Nga “tullat”, tek konsumi/ Si po ndryshon ritmi i kredisë? Elbasanllinjtë për përditshmëri, korçarët për shtëpi

Kredia për konsum po rritet me ritëm më të shpejtë se financimi për blerjen e banesave. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të tremujorit të tretë 2026, portofoli i huave konsumatore për individët arriti në rreth 124 miliardë lekë, nga 101.7 miliardë lekë një vit më parë.
Kjo përkthehet në një rritje prej rreth 21.9% në bazë vjetore. Për të njëjtën periudhë, portofoli i kredive për blerje banese u rrit me 13.4%, duke arritur në rreth 267.7 miliardë lekë.
Banesat vazhdojnë të përbëjnë pjesën më të madhe të huamarrjes së individëve, por të dhënat tregojnë se kredia për konsum po zgjerohet më shpejt. Në fund të shtatorit, ajo përbënte gati 30% të portofolit total të kredisë për individët, ndërsa huatë për banesa zinin rreth 64%.
Rritja bëhet edhe më e dukshme në një horizont më të gjatë. Në tremujorin e tretë të vitit 2016, kredia konsumatore ishte rreth 46 miliardë lekë. Dhjetë vjet më vonë portofoli u zgjerua me rreth 2.7 herë.
Në total, kreditë për individët arritën në rreth 415.9 miliardë lekë, nga 351.2 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u rritur me rreth 18.4%.
Në ndarjen territoriale, kredia konsumatore është rritur në të gjitha rrethet e listuara. Ritmin më të lartë e regjistroi Elbasani, me 26.7%, i ndjekur nga Durrësi me 25.4% dhe Lezha me 24.7%. Në Tiranë rritja ishte 22.1%. Në vlerë absolute, megjithatë, kryeqyteti mbetet larg të tjerëve: vetëm brenda një viti portofoli i kredisë konsumatore në Tiranë u shtua me rreth 12.5 miliardë lekë.
Edhe te kreditë për blerje banese nuk rezulton rënie në asnjë prej qarqeve, por ritmet ndryshojnë ndjeshëm. Korça kryeson me një rritje prej rreth 19.8%, e ndjekur nga Tirana me 14%, Elbasani me 13.1% dhe Vlora me 12.9%. Në skajin tjetër, rritja ishte më e ngadaltë në Shkodër, me rreth 5%, dhe Lezhë me 6.5%, krahasuar me tremujorin e tretë të të njejtit vit .
BSH: Reformoni pensionet! - Buxheti dhe paketa fiskale 2027/ Ahmetaj: Efektet që do ketë në ekonomi
Banka e Shqipërisë vlerëson se projektbuxheti dhe paketa fiskale 2027 ruan kahun konsolidues të politikës fiskale, rrit qëndrueshmërinë e financave publike......
Nis ndarja e re territoriale - Presidenti i Republikës dekreton ligjin. Numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Shqipëri, i cili......
20,649 persona të punësuar - AKPA: 9-mujori, mbi 7 mijë janë të rinj deri në moshën 29 vjeç
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën me dije se 20.649 qytetarë të regjistruar si punëkërkues të papunë kanë arritur të integrohen në tregun e......
Familjet, nën presion - Strehimi dhe ushqimi përthithin gati gjysmën e shpenzimeve në SHBA
Familjet amerikane po shpenzojnë gjithnjë e më shumë për nevojat bazë, me strehimin dhe ushqimin që përbëjnë gati gjysmën e buxhetit të tyre. Sipas të dhënave......
Shtrenjtohen kreditë - Rriten interesat për bizneset dhe familjet në Maqedoninë e Veriut
Kreditë e reja në Maqedoninë e Veriut po bëhen më të shtrenjta, ndërsa normat e interesit për depozitat vijojnë të ulen. Rritja prek si bizneset, ashtu edhe......
Gara për Kongresin në SHBA - Demokratët synojnë shumicën, ndërsa Teksasi kthehet në një test vendimtar
Më 3 nëntor, amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesmandatit, të cilat do të përcaktojnë balancat e pushtetit në Kongres dhe ndikimin e presidentit Donald Trump......
Alarm për pensionet - FMN paralajmëron rritje të kostove dhe rrezik për borxhin publik
Sistemet e pensioneve në mbarë botën po përballen me presion në rritje, ndërsa plakja e popullsisë dhe kostot publike kërcënojnë qëndrueshmërinë e financave......
Greva kushton shtrenjtë - Italia mund të ketë humbur deri në 1 miliard euro nga protesta e së premtes
Greva kombëtare e 30 tetorit në Itali mund t’i ketë kushtuar ekonomisë së vendit rreth 1 miliard euro. Sipas vlerësimeve të zyrës së studimeve të Cgia di......

