Buxheti financon 3 hekurudha - Pjesa më e madhe janë fonde të huaja, 2.4 mld lekë nga financimi i brendshëm

Buxheti për sektorin hekurudhor parashikohet të rritet gjatë vitit 2027, ndërsa pjesa dërrmuese e fondeve mbetet financim i huaj, përfshirë grantet dhe kreditë nga institucionet ndërkombëtare si BERZH, BEI dhe Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas projektbuxhetit, për vitin e ardhshëm investimet e huaja në këtë sektor arrijnë në 6.55 mld lekë nga financimi i huaj, nga të cilat 3.25 mld lekë janë grant, ndërsa 3.3 mld lekë janë kredi. Ndërkohë, financimi i brendshëm parashikohet të arrijë në 2.4 mld lekë, nga 1.3 mld lekë që ishte këtë vit. Rritja lidhet kryesisht me fondet për mbulimin e TVSH-së së projekteve hekurudhore, duke reflektuar edhe rritjen e parashikuar të normës së përgjithshme të TVSH-së nga 20% në 21%.
Për vitin 2027, portofoli i investimeve fokusohet në tre projekte strategjike, të cilat janë të ndara në disa zëra buxhetorë, por që së bashku përbëjnë ndërhyrjet më të rëndësishme në rrjetin hekurudhor. Një prej projekteve është Tiranë–Durrës–Rinas, që përfshin ndërtimin e godinave të stacioneve dhe elektrifikimin e linjës. Projekti i dytë, por me financimin më të madh është linja Vorë–Hani i Hotit, i cili vlerësohet si një nga segmentet më të rëndësishme për lidhjen hekurudhore me Malin e Zi dhe më tej me rrjetin europian, ndërsa i treti që merr financim është rehabilitimi i linjës Durrës–Rrogozhinë.
Përveç tre projekteve kryesore, buxheti i vitit 2027 mbështet edhe disa ndërhyrje të rëndësishme ndihmëse, që lidhen me asistencën teknike për korridorin hekurudhor VIII, në segmentin Durrës – Rrogozhinë. Po ashtu, është parashikuar buxhet për hartimin e projektit të detajuar Rrogozhinë – Pogradec, si dhe hartimin e projektit të elektrifikimit të Korridorit VIII: Durrës – Rrogozhinë – Pogradec.
Ndërkaq, nga financimi i brendshëm këtë vit është përfshirë për herë të parë hartimi i projektit për mobilimin e ambienteve të stacioneve dhe godinave hekurudhore, projektimi dhe ndërtimi i mbikalimeve të këmbësoreve në linjën hekurudhore Durrës – Tiranë – Rinas, si dhe faza e dytë e ndërtimit të bazës mekanike për mirëmbatjen e trenave “DEPO”.
Transporti ajror shënon rekord/ Rreth 28 mijë fluturime në tremujorin e tretë, rritet edhe numri i pasagjerëve
Hapësira ajrore shqiptare regjistroi një aktivitet të shtuar gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026. Sipas të dhënave të INSTAT, në periudhën korrik-shtator......
Zgjerim i rrjetit elektrik - OST hap garën për ndërtimin e nënstacionit të ri Traktora, në Tiranë
Operatori i Sistemit të Transmetimit ka shpallur hapjen e tenderit për ndërtimin e fazës së dytë të nënstacionit të ri elektrik Traktora, në Tiranë. Projekti......
Gara globale hekurudhore - Kina shpenzon më shumë se 4 fuqi të mëdha evropiane dhe Japonia së bashku
Kina po investon shuma marramendëse në hekurudha, duke shpenzuar më shumë se Japonia, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania së bashku. Megjithatë, pas......
Serbia, në test - Fitch sheh paqartësi për politikat ekonomike të qeverisë së re
Fitorja e lëvizjes studentore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi ka ulur pasigurinë lidhur me rezultatin elektoral, por drejtimi ekonomik dhe......
Investime për Kosovën - Reformat mund të sjellin 1,5 miliardë dollarë dhe 87 mijë vende pune
Kosova mund të tërheqë deri në 1,5 miliardë dollarë investime private dhe të krijojë deri në 87 mijë vende të reja pune gjatë 5 deri në 10 viteve të ardhshme.......
Grabitje rekord në kripto - Vjedhja e 6,3 miliardë Usd trondit tregun, ngrijnë 3 miliardë Usd
Platforma më e madhe në botë e këmbimit të kriptomonedhave, Binance, po përballet me një nga sulmet kibernetike më të mëdha në historinë e industrisë. Sipas......
250 mln euro për pensionet - Ministri Malaj prezanton buxhetin dhe paketën fiskale 2027
Një nga shtyllat kryesore të projektbuxhetit 2027 ëhstë mbështetja e pensionistëve, me një vlerë totale prej 250 milionë eurosh, ku përfshihet indeksimi dhe......
Regjistër unik për Airbnb - Projektligji ndryshon rregullat për akomodimin, agjencitë turistike dhe plazhet
Regjistrim i detyrueshëm për apartamentet që jepen me qira ditore, certifikim 8-vjeçar për strukturat akomoduese dhe rregulla të reja për administrimin e......

