Shqipëria Postuar më 2 November 2026, 11:01

20,649 persona të punësuar - AKPA: 9-mujori, mbi 7 mijë janë të rinj deri në moshën 29 vjeç

Nga Ernilda Luzi

20,649 persona të punësuar - AKPA: 9-mujori, mbi 7 mijë janë

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën me dije se 20.649 qytetarë të regjistruar si punëkërkues të papunë kanë arritur të integrohen në tregun e punës gjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2026. Ndërkohë, në mesin e përfituesve ka edhe qytetarë nga grupet vulnerabël.

Nga ana tjetër, një pjesë e konsiderueshme e të punësuarve i përket grupmoshave të reja. Gjatë periudhës janar-shtator 2026, 7 mijë e 705 persona të punësuar janë të rinj deri në moshën 29 vjeç, duke përbërë grupin me numrin më të lartë të përfituesve nga ky proces.

Ndërkohë, të dhënat nga AKPA tregojnë se 1 mijë e 650 persona janë anëtarë të familjeve që përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike, ndërsa 1 mijë e 249 të punësuar i përkasin komunitetit rom dhe egjiptian.

Në këtë listë përfshihen edhe personat me aftësi të kufizuara. Sipas Agjencisë, 429 qytetarë nga ky grup kanë arritur të integrohen në tregun e punës gjatë nëntëmujorit të parë të vitit.

Politikat e punësimit synojnë jo vetëm rritjen e mundësive për punë, por edhe përfshirjen e kategorive që përballen me vështirësi më të mëdha në aksesin ndaj tregut të punës.

Për të gjithë qytetarët që janë aktualisht në kërkim të një vendi pune, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën thirrje për t'u regjistruar nëpërmjet platformës e-Albania, përmes shërbimit “Aplikim për regjistrim si punëkërkues”.

Regjistrimi në sistem mundëson përfshirjen në shërbimet e punësimit dhe krijon mundësi për t'u informuar mbi ofertat e punës dhe mundësitë e integrimit në tregun e punës. Agjencia thekson se objektivi mbetet punësimi dhe garantimi i mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët, me synimin për një integrim sa më të qëndrueshëm në tregun e punës.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat