Ibrahimaj: Bashkëpunimi rajonal me rëndësi për zgjerimin e mundësive për gratë sipërmarrëse

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në Konferencën Rajonale për Gratë Ndërmarrëse dhe Takimet B2B, Edicioni IV, “SHE RISES”, që u zhvillua në Prishtinë. Në aktivitet ishte e pranishme edhe Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula. Në Panelin Ministror “Ndërmarrësia e Grave në Bashkëpunimin Ekonomik Rajonal”, krahas ministres Ibrahimaj, morën pjesë Mimoza Kusari-Lila, Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit e Kosovës dhe Besar Durmishi, Ministër i Ekonomisë dhe Punës i Maqedonisë së Veriut.
Diskutimet u përqendruan te politikat për mbështetjen e grave në sipërmarrje, roli i teknologjisë në krijimin e mundësive të reja ekonomike dhe rëndësia e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit.
Duke iu referuar politikave të ndjekura nga Shqipëria për mbështetjen e grave dhe vajzave në sipërmarrje, Ibrahimaj u ndal te skema e financimit të startup-eve, në të cilën gratë dhe vajzat përfitojnë pikë shtesë gjatë vlerësimit të aplikimeve. Sipas ministres, kjo masë ka ndikuar në rritjen e pjesës së fondeve që përfitojnë ndërmarrjet e drejtuara prej tyre.
“Vitin e kaluar, 42% e fondeve të akorduara për startup-et shkuan për ndërmarrje të drejtuara nga gra dhe vajza, nga rreth 28-30% në vitet e para të zbatimit të skemës”, tha ministrja.
Ministrja theksoi se Shqipëria renditet e para në rajon për përqindjen e grave dhe vajzave pjesëmarrëse në tregun e punës, me një tregues prej 62%. Megjithatë shtoi ajo, gratë administratore të ndërmarrjeve përbëjnë 31-31,5%, nivel që, sipas saj, është i përafërt me atë të Bashkimit Evropian, por që nuk ka shënuar rritje prej disa vitesh. Kjo, nënvizoi Ibrahimaj, tregon nevojën për më shumë masa që nxisin gratë të përfshihen në krijimin dhe drejtimin e bizneseve.
Një rol të rëndësishëm në këtë proces, sipas Ibrahimajt, mund të luajnë teknologjia dhe inovacioni, të cilat u japin grave mundësi të zhvillojnë aktivitetin e tyre ekonomik edhe jashtë qendrave kryesore ekonomike.
Duke folur për bashkëpunimin rajonal, Ibrahimaj vlerësoi se prania e katër ministrave shqipfolës nga vendet e rajonit përbën një mundësi të veçantë për të forcuar lidhjet dhe për të çuar përpara iniciativa të përbashkëta. Ajo nënvizoi se nismat e Tregut të Përbashkët Rajonal, të cilat synojnë lehtësimin e tregtisë dhe uljen e kostove për bizneset, mund të shërbejnë si bazë edhe për një bashkëpunim të dedikuar për gratë sipërmarrëse.
Në këtë drejtim, ministrja propozoi krijimin e një forumi të përbashkët rajonal, me përfaqësuese nga secili vend, që të mblidhet periodikisht dhe të ndjekë konkretisht zhvillimin e kësaj nisme. Si hapa të parë, ajo sugjeroi evidentimin e shoqatave, programeve dhe fondeve ekzistuese në rajon, si dhe caktimin e përfaqësueseve të dhomave të grave sipërmarrëse nga secili vend. Synimi, sipas saj, është që brenda një ose dy muajsh të hartohet një plan konkret për forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit mes sipërmarrjeve të drejtuara nga gratë.
Ibrahimaj theksoi gjithashtu rëndësinë e informacionit dhe të dhënave për identifikimin e mundësive ekzistuese dhe zhvillimin e bashkëpunimit, si dhe nevojën për të shfrytëzuar teknologjinë për të lehtësuar shkëmbimin e informacionit, krijimin e kontakteve të reja dhe zgjerimin e marrëdhënieve tregtare mes grave sipërmarrëse në rajon.
Konferenca “SHE RISES”, e organizuar nga Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës, synon të krijojë hapësira për lidhjen e grave sipërmarrëse nga vendet e rajonit, shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e partneriteteve të reja të biznesit.
Përmes takimeve B2B, aktiviteti synon të lehtësojë kontaktet mes bizneseve, institucioneve financiare dhe partnerëve të tjerë, si dhe të krijojë mundësi për zgjerimin e aktivitetit të tyre në tregjet rajonale dhe më gjerë.
Zgjedhjet në maj - Presidenti cakton 9 majin 2027 për zgjedhjet vendore
Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore në Shqipëri do të zhvillohen më 9 maj 2027. Data është dekretuar nga Presidenti i Republikës, pas konsultimeve me......
Ndryshojnë çmimet - Nafta 218 lekë, benzina 179 lekë për litër
Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja tavan për naftën dhe benzinën në Shqipëri. Nga ora 15:00 e 30 tetorit, nafta do të tregtohet me pakicë deri......
Përfundon aksi/ ARRSH: Mbyllet loti i dytë i rrugës Papër–Ura e Grykshit
Ka përfunduar loti i dytë i rrugës Papër–Ura e Grykshit, me të gjithë parametrat e sigurisë rrugore. Lajmi është bërë i ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar......
Vjen super taksa e pronave - Si do funksionojë nga viti i ardhshëm? Preken apartamentet bosh dhe vilat luksoze
Duke nisur nga viti i ardhshëm qytetarët që mbajnë apartamente të pashfrytëzuara në Tiranë dhe ata me vila në bregdet do të jenë objekt i një takse të lartë......
Taksë për makinat e turistëve/ E-Vinjeta, modeli europian i taksimit, si do llogaritet
Automjetet me targa të huaja që hyjnë në Shqipëri pritet të përfshihen në një skemë të re taksimi për përdorimin e rrugëve. Një prej alternativave që po......
14.57 mld lekë për ujësjellësit - Financimi i brendshëm shkon në 10 mld lekë, 4.57 mld lekë nga grantet dhe kreditë
Mbështetja buxhetore për sektorin e ujësjellës-kanalizimeve parashikohet në rritje të lehtë gjatë vitit 2027, duke shkuar në 14.57 mld lekë, nga 14.36 që......
Rikthimi i Shkollës së Aviacionit - Cilat janë kostot e shtetit shqiptar për përgatitjen e pilotëve ushtarakë dhe civilë?
Shqipëria do të shpenzojë rreth 5.16 miliardë lekë për ringritjen e Shkollës së Aviacionit në Vlorë. Në projektbuxhetin për vitin 2027 zbulohen kostot që do......
500 mln lekë për strehimin - Financohen projekte për komunitetet e pafavorizuara në 25 bashki
Projektbuxheti i vitit 2027 parashikon më shumë fonde për Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit. Buxheti i këtij institucioni pritet të arrijë në 42.01......

