Familjet, nën presion - Strehimi dhe ushqimi përthithin gati gjysmën e shpenzimeve në SHBA

Familjet amerikane po shpenzojnë gjithnjë e më shumë për nevojat bazë, me strehimin dhe ushqimin që përbëjnë gati gjysmën e buxhetit të tyre. Sipas të dhënave të Byrosë Amerikane të Statistikave të Punës, këto dy kategori u rritën më shpejt se shpenzimet e përgjithshme të familjeve gjatë vitit 2025.
Shpenzimet mesatare vjetore për çdo njësi konsumatore arritën në 81,905 dollarë, me një rritje prej 4.3% krahasuar me vitin 2024. Ndërkohë, të ardhurat mesatare para taksave u rritën me 6.4%, në 110,847 dollarë, ndërsa inflacioni vjetor ishte 2.6% gjatë së njëjtës periudhë.
Strehimi përbënte 33.9% të shpenzimeve, me një mesatare prej 27,790 dollarësh në vit, 5.8% më shumë se një vit më parë. Rritja u ndikua veçanërisht nga kostot e banimit, ndërsa shpenzimet për banesat me qira u rritën me 10.8%.
Ushqimi zinte 13% të buxhetit, me shpenzime mesatare prej 10,633 dollarësh në vit, 4.6% më shumë se në vitin 2024. Një nga faktorët kryesorë ishte shtrenjtimi i mishit, shpendëve, peshkut dhe vezëve, për të cilat familjet shpenzuan mesatarisht 1,579 dollarë, 11.7% më shumë.
Sipas të dhënave të Bloomberg, familjet paguan së bashku 1,988 dollarë më shumë për strehimin dhe ushqimin sesa një vit më parë. Pesha e strehimit në buxhetet familjare ishte në nivelin më të lartë që nga viti 2010, ndërsa ajo e ushqimit arriti nivelin më të lartë që nga viti 2011, duke përjashtuar luhatjet e periudhës së pandemisë.
Presioni mbi buxhetet mund të jetë shtuar edhe më tej gjatë këtij viti. Të dhënat e sondazhit i përkasin periudhës përpara luftës me Iranin, ndërsa inflacioni në shtator arriti në 3.7% në bazë vjetore, i ndikuar edhe nga rritja e çmimeve të benzinës.
Këto shifra tregojnë se kostot e nevojave bazë po zënë një pjesë gjithnjë e më të madhe të buxhetit familjar, duke lënë më pak hapësirë për shpenzime të tjera dhe kursime.
Shtrenjtohen kreditë - Rriten interesat për bizneset dhe familjet në Maqedoninë e Veriut
Kreditë e reja në Maqedoninë e Veriut po bëhen më të shtrenjta, ndërsa normat e interesit për depozitat vijojnë të ulen. Rritja prek si bizneset, ashtu edhe......
Gara për Kongresin në SHBA - Demokratët synojnë shumicën, ndërsa Teksasi kthehet në një test vendimtar
Më 3 nëntor, amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesmandatit, të cilat do të përcaktojnë balancat e pushtetit në Kongres dhe ndikimin e presidentit Donald Trump......
Alarm për pensionet - FMN paralajmëron rritje të kostove dhe rrezik për borxhin publik
Sistemet e pensioneve në mbarë botën po përballen me presion në rritje, ndërsa plakja e popullsisë dhe kostot publike kërcënojnë qëndrueshmërinë e financave......
Greva kushton shtrenjtë - Italia mund të ketë humbur deri në 1 miliard euro nga protesta e së premtes
Greva kombëtare e 30 tetorit në Itali mund t’i ketë kushtuar ekonomisë së vendit rreth 1 miliard euro. Sipas vlerësimeve të zyrës së studimeve të Cgia di......
Sa para’ “merr” Tiranë-Durrës? - Pesë faza të tjera në projektbuxhet, fondet e para parashikohen në 2028-ën
Zgjerimi i autostradës Tiranë – Durrës parashikohet të vijojë me faza të tjera, përtej ndërhyrjeve të përfunduara dhe atyre ku aktualisht po punohet. Në......
“Pasqyrë Albania”, një dritare e vetme digjitale për qytetarët
Një platformë e vetme digjitale, ku qytetarët mund të informohen mbi investimet publike, të ndjekin aplikimet dhe ankesat e tyre, por edhe të kontribuojnë në......
Karavastaja me treg peshku - Hapësira e dedikuar në Lagunë, investim 26 milionë lekë
Bashkia e Divjakës ka shpallur garën për ndërtimin e një tregu të ri peshku në lagunën e Karavastasë, në zonën e njohur si “Rezi”, pranë Kanalit të Vaut.......
Ulet çmimi i naftës - Zbret në 212 lekë, benzina në 179 lekë për litër
Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve, të cilat hyjnë në fuqi sot, më 31 tetor, në orën 12:00. Nafta do të tregtohet me......

