Buxheti mbi 10 mld euro - Pensionet, pagat e policisë dhe investimet marrin më shumë fonde në vitin 2027

Projektbuxheti i vitit 2027 parashikon për herë të parë shpenzime publike mbi 10 miliardë euro, me fokus te pensionet, mbrojtja sociale, arsimi, shëndetësia dhe investimet publike. Ministri i Financave, Petrit Malaj, e prezantoi dokumentin në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, ndërsa të ardhurat buxhetore parashikohen në rreth 9.4 miliardë euro.
Sipas projektbuxhetit, ekonomia shqiptare pritet të rritet me 4% gjatë vitit 2026, ndërsa e njëjta normë parashikohet edhe për periudhën 2027–2029. Në gjysmën e parë të vitit 2026, rritja ekonomike arriti në 3.6%, e mbështetur kryesisht nga konsumi, investimet dhe turizmi. Ndërkohë, investimet e huaja direkte u rritën me 50.8%, duke arritur në 1.1 miliardë euro.
Një nga pikat kryesore të buxhetit është mbështetja për pensionistët. Nga 1 janari 2027 parashikohet dyfishimi i bonusit mujor për pensionistët, sipas kategorive përkatëse, me një kosto vjetore prej 20 miliardë lekësh. Gjithashtu, indeksimi i pensioneve parashikohet të nisë në prill, në vend të korrikut, me një fond shtesë prej 1.35 miliardë lekësh. Në total, këto dy masa do t’i kushtojnë buxhetit rreth 24 miliardë lekë, ose 250 milionë euro.
Projektbuxheti parashikon gjithashtu dyfishimin e pagesave për fëmijët me aftësi të kufizuara, mbështetje mujore për fëmijët deri në moshën pesë vjeç dhe rreth 1.3 miliardë lekë për strehimin social. Për mbrojtjen sociale janë planifikuar 279.7 miliardë lekë, rreth 30% e shpenzimeve të përgjithshme buxhetore.
Në arsim, financimi parashikohet të arrijë në 93.7 miliardë lekë, me rritje prej 3.8 miliardë lekësh. Fondet shtesë do të përdoren për bursat e studentëve nga familjet në nevojë, përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe programin “Pas Shkollës”. Ndërsa për shëndetësinë janë parashikuar 87.2 miliardë lekë, gjashtë miliardë më shumë se financimi i mëparshëm, për barna, pajisje mjekësore dhe rehabilitimin e ndërtimin e 20 spitaleve.
Rritje financimi parashikohet edhe për Policinë e Shtetit. Buxheti i sektorit arrin në 36.7 miliardë lekë, ndërsa 3.3 miliardë lekë shtesë do të përdoren për rritjen e pagave të punonjësve të policisë. Mbi 8,500 punonjës me gradën inspektor parashikohet të përfitojnë rritje prej 20 mijë lekësh të pagës bazë, ndërsa kategoritë e tjera do të përfitojnë shtesa sipas gradave.
Investimet publike për vitin 2027 parashikohen në mbi dy miliardë euro, ose 6.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Financimi do të përqendrohet te infrastruktura rrugore, ujësjellësit, kanalizimet dhe projektet energjetike. Për bujqësinë janë planifikuar 17.9 miliardë lekë, me mbështetje për fermerët, kompensimin e TVSH-së dhe përmirësimin e sistemeve të ujitjes e kullimit. Ndërkohë, buxheti i mbrojtjes parashikohet në 76.7 miliardë lekë, ose 2.35% të PBB-së.
Paralelisht me projektbuxhetin, qeveria ka propozuar edhe një paketë fiskale me ndryshime në tatimin mbi dividendin, të ardhurat personale, TVSH-në dhe taksat mbi automjetet. Ndër masat kryesore janë rritja e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, rritja e normës standarde të TVSH-së nga 20% në 21% dhe ulja e pragut të regjistrimit në TVSH nga 10 milionë në pesë milionë lekë. Për 54 produkte të shportës bazë propozohet një normë e reduktuar prej 6%.
Në aspektin fiskal, Malaj bëri të ditur se synohet ulja e borxhit publik në 52.4% të PBB-së dhe mbajtja e deficitit buxhetor në 2.3%. Projektbuxheti synon të kombinojë mbështetjen sociale me investimet publike dhe reformat ekonomike, në funksion të objektivit për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
9.2 banesa për çdo 1,000 banorë/ Shqipëria kryeson Europën për shtëpi të përfunduara në raport me popullsinë
Shqipëria renditet e para në Europë për intensitetin e ndërtimit të banesave, me 9.22 banesa të përfunduara për çdo 1 mijë banorë gjatë vitit 2025. Të dhënat......
Nga “tullat”, tek konsumi/ Si po ndryshon ritmi i kredisë? Elbasanllinjtë për përditshmëri, korçarët për shtëpi
Kredia për konsum po rritet me ritëm më të shpejtë se financimi për blerjen e banesave. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të tremujorit të......
BSH: Reformoni pensionet! - Buxheti dhe paketa fiskale 2027/ Ahmetaj: Efektet që do ketë në ekonomi
Banka e Shqipërisë vlerëson se projektbuxheti dhe paketa fiskale 2027 ruan kahun konsolidues të politikës fiskale, rrit qëndrueshmërinë e financave publike......
Nis ndarja e re territoriale - Presidenti i Republikës dekreton ligjin. Numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Shqipëri, i cili......
20,649 persona të punësuar - AKPA: 9-mujori, mbi 7 mijë janë të rinj deri në moshën 29 vjeç
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën me dije se 20.649 qytetarë të regjistruar si punëkërkues të papunë kanë arritur të integrohen në tregun e......
Familjet, nën presion - Strehimi dhe ushqimi përthithin gati gjysmën e shpenzimeve në SHBA
Familjet amerikane po shpenzojnë gjithnjë e më shumë për nevojat bazë, me strehimin dhe ushqimin që përbëjnë gati gjysmën e buxhetit të tyre. Sipas të dhënave......
Shtrenjtohen kreditë - Rriten interesat për bizneset dhe familjet në Maqedoninë e Veriut
Kreditë e reja në Maqedoninë e Veriut po bëhen më të shtrenjta, ndërsa normat e interesit për depozitat vijojnë të ulen. Rritja prek si bizneset, ashtu edhe......
Gara për Kongresin në SHBA - Demokratët synojnë shumicën, ndërsa Teksasi kthehet në një test vendimtar
Më 3 nëntor, amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesmandatit, të cilat do të përcaktojnë balancat e pushtetit në Kongres dhe ndikimin e presidentit Donald Trump......

