Shqipëria Postuar më 2 November 2026, 11:19

Bateritë, larg landfillit - Projektligji/ Qeveria propozon 5 mijë pika grumbullimi

Nga Diamila Leka

Bateritë, larg landfillit - Projektligji/ Qeveria propozon 5 mijë pika

Shqipëria synon të ndryshojë mënyrën e menaxhimit të baterive, përmes një sistemi të ri grumbullimi, trajtimi dhe riciklimi. Projektvendimi i ri parashikon ngritjen e rreth 5 mijë pikave të grumbullimit të baterive portative në nivel kombëtar, me investime fillestare që vlerësohen në 250 deri në 350 mijë euro.

Nisma synon të reduktojë depozitimin e baterive në landfill, duke krijuar një sistem të integruar për menaxhimin e tyre, nga vendosja në treg deri te riciklimi dhe rikuperimi i materialeve.

Sipas analizës së projektaktit, në vitin 2026 në tregun shqiptar janë vendosur rreth 7,423 ton bateri, ndërsa deri në vitin 2035 kjo sasi parashikohet të arrijë në mbi 10 mijë ton. Kostot e sistemit do të mbulohen nga prodhuesit, importuesit dhe organizatat e përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesit, pa financim të drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit për grumbullimin dhe riciklimin.

Një tjetër risi është pasaporta dixhitale e baterisë, që do të mundësojë gjurmueshmërinë e saj gjatë gjithë ciklit jetësor, si dhe kërkesat për gjurmën e karbonit dhe përmbajtjen e materialeve të ricikluara. Projektvendimi përafron legjislacionin shqiptar me rregulloren e Bashkimit Evropian dhe parashikon shfuqizimin e rregullave ekzistuese të vitit 2012 për bateritë dhe mbetjet e tyre.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat