Sa para’ “merr” Tiranë-Durrës? - Pesë faza të tjera në projektbuxhet, fondet e para parashikohen në 2028-ën

Zgjerimi i autostradës Tiranë – Durrës parashikohet të vijojë me faza të tjera, përtej ndërhyrjeve të përfunduara dhe atyre ku aktualisht po punohet. Në listën e investimeve që shoqëron projektbuxhetin 2027 janë përfshirë pesë faza të tjera, nga faza VI deri te faza X, me një vlerë të përgjithshme të planifikuar prej 16.2 mld lekë.
Planifikimi i tyre sugjeron shtrirjen e zgjerimit edhe përtej mbikalimit të Rinasit, megjithëse tabela buxhetore nuk përcakton kufijtë kilometrikë të secilës fazë. Fondet e para për këto ndërhyrje parashikohen në vitin 2028, ndërsa financimi shtrihet deri në vitin 2031.
Konkretisht, fazat VI, VII, VIII dhe IX kanë një vlerë të parashikuar prej 3 mld lekë secila, ndërsa faza X arrin në 4.2 mld lekë.
Ndërkohë, për vitin 2027, zgjerimi i autostradës Tiranë–Durrës ka një financim të përgjithshëm të planifikuar prej 2.56 mld lekë. Fondet do të mbështesin dy lotet ku kanë nisur punimet deri në nënkalimin e Limuthit, si dhe fazat IV dhe V, të përfshira për herë të parë në planifikimin e një viti më parë.
Segmenti i parë i zgjeruar, prej rreth 6 km nga Tirana deri te mbikalimi i Rinasit, është hapur plotësisht për qarkullimin që prej prillit të vitit 2026. Ai ka 8 korsi në total, nga 4 për secilin drejtim, duke u kategorizuar si rrugë e kategorisë A.
Ndërhyrjet e mëtejshme synojnë rritjen e kapacitetit të një prej akseve më të rëndësishme për transportin e udhëtarëve dhe mallrave, që lidh kryeqytetin me Durrësin dhe shërben për lëvizjen drejt aeroportit të Rinasit dhe bregdetit.
“Pasqyrë Albania”, një dritare e vetme digjitale për qytetarët
Një platformë e vetme digjitale, ku qytetarët mund të informohen mbi investimet publike, të ndjekin aplikimet dhe ankesat e tyre, por edhe të kontribuojnë në......
Karavastaja me treg peshku - Hapësira e dedikuar në Lagunë, investim 26 milionë lekë
Bashkia e Divjakës ka shpallur garën për ndërtimin e një tregu të ri peshku në lagunën e Karavastasë, në zonën e njohur si “Rezi”, pranë Kanalit të Vaut.......
Ulet çmimi i naftës - Zbret në 212 lekë, benzina në 179 lekë për litër
Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve, të cilat hyjnë në fuqi sot, më 31 tetor, në orën 12:00. Nafta do të tregtohet me......
Kalifornia takson miliarderët? - Referendumi zhvillohet të martën. Kërkohen fonde për kujdesin shëndetësor
Votuesit e Kalifornisë do të vendosin të martën (3 nëntor) nëse do të miratojnë një taksë shtetërore të parë të këtij lloji mbi miliarderët. Propozimi 40 po......
Saranda lë pas Durrësin - Porti jugor përqendroi 48.4% të udhëtarëve në tremujorin e tretë
Transporti detar në Shqipëri ka shënuar rritje gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026, si në volumin e mallrave të transportuara, ashtu edhe në numrin e......
Pa legalizim, bonus qiraje 5 vite - Qeveria zgjat mbështetjen për familjet që nuk përfitojnë legalizimin e ndërtimeve pa leje
Për personat që marrin bonus qiraje nga shteti për shkak të moslegalizimit të ndërtimit të tyre pa leje, do e përfitojnë tashmë për 5 vite nga 3 vite që ishte......
Fonde për fuqizimin e grave - Projektbuxheti 2027, mbështetje për sipërmarrëset, fermeret dhe gratë në nevojë
Gratë sipërmarrëse, fermeret dhe gratë në vështirësi ekonomike përfshihen në masat e projektbuxhetit 2027 për barazinë gjinore. Relacioni identifikon rreth......
Rezervistët, kompensim biznesit - Aktivizimi në shërbimin ushtarak nuk do t'u ngarkojë punëdhënësve kosto sigurimi dhe tatimi
Për të gjithë ato biznese apo organizata jofitimprurëse që kanë të punësuar persona që shërbejnë edhe si ushtarakë rezervistë, do të kompensohen financiarisht......

