Shqipëria Postuar më 30 October 2026, 10:13

Regjistër unik për Airbnb - Projektligji ndryshon rregullat për akomodimin, agjencitë turistike dhe plazhet

Nga Diamila Leka

Regjistër unik për Airbnb - Projektligji ndryshon rregullat për

Regjistrim i detyrueshëm për apartamentet që jepen me qira ditore, certifikim 8-vjeçar për strukturat akomoduese dhe rregulla të reja për administrimin e plazheve. Këto janë disa nga ndryshimet kryesore që parashikon projektligji i ri “Për turizmin”, i cili synon të zëvendësojë ligjin aktual të vitit 2015.

Sipas projektligjit, njësitë akomoduese për qëndrime afatshkurtra do të duhet të regjistrohen nëpërmjet portalit e-Albania dhe të pajisen me një kod unik regjistrimi, me qëllim formalizimin dhe monitorimin e këtij aktiviteti.

Ndërkohë, certifikata e klasifikimit të hoteleve dhe strukturave të tjera akomoduese do të jetë e vlefshme për 8 vjet, me mundësi rinovimi. Ministria do të mund të kryejë kontrolle periodike për respektimin e standardeve.

Ndryshime parashikohen edhe për administrimin e plazheve, sigurinë dhe higjienën në stacionet e plazhit, si dhe detyrimet e subjekteve që ofrojnë këto shërbime.

Një tjetër risi është krijimi i Zyrës për Zgjidhjen Alternative të Mosmarrëveshjeve mes turistëve dhe operatorëve turistikë.

Për digjitalizimin e sektorit, në projektbuxhetin e vitit 2027 është propozuar një fond prej 300 milionë lekësh për krijimin e Sistemit të të Dhënave në Turizëm.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat