“Pasqyrë Albania”, një dritare e vetme digjitale për qytetarët
Një platformë e vetme digjitale, ku qytetarët mund të informohen mbi investimet publike, të ndjekin aplikimet dhe ankesat e tyre, por edhe të kontribuojnë në vendimmarrjen publike. Bëhet fjalë për “Pasqyrë Albania”, projektin e ri që qeveria synon të vërë së shpejti në dispozicion të publikut.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me ekspertët e AKSHI-t, të angazhuar në konfigurimin e platformës, ku u prezantuan funksionalitetet e saj. Sipas kryeministrit, nisma vjen si rezultat i reflektimit mbi protestat e fillimqershorit dhe synon të ndryshojë marrëdhënien mes qytetarëve dhe administratës publike.
Platforma mbështetet në katër shtylla kryesore. Përmes rubrikës “Shih”, qytetarët do të mund të kontrollojnë investimet publike në zonën ku jetojnë, ecurinë e projekteve dhe nismat prioritare të qeverisë.
Ndërsa rubrika “Kupto” do t'u mundësojë të njihen me vendimet e bashkive dhe këshillave bashkiakë, përfshirë edhe përmes një asistenti virtual që përmbledh vendimmarrjen vendore.
Një nga funksionet kryesore lidhet me ndjekjen e aplikimeve dhe ankesave. Përmes identifikimit me llogarinë në e-Albania, qytetarët do të mund të shohin në çfarë faze ndodhet kërkesa e tyre dhe cili institucion po e trajton atë.
Në rastet kur tejkalohen afatet ligjore për përgjigje, qytetari do të njoftohet me SMS dhe do të ketë mundësi të paraqesë drejtpërdrejt një ankesë. Kjo e fundit do të pajiset me një kod të veçantë dhe do të jetë e gjurmueshme gjatë gjithë procesit të trajtimit.
Shtylla e katërt, “Bashkëvendos”, do të shërbejë si hapësirë për konsultimin publik, ku qytetarët mund të japin mendimet e tyre për projektakte dhe nisma të ndryshme.
Pjesë e platformës do të jetë edhe “Flamingo Mirror”, një seksion i dedikuar projekteve me rëndësi të veçantë dhe çështjeve me interes të lartë publik, me synimin për të ofruar informacion transparent dhe për të luftuar dizinformimin.
“Pasqyrë Albania” do të jetë e aksesueshme nga kompjuteri dhe telefoni, si përmes faqes web, ashtu edhe si aplikacion për Android dhe iOS.
Karavastaja me treg peshku - Hapësira e dedikuar në Lagunë, investim 26 milionë lekë
Bashkia e Divjakës ka shpallur garën për ndërtimin e një tregu të ri peshku në lagunën e Karavastasë, në zonën e njohur si “Rezi”, pranë Kanalit të Vaut.......
Ulet çmimi i naftës - Zbret në 212 lekë, benzina në 179 lekë për litër
Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve, të cilat hyjnë në fuqi sot, më 31 tetor, në orën 12:00. Nafta do të tregtohet me......
Kalifornia takson miliarderët? - Referendumi zhvillohet të martën. Kërkohen fonde për kujdesin shëndetësor
Votuesit e Kalifornisë do të vendosin të martën (3 nëntor) nëse do të miratojnë një taksë shtetërore të parë të këtij lloji mbi miliarderët. Propozimi 40 po......
Saranda lë pas Durrësin - Porti jugor përqendroi 48.4% të udhëtarëve në tremujorin e tretë
Transporti detar në Shqipëri ka shënuar rritje gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026, si në volumin e mallrave të transportuara, ashtu edhe në numrin e......
Pa legalizim, bonus qiraje 5 vite - Qeveria zgjat mbështetjen për familjet që nuk përfitojnë legalizimin e ndërtimeve pa leje
Për personat që marrin bonus qiraje nga shteti për shkak të moslegalizimit të ndërtimit të tyre pa leje, do e përfitojnë tashmë për 5 vite nga 3 vite që ishte......
Fonde për fuqizimin e grave - Projektbuxheti 2027, mbështetje për sipërmarrëset, fermeret dhe gratë në nevojë
Gratë sipërmarrëse, fermeret dhe gratë në vështirësi ekonomike përfshihen në masat e projektbuxhetit 2027 për barazinë gjinore. Relacioni identifikon rreth......
Rezervistët, kompensim biznesit - Aktivizimi në shërbimin ushtarak nuk do t'u ngarkojë punëdhënësve kosto sigurimi dhe tatimi
Për të gjithë ato biznese apo organizata jofitimprurëse që kanë të punësuar persona që shërbejnë edhe si ushtarakë rezervistë, do të kompensohen financiarisht......
15.5 mln turistë, synimi i 2027 - Projektbuxheti/ Parashikohet rritja e strukturave akomoduese në 2,150
Turizmi pritet të vijojë të japë një kontribut prej rreth 33% në Prodhimin e Brendshëm Bruto edhe gjatë periudhës 2027-2029. Ky është një nga objektivat e......

