BSH: Reformoni pensionet! - Buxheti dhe paketa fiskale 2027/ Ahmetaj: Efektet që do ketë në ekonomi

Banka e Shqipërisë vlerëson se projektbuxheti dhe paketa fiskale 2027 ruan kahun konsolidues të politikës fiskale, rrit qëndrueshmërinë e financave publike dhe hapësirat për politikën monetare. Zv. Guvernratorja e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj theksoi në Komisionin e Ekonomisë, se masat fiskale mund të prodhojë efekte tek çmimet, por edhe tek bizneset.
"Ulja e TVSH për disa ushqime baze dhe reduktimi i tatimit mbi karburantet pritet të sjellë uljen çmimesh, ndërsa rritja e TVSH dhe ulja e pragut të TVSH për bizneset do të japë efekt në kahun e kundërt. Efekte me të qëndrueshme mund të shfaqen nëse këto politika ndikojë tek pagat. Investimet publike 6.8 për qind. Ky nivel krijon mundësi për përmirësim të infrastrukturës dhe rritje të produktivitetit të ekonomisë. Lehtësimi i të ardhurave nga pagat synon të mbështesë konsumin, ndërsa të ardhurat mbi dividendin mund të ndikojë në konkurrueshmërinë e bizneseve.”
Banka e Shqipërisë ka paraqitur edhe sugjerimet për qeverinë, të cilat synojnë ruajtjen e qëndrueshmërisë së buxhetit, ku thekson planifikimin dhe realizim më të njëtrajtshëm të investimeve përgjatë gjithë vitit si dhe reformimin e skemës së pensioneve.
“Skemat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, vijojnë të kërkojnë një financim të konsiderueshëm nga buxheti i shtetit dhe trendet pritet të shtojnë presionet ndaj kësaj skeme duke thelluar sfidën për financat publike, Banka e Shqipërisë inkurajon vijimin e përpjekjeve për reformën e pensioneve. Vlerësojmë të rëndësishëm për përshtatjen graduale të parametrave të skemës, përfshirjen e skemave private dhe përdorimin i projeksioneve demografike.”
Banka e Shqipërisë sugjeron gjithashtu marrjen e masave në mënyrë që ekonomia shqiptare të jetë e përgatitur ndaj rreziqeve që vijnë ndaj goditjeve të mundshme dhe të paparashikuara.
Nis ndarja e re territoriale - Presidenti i Republikës dekreton ligjin. Numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Shqipëri, i cili......
20,649 persona të punësuar - AKPA: 9-mujori, mbi 7 mijë janë të rinj deri në moshën 29 vjeç
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën me dije se 20.649 qytetarë të regjistruar si punëkërkues të papunë kanë arritur të integrohen në tregun e......
Familjet, nën presion - Strehimi dhe ushqimi përthithin gati gjysmën e shpenzimeve në SHBA
Familjet amerikane po shpenzojnë gjithnjë e më shumë për nevojat bazë, me strehimin dhe ushqimin që përbëjnë gati gjysmën e buxhetit të tyre. Sipas të dhënave......
Shtrenjtohen kreditë - Rriten interesat për bizneset dhe familjet në Maqedoninë e Veriut
Kreditë e reja në Maqedoninë e Veriut po bëhen më të shtrenjta, ndërsa normat e interesit për depozitat vijojnë të ulen. Rritja prek si bizneset, ashtu edhe......
Gara për Kongresin në SHBA - Demokratët synojnë shumicën, ndërsa Teksasi kthehet në një test vendimtar
Më 3 nëntor, amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesmandatit, të cilat do të përcaktojnë balancat e pushtetit në Kongres dhe ndikimin e presidentit Donald Trump......
Alarm për pensionet - FMN paralajmëron rritje të kostove dhe rrezik për borxhin publik
Sistemet e pensioneve në mbarë botën po përballen me presion në rritje, ndërsa plakja e popullsisë dhe kostot publike kërcënojnë qëndrueshmërinë e financave......
Greva kushton shtrenjtë - Italia mund të ketë humbur deri në 1 miliard euro nga protesta e së premtes
Greva kombëtare e 30 tetorit në Itali mund t’i ketë kushtuar ekonomisë së vendit rreth 1 miliard euro. Sipas vlerësimeve të zyrës së studimeve të Cgia di......
Sa para’ “merr” Tiranë-Durrës? - Pesë faza të tjera në projektbuxhet, fondet e para parashikohen në 2028-ën
Zgjerimi i autostradës Tiranë – Durrës parashikohet të vijojë me faza të tjera, përtej ndërhyrjeve të përfunduara dhe atyre ku aktualisht po punohet. Në......

