitin 2027 synojnë të ndërthurin mbështetjen sociale me zhvillimin e aftësive profesionale, punësimin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare.
Ekonomia fiton besim - BSH: Shërbimet dhe industria më optimiste, ndërsa ndërtimi dhe tregtia shënojnë rënie
Besimi i bizneseve dhe konsumatorëve në ekonomi është përmirësuar gjatë muajit tetor, por jo në të gjithë sektorët. Sipas vrojtimit më të fundit të Bankës së......
Turizmi, synimi sfidon shifrat/ Sa realiste janë parashikimet për 15.5 milionë të huaj në vitin 2027?
Qeveria synon 15.5 milionë hyrje të shtetasve të huaj në vitin 2027. Projeksioni i “Scan Intel” tregon se për arritjen e këtij objektivi do të nevojitej një rritje prej rreth 18.5%, ndjeshëm më e lartë se ritmi aktual.
Hakerët godasin sërish - Sulmi përhapet në supermarketet europiane, frigoriferët arrijnë 50 gradë C
Një valë e re sulmesh kibernetike ka goditur supermarketet në Europë, duke vënë në shënjestër sistemet e frigoriferëve dhe ngrirësve në disa vende. Incidentet......
75.4 mld lekë për infrastrukturën - Projektbuxheti 2027, investime në rrugë, porte, hekurudha dhe ujësjellës
Komisioni parlamentarpër Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm ka diskutuar projektbuxhetin 2027, ku Infrastruktura dhe energjia zënë......
Bateritë, larg landfillit - Projektligji/ Qeveria propozon 5 mijë pika grumbullimi
Shqipëria synon të ndryshojë mënyrën e menaxhimit të baterive, përmes një sistemi të ri grumbullimi, trajtimi dhe riciklimi. Projektvendimi i ri parashikon......
Buxheti mbi 10 mld euro - Pensionet, pagat e policisë dhe investimet marrin më shumë fonde në vitin 2027
Projektbuxheti i vitit 2027 parashikon për herë të parë shpenzime publike mbi 10 miliardë euro, me fokus te pensionet, mbrojtja sociale, arsimi, shëndetësia......
9.2 banesa për çdo 1,000 banorë/ Shqipëria kryeson Europën për shtëpi të përfunduara në raport me popullsinë
Shqipëria renditet e para në Europë për intensitetin e ndërtimit të banesave, me 9.22 banesa të përfunduara për çdo 1 mijë banorë gjatë vitit 2025. Të dhënat......
Nga “tullat”, tek konsumi/ Si po ndryshon ritmi i kredisë? Elbasanllinjtë për përditshmëri, korçarët për shtëpi
Kredia për konsum po rritet me ritëm më të shpejtë se financimi për blerjen e banesave. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të tremujorit të......

