14.57 mld lekë për ujësjellësit - Financimi i brendshëm shkon në 10 mld lekë, 4.57 mld lekë nga grantet dhe kreditë

Mbështetja buxhetore për sektorin e ujësjellës-kanalizimeve parashikohet në rritje të lehtë gjatë vitit 2027, duke shkuar në 14.57 mld lekë, nga 14.36 që ishte sivjet. Sipas projektbuxhetit të vitit të ardhshëm, investimet publike me financim të brendshëm për këtë sektor kapin vlerën 10 mld lekë, nga 11.8 mld lekë që ishin planifikuar për vitin 2026. Kjo nënkupton një ulje prej 1.8 mld lekësh.
Përveç financimit të brendshëm, në listën e investimeve janë edhe projektet me financim të huaj, përmes granteve dhe kredive, që për vitin 2027 arrijnë në 4.57 mld lekë, nga 2.56 mld lekë që ishin sivjet, çka ndikon dhe në rritjen e përgjithshme të financimit të sektori. Edhe për vitin që vjen, një pjesë e konsiderueshme e fondeve të huaja vijnë në formën e granteve nga donatorët ndërkombëtarë. Më konkretisht, 2.24 mld lekë janë grante dhe 2.33 mld lekë, kredi.
Sipas listës së detajuar të projekteve kapitale, një pjesë e ndërhyrjeve janë vazhdim i punimeve të nisura vitet e fundit, përfshirë rehabilitime rrjeti, shpime, ndërtim linjash të reja, depo, impiante pompimi dhe përmirësime në zonat urbane e rurale. Ndërkohë që, një seri projektesh të reja për ujësjellës dhe kanalizime janë futur në listë për vitin 2027, teksa vlera e planifikuar e tyre arrin në 3.48 mld lekë.
Në relacionin shoqërues të projektbuxhetit theksohet se zgjerimi i aksesit në furnizimin me ujë të pijshëm, ulja e humbjeve në rrjet dhe rritja e orëve të furnizimit mbeten objektivat kryesorë të qeverisë për sektorin.
Rikthimi i Shkollës së Aviacionit - Cilat janë kostot e shtetit shqiptar për përgatitjen e pilotëve ushtarakë dhe civilë?
Shqipëria do të shpenzojë rreth 5.16 miliardë lekë për ringritjen e Shkollës së Aviacionit në Vlorë. Në projektbuxhetin për vitin 2027 zbulohen kostot që do......
500 mln lekë për strehimin - Financohen projekte për komunitetet e pafavorizuara në 25 bashki
Projektbuxheti i vitit 2027 parashikon më shumë fonde për Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit. Buxheti i këtij institucioni pritet të arrijë në 42.01......
Evropa hap rezervat - 11 vende të BE-së nxjerrin 20,5 mln fuçi naftë për të përballuar rrezikun e mungesave
11 vende të Bashkimit Europian kanë rënë dakord të nxjerrin 20,5 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike deri në fund të janarit 2027, në përpjekje për të......
Turqia befason sërish - Të ardhurat nga turizmi arrijnë rekord, mbi 51 miliardë dollarë në nëntë muaj
Turqia ka regjistruar të ardhurat më të larta nga turizmi në historinë e saj, duke arkëtuar mbi 51,2 miliardë dollarë në nëntë muajt e parë të vitit 2026.......
Ndihma sociale, sa përfitojnë? - 31,49 miliardë lekë më 2027, mbi 95% për pagesat ndaj familjeve dhe individëve
Programi i përkujdesit social në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale do të financohet me rreth 31,49 miliardë lekë në vitin 2027. Pjesën......
Inxhinieria, me godinë të re - 282,3 milionë lekë për fakultetin, mbi 708 milionë për infrastrukturën shkollore
Universitetet, konviktet dhe shkollat përfshihen në planin e investimeve të projektbuxhetit 2027, me financime për ndërtime, rikonstruksione dhe pajisje nga......
Durrësi sfidon tregun europian/ Çmimet e banesave të reja u rritën me 24.1%, duke kaluar tregjet e tjera
Durrësi regjistroi rritjen më të lartë të çmimeve të banesave të reja në Europë gjatë vitit 2025, me një rritje vjetore prej 24.1%. Të dhënat e publikuara në......
“Fabula” e buxhetit 2027/ Për çdo 100 lekë të ardhura shtesë, qeveria planifikon rreth 107 lekë shpenzime shtesë
Buxheti i vitit 2027 parashikon zgjerimin e të ardhurave dhe shpenzimeve publike, me një rritje më të shpejtë të investimeve dhe një deficit lehtësisht më të......

