Saranda lë pas Durrësin - Porti jugor përqendroi 48.4% të udhëtarëve në tremujorin e tretë

Transporti detar në Shqipëri ka shënuar rritje gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026, si në volumin e mallrave të transportuara, ashtu edhe në numrin e pasagjerëve që kanë përdorur portet e vendit. Të dhënat tregojnë se porti i Durrësit vijon të mbajë peshën kryesore në transportin detar të mallrave, ndërsa Saranda kryeson për lëvizjen e pasagjerëve.
Sa i përket lëvizjes së udhëtarëve, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026, nëpërmjet porteve detare në Shqipëri kanë udhëtuar gjithsej 955,988 pasagjerë. Porti i Sarandës ka regjistruar numrin më të lartë, me 48.4% të totalit të udhëtarëve, i ndjekur nga porti i Durrësit me 42.6% dhe ai i Vlorës me 9%.
Nga ana tjetër, gjatë periudhës korrik-shtator 2026, nga porti i Durrësit janë transportuar rreth 2.3 milion ton mallra, duke përfaqësuar 95.8% të volumit të përgjithshëm të mallrave të transportuara përmes porteve detare në vend. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, volumi i mallrave në këtë port është rritur me 9.7%, duke konfirmuar rolin e tij dominues në transportin detar dhe në shkëmbimet tregtare të Shqipërisë.
Për sa i përket strukturës së mallrave të transportuara, peshën më të madhe e zënë produktet e industrisë së naftës dhe ato metalurgjike. Konkretisht, grupi i mallrave "Koks dhe produkte të rafinuara të naftës" përfaqëson 17.5% të volumit të përgjithshëm, i ndjekur nga "Metale bazë dhe produkte metalike të fabrikuara" me 15.6%. Ndërkohë, produktet e tjera minerale jometalike zënë 12.5%, ndërsa grupi "Qymyr dhe linjit, naftë bruto dhe gaz natyror" përbën 11.4%.
Edhe tregtia e mallrave përmes transportit detar ka regjistruar ecuri pozitive. Gjatë tremujorit të tretë 2026, volumi i mallrave të tregtuara përmes detit, në formën e eksporteve dhe importeve, arriti në 1,567 mijë ton, me një rritje prej 6.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Transporti detar vijon të ketë një peshë të rëndësishme në tregtinë e jashtme të vendit. Sipas të dhënave, volumi i mallrave të eksportuara përmes detit përbën 41.7% të totalit të eksporteve në peshë, ndërsa për importet kjo përqindje arrin në 66.1%.
Pa legalizim, bonus qiraje 5 vite - Qeveria zgjat mbështetjen për familjet që nuk përfitojnë legalizimin e ndërtimeve pa leje
Për personat që marrin bonus qiraje nga shteti për shkak të moslegalizimit të ndërtimit të tyre pa leje, do e përfitojnë tashmë për 5 vite nga 3 vite që ishte......
Fonde për fuqizimin e grave - Projektbuxheti 2027, mbështetje për sipërmarrëset, fermeret dhe gratë në nevojë
Gratë sipërmarrëse, fermeret dhe gratë në vështirësi ekonomike përfshihen në masat e projektbuxhetit 2027 për barazinë gjinore. Relacioni identifikon rreth......
Rezervistët, kompensim biznesit - Aktivizimi në shërbimin ushtarak nuk do t'u ngarkojë punëdhënësve kosto sigurimi dhe tatimi
Për të gjithë ato biznese apo organizata jofitimprurëse që kanë të punësuar persona që shërbejnë edhe si ushtarakë rezervistë, do të kompensohen financiarisht......
15.5 mln turistë, synimi i 2027 - Projektbuxheti/ Parashikohet rritja e strukturave akomoduese në 2,150
Turizmi pritet të vijojë të japë një kontribut prej rreth 33% në Prodhimin e Brendshëm Bruto edhe gjatë periudhës 2027-2029. Ky është një nga objektivat e......
Presion mbi pagat - Lufta me Iranin rrit kostot dhe forcon kërkesat e punonjësve europianë
Kompanitë në Eurozonë po përgatiten për kërkesa më të larta për paga, pas rritjes së kostos së jetesës të shkaktuar nga lufta me Iranin. Sipas një sondazhi të......
Taksa për blerjet online - BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze
Bashkimi Europian pritet të përfitojë rreth 6 miliardë euro në vit nga tarifat mbi pakot me vlerë të ulët që hyjnë në tregun europian, kryesisht nga Kina.......
BE-Kanada thellojnë bashkëpunimin - Në fokus, inteligjenca artificiale, klima, energjia dhe siguria
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, po zhvillon një vizitë zyrtare në Kanada, nga ku deklaroi thellimin e bashkëpunimit në sektorin e......
Google humb 500 mld USD - Aksionet e gjigantit të teknologjisë bien me 13% brenda ditës
Alphabet, kompania mëmë e Google, ka humbur mbi 500 miliardë dollarë brenda një dite, humbjet më të mëdha që kur u listua në bursë në vitin 2004. Menjëherë......

