Ndihma sociale, sa përfitojnë? - 31,49 miliardë lekë më 2027, mbi 95% për pagesat ndaj familjeve dhe individëve

Programi i përkujdesit social në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale do të financohet me rreth 31,49 miliardë lekë në vitin 2027. Pjesën dërrmuese, 30 miliardë lekë ose mbi 95% të totalit, e zënë transfertat për familjet dhe individët. Pjesa tjetër mbulon personelin, shpenzimet e funksionimit dhe investimet e programit.
Sipas relacionit të projektbuxhetit, për ndihmën ekonomike dhe pagesat e aftësisë së kufizuara parashikohen së bashku 27.2 miliardë lekë. Skema e ndihmës ekonomike pritet të mbulojë 59 mijë familje dhe individë në nevojë, ndërsa pagesat e aftësisë së kufizuara parashikojnë 99 mijë përfitues, ku përfshihen edhe kujdestarët.
Numri i përfituesve të ndihmës ekonomike synohet të ulet në 57 mijë deri më 2029, ndërsa ai i përfituesve të pagesave të aftësisë së kufizuar dhe kujdestarëve të rritet në 103 mijë. Relacioni e lidh uljen në skemën e ndihmës ekonomike me integrimin në punë të anëtarëve të familjeve. Ky mbetet një objektiv, realizimi i të cilit do të varet nga mundësitë reale të punësimit.
Për mbështetjen e lindjeve janë planifikuar 2,8 miliardë lekë. Relacioni parashikon rishikimin e bonusit të bebes, me pagesa mujore nga 5 mijë deri në 10 mijë lekë për fëmijët e moshës 0–5 vjeç. Një tjetër masë është mbrojtja e veçantë për gratë e papuna me tre ose më shumë fëmijë, kur të paktën njëri është nën pesë vjeç. Për këtë politikë parashikohen 870 milionë lekë dhe 8.500 përfituese gjatë vitit 2027.
Krahas mbështetjes financiare, projektbuxheti parashikon zgjerimin e shërbimeve sociale në nivel vendor. Fondi Social do të ketë 480 milionë lekë për financimin e 105 shërbimeve në 57 bashki. Synimi është që deri më 2029 fondi të mbështesë shërbime në të gjitha bashkitë.
Për integrimin në punë të personave nga grupet e pafavorizuara, ndërmarrjet sociale do të mbështeten me 50 milionë lekë, me objektiv punësimin e 100 personave gjatë vitit të ardhshëm. Ndër investimet e reja përfshihen edhe pajisjet dhe teknologjitë që mbështesin funksionimin dhe pavarësinë e personave me aftësi të kufizuara. Për vitin 2027 janë planifikuar 49 milionë lekë, nga një vlerë totale prej 149,5 milionë lekësh për periudhën trevjeçare.
Struktura e financimit tregon se mbështetja sociale vijon të mbështetet kryesisht te pagesat. Shërbimet në komunitet dhe masat për punësim synojnë ta plotësojnë këtë ndihmë, duke krijuar mundësi për më shumë pavarësi ekonomike dhe përfshirje sociale.
Inxhinieria, me godinë të re - 282,3 milionë lekë për fakultetin, mbi 708 milionë për infrastrukturën shkollore
Universitetet, konviktet dhe shkollat përfshihen në planin e investimeve të projektbuxhetit 2027, me financime për ndërtime, rikonstruksione dhe pajisje nga......
Durrësi sfidon tregun europian/ Çmimet e banesave të reja u rritën me 24.1%, duke kaluar tregjet e tjera
Durrësi regjistroi rritjen më të lartë të çmimeve të banesave të reja në Europë gjatë vitit 2025, me një rritje vjetore prej 24.1%. Të dhënat e publikuara në......
“Fabula” e buxhetit 2027/ Për çdo 100 lekë të ardhura shtesë, qeveria planifikon rreth 107 lekë shpenzime shtesë
Buxheti i vitit 2027 parashikon zgjerimin e të ardhurave dhe shpenzimeve publike, me një rritje më të shpejtë të investimeve dhe një deficit lehtësisht më të......
Buxheti financon 3 hekurudha - Pjesa më e madhe janë fonde të huaja, 2.4 mld lekë nga financimi i brendshëm
Buxheti për sektorin hekurudhor parashikohet të rritet gjatë vitit 2027, ndërsa pjesa dërrmuese e fondeve mbetet financim i huaj, përfshirë grantet dhe......
Transporti ajror shënon rekord/ Rreth 28 mijë fluturime në tremujorin e tretë, rritet edhe numri i pasagjerëve
Hapësira ajrore shqiptare regjistroi një aktivitet të shtuar gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026. Sipas të dhënave të INSTAT, në periudhën korrik-shtator......
Zgjerim i rrjetit elektrik - OST hap garën për ndërtimin e nënstacionit të ri Traktora, në Tiranë
Operatori i Sistemit të Transmetimit ka shpallur hapjen e tenderit për ndërtimin e fazës së dytë të nënstacionit të ri elektrik Traktora, në Tiranë. Projekti......
Gara globale hekurudhore - Kina shpenzon më shumë se 4 fuqi të mëdha evropiane dhe Japonia së bashku
Kina po investon shuma marramendëse në hekurudha, duke shpenzuar më shumë se Japonia, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania së bashku. Megjithatë, pas......
Serbia, në test - Fitch sheh paqartësi për politikat ekonomike të qeverisë së re
Fitorja e lëvizjes studentore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi ka ulur pasigurinë lidhur me rezultatin elektoral, por drejtimi ekonomik dhe......

