Google humb 500 mld USD - Aksionet e gjigantit të teknologjisë bien me 13% brenda ditës

Alphabet, kompania mëmë e Google, ka humbur mbi 500 miliardë dollarë brenda një dite, humbjet më të mëdha që kur u listua në bursë në vitin 2004. Menjëherë pasi publikoi raportin mbi fitimet tremujore, aksionet e gjigandit të teknologjisë ranë me 13%.
Aksionet e Alphabet shënuan rënien më të madhe, që nga koha kur Google u listua në bursë në vitin 2004, pasi ranë me 13% brenda një dite dhe duke fshirë rreth 500 miliardë dollarë nga kapitalizimi i tregut.
Në njoftimin mbi rezultatet financiare për tremujorin e tretë të vitit, Alphabet raportoi një fluks negativ të parasë së lirë prej 9,07 miliardë dollarësh për tremujorin e tretë, krahasuar me 2,7 miliardë dollarë që prisnin analistët. Kompania mëmë e Google e mbajti të pandryshuar parashikimin e saj vjetor për shpenzimet kapitale, në nivelin midis 195 miliardë dhe 205 miliardë dollarësh.
Në anën tjetër, aksionet e Microsoft ndryshuan minimalisht, ndërsa investitorët u përqendruan në shifrat e fundit të shpenzimeve dhe flukseve monetare të gjigantëve të teknologjisë. Microsoft raportoi 45,2 miliardë dollarë shpenzime kapitale dhe financim të qirave, gjatë tremujorit të tretë, shifër kjo 30% më e lartë se një vit më parë, por nën parashikimet e analistëve prej 50,67 miliardë dollarësh. Fluksi i lirë i parasë ra me 27%, në 18,63 miliardë dollarë, por mbeti pozitiv. Raportet mbi fitimet vijnë në një kohë kur investitorët po shqyrtojnë me kujdes planet e shpenzimeve për inteligjencën artificiale të kompanive teknologjike dhe po përqendrohen te kthimi nga këto investime.
Burimi kryesor i të ardhurave të Alphabet, reklamimi në motorët e kërkimit, u rrit me 12% gjatë tremujorit të tretë, duke arritur në 63,35 miliardë dollarë, por nuk i përmbushi pritshmëritë e analistëve, gjë që shtoi presionin mbi aksionet e kompanisë.
Megjithatë, biznesi i kërkimit të Google është përballur me vështirësi për shkak të shfaqjes së chatbot-eve të tjera të bazuara në inteligjencën artificiale, si ChatGPT i OpenAI dhe Claude i Anthropic. Është e mundur që njerëzit të kryejnë gjithnjë e më shumë kërkime jashtë platformës Google. Gemini, chatbot i vetë Google i bazuar në inteligjencën artificiale, nuk ka arritur të ecë me të njëjtin ritëm si rivalët. Megjithatë, pjesa dominuese e tregut që zotëron Google në fushën e kërkimit mund t'i japë një avantazh ndaj konkurrentëve.
Ulen çmimet e ushqimeve? - Si do të monitorohet zbritja e TVSH-së në 6 %
Qeveria parashikon uljen e TVSH-së për 54 produkte të shportës ushqimore me 14% nga 1 janari 2027. Pra e thënë ndryshe, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar që do të......
Gjysma e huasë, “për një çati” - Kreditë për banesa arrijnë nivelin më të lartë. Leku fiton terren
Kredia për blerjen e një banese po rritet me ritme shumë më të shpejta se huadhënia në tërësi. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vetëm gjatë......
Saranda lë pas Durrësin për pasagjerët/ Porti jugor përqendroi 48.4% të udhëtarëve në tremujorin e tretë
Transporti detar në Shqipëri ka shënuar rritje gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026, si në volumin e mallrave të transportuara, ashtu edhe në numrin e......
Gjysma e huasë, “për një çati”/ Kreditë për banesa arrijnë nivelin më të lartë. Leku fiton terren
Kredia për blerjen e një banese po rritet me ritme shumë më të shpejta se huadhënia në tërësi. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vetëm gjatë......
Ibrahimaj: Bashkëpunimi rajonal me rëndësi për zgjerimin e mundësive për gratë sipërmarrëse
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në Konferencën Rajonale për Gratë Ndërmarrëse dhe Takimet B2B, Edicioni IV, “SHE RISES”,......
Zgjedhjet në maj - Presidenti cakton 9 majin 2027 për zgjedhjet vendore
Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore në Shqipëri do të zhvillohen më 9 maj 2027. Data është dekretuar nga Presidenti i Republikës, pas konsultimeve me......
Ndryshojnë çmimet - Nafta 218 lekë, benzina 179 lekë për litër
Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja tavan për naftën dhe benzinën në Shqipëri. Nga ora 15:00 e 30 tetorit, nafta do të tregtohet me pakicë deri......
Përfundon aksi/ ARRSH: Mbyllet loti i dytë i rrugës Papër–Ura e Grykshit
Ka përfunduar loti i dytë i rrugës Papër–Ura e Grykshit, me të gjithë parametrat e sigurisë rrugore. Lajmi është bërë i ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar......

